Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta Çlirimtare Ruso-Turke në historinë bullgare

Nënshkrimi i Traktatit të Shën Stefanit (më 3 mars 1878) – gravurë
Foto: arkiv

Më 3 marsi është festa kombëtare e Bullgarisë. Atë ditë në vitin 1878 në Shën Stefani afër Stambollit u nënshkrua Traktati Paqësor, me të cilin iu dha fund Luftës Ruso-Turke nga vitet 1877-1878. Në sajë të këtij dokumenti shteti bullgar u rimëkëmb pas sundimit pesëshekullor osman.

3 marsi përbën kulmin e luftërave shekullore kombëtare bullgare për çlirim dhe rivendosje të shtetit. Maja e këtyre luftërave ishte Kryengritja e Prillit të vitit 1876. Ajo tregoi para botës dëshirën e bullgarëve të hedhin poshtë sundimin shekullor të sulltanit. Mirëpo, kryengritja u shua në mënyrë të panjerëzishme dhe pavarësisht nga provat e Portës së Lartë – qeveria osmane, të fshehë masakrat e mëdha për shtypjen e rebelimit, e vërteta doli në pah. Diplomati amerikan Juxhijn Skajllër, diplomati rus princ Aleksej Ceretelev, gazetari Xhenjuaris Makgahan vizituan të gjitha vendbanimet, që u ngritën në luftë kundër robëruesve. Pikërisht ata zbuluan para botës brutalitetin e shuarjes së kryengritjes. Politiku i madh britanik Uiljam Glladston në një informacion të gjerë përhapi të vërtetën për vrasjet dhe mizoritë gjatë shtypjes së kryengritjes. Kështu që roli i kryengritjes së popullit bullgar muajin prill të vitit 1876 përqendrohej më tepër në jehonën, që kishte në Evropën Perëndimore dhe në Rusi. Si rezultat u formua ideja, se popullit bullgar duhet t’i ndihmohej, sepse ai ishte ndër popujt e fundit të krishterë, që vuanin nën sundimin e huaj fetar dhe politik. Dhe nuk është e rastit, se prijësi kryesor i kryengritjes Georgi Benkovski, duke shikuar valët e zjarrit që ngriheshin mbi qytetin e ndezur Panagjurishte tha: “Qëllimi im tashmë u arrit. Në zemrën e tiranit unë hapa një plagë të tillë të rëndë, e cila nuk do të shërohet kurrë. Ndërsa Rusia – le të vijë”.

Pas humbjes së rëndë në Luftën e Krimesë, vitet 1853-1856, Rusia përjetonte një periudhë tepër të rëndë. Në vend kryheshin reforma të brendshme: u zhdukej bujkrobëria, modernizoheshin sistemi administrativ, ekonomia, sektori ushtarak. Më shumë hollësi sjell krye asistenti në Fakultetin Historik të Universitetit të Sofjes doktor Vlladimir Stanev:

“Rusia bëri provë të evitojë luftën, që të mos përtëritet disfata e Luftës së Krimesë. Prandaj arriti marrëveshje të ndryshme me Austro-Hungarinë, me Anglinë. Mirëpo, provat të zgjidhet problemi në rrugë paqësore, me pjesëmarrjen e Fuqive të Mëdha, ishin të pasuksesshme. Konferenca Paqësore e Stambollit nga muaji dhjetor i vitit 1876 përbënte një përpjekje ta detyrohet sulltani të garantojë autonominë e trojeve bullgare. Dhe pasi të gjitha provat paqësore u dështuan, mezi atëherë Rusia vendosi të ngrihet në luftë.”

Muajin prill të vitit 1877 Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane. Gjatë ecurisë së saj kishte momente dramatike – betejat pranë qytetit Stara Zagora, për grykën Shipka, pranë qytetit Pleven, kalimi i vështirë i malit Stara Pllanina gjatë dimrit të rëndë në kushtet e stuhisë dhe acarit. Ushtria ruse dha shumë viktima. Në përbërjen e saj kishte jo vetëm rusë, por edhe ukrainas, bjellorusë, finlandezë, polakë dhe kombësi të tjera. Rumania, Serbia, dhe Mali i Zi gjithashtu u përfshin në luftë si aleatë të Rusisë. Krahë për krahë me ushtarët rusë luftuan edhe vullnetarët bullgarë të quajtur opëllçenas. Për këtë doktori Stanev tregon:

“Beteja për Shipkën” – piktor Dimitër Gjuxhenov

“Ideja fillestare për vullnetarët bullgarë – opëllçenas, ishte, që ata të formojnë reparte ushtarake me funksione mbrojtëse. Detyra e tyre do të ishte të sigurojnë prapavijën e ushtrisë ruse. Mirëpo, gjatë ecurisë së luftës dhe në sajë të komanduesit të vullnetarëve gjeneralit Stoletov, opëllçenasit bullgarë u përfshinë në betejat. Ky ishte një shans për ta, të tregojnë para botës, se përbënin një forcë luftarake. Në mbrojtjen e qytetit Stara Zagora dhe më në veçanti gjatë betejës pranë majës Shipka, vullnetarët bullgarë vërtetuan trimërinë e vet.”

Një rëndësi të madhe për zhvillimin e luftës kishte edhe ndihma e popullsisë civile: “Ky është një aspekt i luftës, i cili gjithnjë nënvleftësohet. Më tepër flitet për pjesëmarrjen e bullgarëve opëllçenas në luftë – thekson zoti Stanev. – Mirëpo, roli i popullsisë bullgare ishte me rëndësi të madhe, megjithëqë nuk ka kritere për vlerësimin e tij. Është fakt, se një nga komandantët turk, Sjulejman Pashë, i cili sulmonte qyteti Stara Zagora dhe pas kësaj pa sukses bënte prova të përballojë rezistencën e majës Shipka deklaroi, se një nga shkaqet për shpartallimin e Perandorisë Osmane ishte, se asnjëri nga bullgarët nuk u ndihmonte turqve. Përderisa te bullgarët rusët kishin një mbështetje të fortë. Rusët i siguruan vetes informacion pikërisht me ndihmën e bullgarëve. Ata ishin zbulues, vepruan me çeta në rajonet më të vogla, ndihmuan ushtarëve rusë të kalojnë përmes grykave të malit Stara Pllanina – si gjatë verës së vitit 1877, ashtu edhe gjatë dimrit. Në ato vite në kushtet dimërore të përballohet këtë mal ishte tepër e vështirë, sepse dimrat ishin me dëborë të dendur, me stuhi të mëdha dhe me acar. Krahas kësaj bullgarët ndihmuan për furnizimin e ushtrisë ruse, ata kujdeseshin për të plagosurit. Bullgarët më të pasur siguruan mjete. Vepra ishte mbarëkombëtare dhe secili ndihmonte me çfarë kishte mundësi. Kjo ishte epoka, e cila karakterizohej me patriotizmin e flakët, sepse njerëzit e kishin të qartë, se ky ishte shansi të çlirohet atdheu.”

“Përshpirtje” – piktor Vasilij Vereshçagin

Sipas klauzolave të Traktatit Paqësor të Shën Stefanit në kufijtë e shtetit të ardhshëm bullgar u përfshin troje të populluara kryesisht me bullgarë. Mirëpo, traktati ishte paraprak dhe ishte e domosdoshme të koordinohet me Fuqitë e Mëdha. Disa muaji më vonë në Kongresin e tyre në Berlin shtetet e Forcave të Mëdha e bënë revizion traktatin. Nga Bullgaria Veriore dhe rrethi i qytetit të Sofjes u krijua Principata e Bullgarisë. Territori në jug të malit Stara Pllanina formoi Rumelinë Lindore – krahinë autonome në kufijtë e Perandorinë Otomane. Trojet në Trakinë e Maqedonisë dhe Edrenesë iu kthyen sulltanit. Si rezultat bashkimi i bullgarëve në një shtet u shndërrua në një ideal kombëtar. Shtatë vite pas përfundimit të Luftës Ruso-Turke u bë Bashkimi i Bullgarisë Veriore me të Jugore. Në emër të këtij ideali vendi mori pjesë në disa luftëra. Krahas sukseseve të shumta, shteti pësoi edhe disfata. Mirëpo, çlirimi hapi rrugën e zhvillimit evropian të Bullgarisë. Një vit pas këtij akti, vendi kishte parlament dhe dispononte një kushtetutë demokratike, filloi formimi i administratës në mbarë vendin. Ndërtoheshin fabrika, rruga automobilistike, hekurudha, modernizohej bujqësia, u krijuan premisa dhe kushte për formimin e dikastereve arsimore dhe kulturore nga tipi evropian.

“Beteja për Flamurin e Samarës” – piktor Oleg Zhuravliev

Lufta Ruso-Turke, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë, ishte një ngjarje e shënuar si për historinë e vendit, ashtu edhe për historinë e mbarë Evropës. Ndoshta për këtë arsye shumë autorë bullgarë dhe rusë në veprat e tyre rikrijuan skenat e lavdishme dhe heroike të betejave. Piktori i njohur rus Vasilij Vereshçagin u regjistrua vullnetar në këtë luftë. Zgjedhjen e vet ai e arsyetonte kështu: “Nuk duhet të trembem të sakrifikojë jetën time, ndryshe tablotë e mia nuk do të jenë të vërteta dhe të tilla siç duhet të jenë.” Vëllai i tij Sergej gjithashtu u regjistrua vullnetar, por ai gjeti vdekjen gjatë ofensivës së tretë të qytetit Pleven. Vëllai tjetër i Vereshçaginit – Aleksandër, gjatë luftës ishte adjutant i gjeneralit Skobelev. Ai u plagos rëndë. Piktori i njohur rikrijon në tablotë disa nga momentet më dramatike të luftës: beteja pranë qytetit Pleven, kalimi i malit Stara Pllanina gjatë dimrit të rëndë, mbrojtja e Grykës Shipka të malit Stara Pllanina, betejat në rajonin Shipka-Shejnovo. Ai rikrijon heroizmin dhe vuajtjet, viktimat e shumta në njerëz. Edhe pas përfundimit të luftës ky piktor i madh rus vazhdoi të rikrijojë skena prej saj dhe të tregojë tablotë në ekspozita të ndryshme në Paris, Vjenë dhe Londër. Me veprat e veta piktori rus Vereshçagin u drejtonte botës mesazhe për paqe. Një nga tablotë më të njohura kushtuara luftës daton nga viti 1893. Krijues i saj është piktori rus Aleksej Popov. Kjo është tabloja “Orllovo Gnezdo” ose në përkthim “Foleja e Shqiponjave”. Kjo ishte një pozitë gjatë luftimeve pranë majës Shipka, të cilën e mbrojtën vullnetarët bullgarë dhe ushtarët rusë. Aty me vetëmohim të madh dhe me trimëri, duke sakrifikuar jetën, ata sprapsën sulmet e morisë së kundërshtarit. Kopje e saj ruhet në Muzeun Kombëtar Ushtarako-Historik në Sofje. Shumë dramatizëm ka edhe në tablonë e piktorit të madh bullgar Ilija Petrov “Shipka” nga viti 1935. Mjeshtri i pikturimit historik bullgar Dimitër Gjuxhenov krijoi vepra për pritjen e gjeneralit Gurko dhe trupave ruse në Sofje, për fitoren te Shejnovo në fund të luftës.

Një nga veprat emblematike të luftës – “Flamuri i Samarës” u krijua në vitin 1911 nga piktori çek Jarosllav Veshin. Për një kohë të gjatë ai jetonte dhe krijonte në Bullgari. Në të një vullnetar i moshuar i veshur me uniformën e opëllçenësit bullgarë mban në duart flamurin e qëndisur për opëllçenasit bullgarë në qytetin rus Samara. Ky është flamuri i vetëm në historinë e Bullgarisë, dekoruar me urdhrin për trimëri. Në betejat pranë qytetit Stara Zagora disa flamurtarë vdiqën, që të mbrojnë këtë relikt nga robëria turke. Të plagosurit dhe infermieret gjithashtu janë heronj në veprat e artit figurativ. Kontesha ruse Julija Vrevskaja erdhi në Bullgari si vullnetare në luftë. Ajo u bë infermiere dhe punonte në disa spitale ushtarake. Mirëpo, u sëmurë nga tifoja dhe vdiq në fillim të vitit 1878. Piktorja Millka Pejkova i kushtoi një nga tablotë e veta pikërisht konteshës Julija Vrevskaja.

Gjatë verës së vitit 2008 në Bullgari u zhvillua një plener ndërkombëtar kushtuar përvjetorit të 130-të të Çlirimit të Bullgarisë nga robëria turke. Piktorë dhe skulptorë nga Rusia, Bullgaria, Izraeli dhe SHBA-ja vizituan vendet historike, të cilët edhe më sot ruajnë kujtesën për Luftën Çlirimtare Ruso-Turke. Kjo veprimtari përfundoi me një ekspozitë, në të cilën krijuesit prezantuan veprat e tyre, që përbëjnë një kontribut modern në artin kushtuar kësaj ngjarje historike.


“Në Shipka gjithçka është e qetë” – piktor Grigorij Firer

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bota e Trakëve" është një park për adhuruesit e trashëgimisë antike

Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..

botuar më 24-07-07 10.30.PD

Heraklea Sintika shpërbleu arkeologët me një zbulim të ri të rëndësishëm

Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë mermeri në shekullin II pas Krishtit, kur kjo praktikë ishte tashmë arkaike. Tipi ikonografik është i..

botuar më 24-07-05 10.46.PD
Patriku Daniill

Bullgaria iu lut Zotit për patrikun e saj

Në Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të njohur dhe të panjohur të Krishtit, besimtarët në Bullgari u shpërblyen për besimin e tyre. Mezi ka më..

botuar më 24-07-02 2.42.MD