Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kosova tre vjet pas pavarësisë – probleme dhe perspektiva

Foto: EPA/BGNES

Më 17 shkurt mbushen 3 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Shteti më i ri në botë nuk e feston përvjetorin me një gëzim kaq të madh dhe, i dëshpëruar nga rezultatet e arritura deri tani, e shënon me shfaqje në nivel bashkiak. Ndjenja të përziera shkakton përvjetori dhe në bashkësinë ndërkombëtare.

Përvjetorin e tretë të pavarësisë së ëndërruar Kosova e pret me një ekonomi të dobët, me varfëri dhe papunësi, e cila aktualisht prek 45% të popullsisë së vendet, pa qeveri pas zgjedhjeve parlamentare para afatit dhe me një prestigj të prishur ndërkombëtar për shkak të zbulimeve të fundit për tregti me organe njerëzore, në të cilën marrin pjesë dhe faktorë politikë. Kosova tashmë është njohur nga 75 vende në botë, ndër të cilat janë SHBA dhe 22 vende anëtare të BE-së, përfshi dhe Bullgaria, por ende nuk është njohur nga 117 vende anëtare të OKB-së, ndër të cilat është Rusia dhe 5 vende anëtare të BE-së. Pavarësia është më shumë simbolike, se sa reale. Hetimet për korrupsion kundër politikanëve të lartë bëhen nga misioni evropian EULEX, gjë që është e pamundur në një shtet sovran. Tani vonë sekretariati i OKB-së e informoi Maqedoninë se nuk mund të regjistrojë marrëveshjen për demarkim të kufirit me Kosovën, sepse ende nuk mund të përcaktojë statusin e saj. Në një raport për kërcënimet globale para Dhomës së përfaqësuesve të SHBA-së para një jave drejtori i Zbulimit kombëtar të SHBA-së James Clapper vlerësoi se problemet e pazgjidhura me Kosovën mbeten një sfidë për stabilitetin e Evropës. Ky është dhe vlerësimi i Bullgarisë, duke marrë parasysh faktin se në sajtin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme shkruan se situata në Kosovë për sa i përket sigurisë mbetet e paparashikueshme dhe dikasteri këshillon që qytetarët të informohen paraprakisht për zhvillimet para se të udhëtojnë atje.

© Foto: BGNES

Në Kaçanik shënohet përvjetori i tretë i Pavarësisë së Kosovës

Pas përpjekjeve, kundërshtimeve dhe kompromiseve në emër të zgjidhjes së problemit të Kosovës, rezultati sot është dëshpërues. Arsye për dëshpërim ka dhe Bullgaria, sepse mori pjesë aktivisht në këtë proces. Ajo e njohu pavarësinë e Kosovës njëkohësisht me Hungarinë dhe Kroacinë, vetëm një muaj pas shpalljes së saj. E bëri në emër të lojalitetit euroatlantik, megjithë rezistencën e disa faktorëve nga hapësira e brendshme politike e majtë dhe ajo nacionaliste, megjithë rreziqet për pakicën bullgare në Serbi dhe për interesat bullgarë në fushën e ekonomisë, transportit, investimeve dhe turizmit. Bullgaria u solidarizua dhe me mendimin e Gjykatës ndërkombëtare për çështjen e legjitimitetit të deklaratës për pavarësinë e Kosovës, me saktësimin e kompromisit se ajo ka të bëjë vetëm me gjendjen specifike të Kosovës pas vitit 1999 dhe nuk krijon një precedent ndërkombëtar.

Pozita e Sofjes diktohej nga dëshira që të garantohet e ardhmja evropiane e Serbisë dhe Kosovës. Por kjo perspektivë varet më tepër nga sjellja e vetë vendeve. Tre vjet pas pavarësisë së Kosovës shihet qartë se më adekuate ka qenë sjellja e Serbisë, e cila tashmë ka nënshkruar marrëveshje për stabilizim-asociim me BE-në. Për të nënshkruar një marrëveshje të tillë, Kosova duhet të krijojë institucione vepruese dhe në të vërtetë demokratike, të ruajë karakterin multietnik të vendit dhe të garantojë të drejtat e pakicave në kuadër të integritetit territorial. Zhvillimin më të afërt mund ta presim pas asamblesë kushtetuese të parlamentit të Kosovës më 21 shkurt. Një ndikim vendimtar do të ketë dhe fillimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen problemeve të shumta midis dy vendeve.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Stoimen Pavlov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD

Elizabeth Bleiker nga Zvicra: Bullgaria duhet të mbetet autentike për të intriguar turistët evropianë

Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..

botuar më 25-01-06 7.30.PD

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD