Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Libri i vëllezërve Milladinovi “Këngë popullore bullgare”

Vëllezërit Dimitër dhe Konstantin Milladinovi janë iluministë, rilindës dhe folkloristë të njohur bullgarë. Ata lindën në qytetin Struga. Vite me radhë Dimitër Milladinovi ishte mësues në qytete të ndryshme të Maqedonisë. Krahas kësaj zhvillonte një veprimtari të gjerë shoqërore dhe arsimore. Edhe vëllai i tij Konstantin pasi mbaroi shkollën nisi të punonte si mësues. Megjithë diferencën në moshë, Dhimitri ishte me 20 vjet më i madhi se sa Konstantini, rrugët jetike të të dy vëllezërve ishin të pandara. Ata të dy synuan te një qëllimi i përbashkët. Të dy vëllezërit ishin bashkë edhe në vdekjen. Veprimtaria iluministe e të dy vëllezërve u kurorëzua me librin epokal “Këngë popullore bullgare” që doli nga shtypi në vitin 1861. Botimi i këtij libri ishte një vepër e shënuar jo vetëm për folkloristikën bullgare, por për mbarë zhvillimin kulturor. Me ndërgjegjen për rëndësinë e folklorit për zgjimin e popullit në kohën e Rilindjes Bullgare, dy vëllezërit pa u lodhur punuan për mbledhjen e veprave poetike të krijuara nga gjeniu popullor bullgar gjatë shekujve. Dhimitri i pari filloi të kërkojë dhe të grumbullojë një nga një materiale të ndryshme folklorike. Në vitin 1860 Konstantini i drejtoi lutje peshkopit kroat Josif Shtrosmajer, të ndihmojë për botimin e përmbledhjes së veprave folklorike bullgare. Në sajë të bujarisë së këtij kleriku në vitin 1961 doli nga shtypi libri “Këngë popullore bullgare” me kushtim të peshkopit Shtrosmajer.

Libri i vëllezërve Milladinovi ka gjashtë botime. Secila prej tyre përbën një rrallësi të veçantë bibliografike. 25 copa nga botimi i parë i vitit 1861 u dërguan në Paris, ku në atë kohë jetonte dhe punonte rilindësi i njohur bullgar Petër Beron. Botimi i dytë i vitit 1891 doli nga shtypi në Bullgarinë e çliruar nga robëria pesëshekullore turke. Në vitin 1942 u realizua botimi i tretë, ndërsa botimi i katërt doli në vitin 1961. Në parathënien e tij folkloristi i njohur bullgar Petër Dinekov shkroi: “Libri i vëllezërve Milladinovi zbulon pasurinë e madhe poetike të popullit. Kështu ai e radhit popullin bullgar në familjen e atyre popujve, të cilët në shekullin XIX habitën botën me krijimtarinë e vet popullore poetike.”

Nëse dëshironi të dëgjoni këngë popullore bullgare nga libri i vëllezërve Milladinovi klikoni AUDIO. Ju urojmë dëgjim të këndshëm!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..

botuar më 24-12-23 8.10.PD

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD