Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pakti i stabilitetit financiar do të sigurojë rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“Vetë eurozona është krijuar në bazë të një pakti të ngjashëm, i cili kufizon disa veprime të caktuara të qeverive kombëtare”, komentoi Lëçezar Bogdanov.
Foto: Tanja Harizanova
Para se të shtrojë përsëri kandidaturën e saj për eurozonën, Bullgaria duhet të tregojë se deficiti i vendit është nën pragun e caktuar nga BE-ja – 3% të PBB-së. Kjo është pozita e ministrit të financave Simeon Djankov, i cili prezantoi një projekt masash për disiplinë financiare, të quajtur Pakt i stabilitetit financiar. Ai duhet të miratohet nga parlamenti dhe të përfshihet në Kushtetutë. Vetë projekti mund të miratohet deri në fund të këtij viti dhe vitin tjetër Bullgaria të shtrojë përsëri kandidaturë për eurozonën. Ministri Djankov e motivoi kërkesën për ndryshime në Kushtetutë me argumentet se deri tani KE dhe Banka Qendrore Evropiane kanë shprehur mosbesim ndaj kandidaturës së Bullgarisë. Shkaku për këtë është dyshimi se pas aderimit në eurozonë, Bullgaria mund të shtendosë disiplinën e rreptë financiare, duke rrezikuar të niset në rrugën e Greqisë.

Çfarë përbën Pakti i stabilitetit financiar? Kjo është një paketë masash për disiplinë të rreptë financiare shtetërore. Masat janë tri dhe atyre duhet t’u nënshtrohet politika financiare e çdo qeverie – deficiti i buxhetit të kufizohet deri në 3% të PBB-së, të aplikohet një tavan i shpenzimeve të shtetit dhe rritja e tatimeve të drejtpërdrejta të miratohet vetëm me një mazhorancë të kualifikuar në parlament. Propozohet gjithashtu që borxhi i shtetit të mos tejkalojë 40% të PBB-së. Sipas ministrit të financave këto masa do të lehtësojnë rrugën e Bullgarisë drejt eurozonës, sepse “kështu do të tregojmë se disiplina financiare nuk është vetëm sot, por do të mbahet në kohë”.

“Ky është një hap politik, i cili do të rritë mirëbesimin ndaj politikës ekonomike dhe fiskale të qeverisë – komentoi për Radio Bullgarinë makroekonomisti nga “Industry Watch” Lëçezar Bogdanov. – Pra vetë eurozona është krijuar në bazë të një pakti të ngjashëm, i cili kufizon disa veprime të caktuara të qeverive kombëtare. Fatkeqësisht pamë se gjatë dekadës së fundit shumë prej vendeve e shkelnin këtë pakt dhe pikërisht ato u prekën më shumë nga kriza. Kështu që, nëse nuk ka një mënyrë tjetër që të krijohet mirëbesim ndaj sistemit politik të Bullgarisë, se do të ketë disiplinë financiare, ky është një hap i mirë. Ky është varianti më i mirë, se sa të mos ketë strategji për stabilitetin financiar.”

Nëse Pakti i stabilitetit financiar përfshihet në Kushtetutë, Bullgaria do të bëhet vendi i dytë në BE pas Gjermanisë, i cili imponon kufij financiarë nëpërmjet ligjit kryesor.

“Kjo është një çështje e teknikës juridike. Ne aplikuam bordin valutor në Bullgari pa ndryshim në Kushtetutë dhe këto rregulla që i krijuam gjatë vitit 1997 dhanë rezultate të mira – komentoi Lëçezar Bogdanov. – Ky hap është një provë të kufizohet liria e çdo qeverie të rritë pa kufij borxhin shtetëror dhe shpenzimet shtetërore, duke kërcënuar stabilitetin makroekonomik. Alternativa është që çdo katër vjet, kur vijnë qeverisës të rinj, të shpresojmë se do të zhvillojnë një politikë të arsyeshme dhe nuk do të kërcënojnë stabilitetin financiar të shtetit. Në këtë mënyrë nëpërmjet një konsensusi do ta kufizojmë këtë liri, siç imponuam kufizime mbi bankierët qendrorë dhe drejtimin e valutës kombëtare, levin.”

Ministri i financave është i mendimit se kjo është rruga më e sigurt që Bullgaria të hyjë në eurozonë.

“Sa i përket eurozonës, një gjë duhet të jetë e qartë – vetëm me premtime gjërat nuk realizohen – është kategorik makroekonomisti nga “Industry Watch”. – Hapi i parë, kuptohet, është të krijojmë një mekanizëm politik për mbajtjen e stabilitetit financiar dhe disiplinës buxhetore. Por më e rëndësishmja është që kjo në të vërtetë të ndodhë, pra të mos ketë shkelje. Sfida e madhe është që pakti të formulohet kështu që qeveritë ta respektojnë. Ky është risku dhe ai është shkaku i dyshimit se Bullgaria nuk mund të jetë një anëtare e disiplinuar e eurozonës. Pra, përvoja e Greqisë për shembull pohoi se këto dyshime janë të arsyeshme. Tani vendet duhet të jenë më të vëmendshme, sesa para disa vitesh, kur u krijua euroja.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD