Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansambli folklorik i fëmijëve dhe adoleshentëve “Izvorçe” feston jubileun e tij

Sivjet mbushen 50 vjet nga themelimi Ansamblit folklorik të fëmijëve dhe adoleshentëve “Izvorçe” (“Burim”). Gjatë vitit 1961 idenë për themelimin e tij e dha kompozitori i madh bullgar Filip Kutev dhe e ndau me Mihail Bukureshtliev – atëherë redaktor në Redaksinë folklorike të Radio Sofjes. Në grupin e porsakrijuar hynë disa nga muzikantët më të mirë për atë kohë. Me udhëheqësin e tij artistik Mihail Bukureshtliev ansambli ka dhënë qindra koncerte në Bullgari dhe jashtë shtetit, ka fituar çmime të shumta. Më vonë një nga muzikantët Mihail Jordanov (tambura), vite me radhë e udhëheq orkestrën e ansamblit. Nga Ansambli folklorik i fëmijëve dhe adoleshentëve filloi karriera e suksesshme e shumë muzikantëve të njohur bullgarë.

Po të doni të dëgjoni interpretime të ansamblit “Izvorçe” klikoni AUDIO.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Sibila Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD