Në muzeun “Toka dhe njerëzit” në Sofje prezantohet një ekspozitë e kushtuar përvjetorit të 1100-të të fjetjes së Shën Naumit të Ohrit. Ai është një nga nxënësit dhe bashkëveprimtarët e krijuesve të alfabetit sllav, vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodij, mbrojtës të Evropës. Veprimtaria iluministe e Shën Naumit është vazhdimi i luftës së rëndë që gjuha letrare bullgare të përdoret në shërbesat e krishtere dhe kështu për herë të parë të ndryshohet praktika e përdorimit zyrtar të dy gjuhëve të shenjta – latinishtes dhe greqishtes.
“Ideja për këtë ekspozitë lindi para shumë kohe”, thotë docent Svetlina Nikolova, drejtore e Qendrës shkencore të Kirilit dhe Metodit, e cila e përgatiti ekspozitën. Sipas saj veprimtaria e ndjekësve të Kirilit dhe Metodit, më të shquarit prej të cilëve ishin shenjtorët Kliment dhe Naum, çoi në imponimin përfundimtar të shkrimit sllav në Bullgari. Kështu Shën Naumi renditet ndër personat, të cilët kontribuuan më shumë për likuidimin e praktikës që në jetën fetare dhe kulturore të bullgarëve të përdoret gjuha e huaj greke. Njëkohësisht ai ka një kontribut të madh dhe në letërsinë greke që përhapej nga peshkopët grekë të Ohrit nga shekulli XI deri në shekullin XVIII. Sipas docent Nikolovës, nuk ka një shenjtor tjetër bullgar, për të cilin të jenë ruajtur kaq shumë legjenda të pasqyruara në pikturë. Ikona dhe piktura në mur me Shën Naumin ka jo vetëm në Bullgari, por edhe në shtete të tjera ballkanike – Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Serbi. Në ekspozitë prezantohen tekste dhe artefakte të lidhura me Shën Naumin, me jetën dhe veprimtarinë e tij, si edhe me traditat që ruhen në kohën tonë në shumë vende – nga shtetet ortodokse ballkanike deri në Rusi, Sllovaki, Hungari, Zvicër, madje në Kanadanë e largët.
“Kjo ekspozitë ndjek jetën, veprimtarinë dhe traditat e lidhura me Shën Naumin e Ohrit – thotë docent Svetlina Nikolova. – Tregojmë dhe burimet, nga të cilat kemi mbledhur dëshmitë. Shumica e burimeve janë greke, megjithëse disa prej tyre më vonë janë përkthyer në bullgarishte. Janë ruajtur dhe disa dëshmi për krijimtarinë e iluministit. Para 25 vjetëve kolegu ynë Stefan Kozhuharov gjeti të vetmen vepër të Shën Naumit, i cili nuk ishte njohur në shkencë si shkrimtar. Shën Naumi është autor i një vepre poetike për Apostullin Andrej. Prezantojmë dhe dorëshkrimet bullgare, ruse dhe serbe, në të cilat është ruajtur kjo vepër.”
“Përpiqemi të përfshijmë një areal së më të gjerë kronologjik dhe gjeografik të imazheve të Shën Naumit, shpjegon docent Nikolova. – Ai mbeti në hijen e mësuesve të tij gjenialë dhe e vërteta është se shoqëria bullgare di pak për të. Por veprimtaria e Shën Naumit kurrë nuk është harruar në shkencën bullgare. Megjithatë shkencëtarët bullgarë duhet të flasin më shumë për të para shoqërisë dhe për gjithçka që është bërë gjatë asaj epoke, kur Bullgaria ishte një forcë e rëndësishme jo vetëm në nivel politik, por edhe në pikëpamje kulturore dhe historike në Evropë.”
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Fotografi: Darina Grigorova
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..