Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa kombëtare dhe sedra e bullgarëve të rinj

Foto: BGNES

Më 3 mars të vitit 1878 në qytezën San Stefano, sot një lagje periferike e Stambollit, u nënshkrua marrëveshja paqësore midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, me të cilën iu vu fund luftës midis dy forcave të mëdha. Dhjetë vjet më vonë kjo datë filloi të shënohej tek ne si Dita e Çlirimit të Bullgarisë për shkak të rivendosjes së sovranitetit të shtetit bullgar si rezultat i kësaj marrëveshjeje. Nga viti 1990, 3 marsi është festa kombëtare e vendit tonë. Megjithëse konsiderohet paraprake dhe e papërsosur, Marrëveshja paqësore e Shën Stefanit vlerësohet nga historianët si një sfidë e madhe për popullin tonë. Pikërisht për këtë shkak data 3 mars kurrë nuk ka ndalë të emocionojë çdo bullgar.

Është interesante të kuptojmë se çfarë janë ndjenjat e bullgarëve të rinj sot, kur mbushen 133 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Shën Stefanit. Për nxënësit e Gjimnazit kombëtar të gjuhëve dhe kulturave të lashta “Konstantin Kiril Filozof” historia nuk është vetëm një nga lëndët mësimore, mbi të cilat japin provime paraprake për të hyrë në këtë shkollë. Këtu ata marrin dituri historike dhe kulturore, të cilat u japin mundësi të formojnë një shikim të vet mbi faktet historike. Shumë nga nxënësit më vonë vazhdojnë zhvillimin e tyre profesional në fushën e shkencës së historisë. Nxënësi i klasës së 11-të Kalin Kamenov tregon për ndjenjat e tij, të lidhura me datën 3 mars.

“Kjo është një festë, në të cilën zemra ime dridhet – thotë Kalini. – Njëkohësisht kujtohem të gjitha viktimat që janë dhënë që të jetojmë sot në Bullgarinë e lirë. Kujtohem për çdo ushtar, për çdo gjeneral që ka marrë pjesë në këtë luftë. Mendoj dhe për Bullgarinë bashkëkohore – si ky zjarr duhet të jetë në zemrën e secilit prej nesh. Secili duhet të ndiejë atë që kanë ndier pjesëmarrësit në Luftën çlirimtare.”

Joanna Markova është në klasën e 12-të dhe sivjet do të mbarojë studimet në Gjimnazin klasik, siç e quajnë Gjimnazin kombëtar të gjuhëve dhe kulturave të lashta. Për Joannën festimi i 3 marsit është lidhur me një energji pozitive. Ajo e përcakton si simbol i shpirtit bullgar, i cili ka mbijetuar gjatë shekujve, dhe si dita e krenarisë kombëtare.

“Gjimnazi kombëtar i gjuhëve dhe kulturave të lashta më dha mundësi ta shoh historinë e Bullgarisë në një mënyrë të re – thotë Joanna. – Qysh vitin e parë mësuesit e historisë jo vetëm se na njihnin me faktet historike, por na tregonin historinë me anën e saj më interesante. Na dhanë dhe një pikëpamje kulturore ndaj së kaluarës dhe rëndësisë së saj sot. Pas mbarimit të shkollës, dua të studioj për arkeologji ose histori të artit në universitet. Studimet në Gjimnazin klasik pa dyshim do të jenë shumë të dobishme për mua.”

Sipas mësuesit Daniel Vaçkov mësimi i historisë bullgare krijon një sedër kombëtare te të rinjtë. Ja dhe përshtypjet e tij për nxënësit që tashmë kanë mbaruar studimet në gjimnaz: “Është normale që në kushtet që na jep BE-ja shumë nxënës të dëshirojnë të vazhdojnë studimet jashtë shtetit – konstaton zoti Vaçkov. – Nuk e konsideroj këtë një krizë të sedrës bullgare. Shumë nxënës nga gjimnazi ynë më kanë thënë se janë shfaqur në universitetet e huaja pikërisht si bullgarë. Në këtë mënyrë sukseset e tyre personale kontribuojnë dhe për emrin e mirë të vendit tonë në Evropë dhe në botë. Bullgarët shkojnë në universitetet e huaja pa komplekse, me krenari nga prezantimi i tyre i mirë atje.”

Një shprehje e sedrës kombëtare janë dhe fjalët e nxënëses së klasës së 11-të Hristina Malinova. Çfarë janë ndjenjat e saj, kur ndodhet larg Bullgarisë?

“Nuk ka rëndësi ku kemi shkuar dhe sa shekullor është qyteti që kemi vizituar – thotë Hristina. – Nuk ka rëndësi sa e madhe është historia e shtetit, ku kemi shkuar. Unë gjithmonë krenohem të them se jam bullgare – pavarësisht nëse jam në Athinë ose Romë. Kjo është ashtu, sepse edhe historia jonë është e madhe. Nëse njeriu kupton të gjitha sfidat që kanë përballuar bullgarët në të kaluarën dhe deri më sot, do të ndiejë forcën e historisë sonë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD