Të falësh dhe të harrosh fyerjen në ditët tona shpeshherë konsiderohet dobësi. Është më e lehtë t’ia zbrazësh zemërimin atij që të ka ofenduar, se sa të kuptosh pse e ka bërë dhe ta falësh ofendimin. Shpeshherë reagojmë në mënyrën “sy për sy e dhemb për dhemb”, duke harruar për dashurinë e krishtere. Kurse në të përditshmen ne të gjithë gabojmë dhe shpresojmë se të tjerët do të na kuptojnë.
Atëherë pse është kaq e vështirë të falim, kurse edhe më e vështirë të kërkojmë ndjesë?
Sipas krishterimit virtyti më i madh është ndjesa, ajo është fryt i dashurisë së Krishtit edhe ndaj të afërmit, edhe ndaj armikut. Jo rastësisht çdo vit në vigjiljen e Kreshmëve të Pashkëve çdo i krishterë ka mundësi të kërkojë ndjesë dhe të falë. “Në lutjen e mbrëmjes në tempujt ortodoksë në vigjiljen e kreshmëve, të krishterët e puthin njëri-tjetrin si vëllezër me fjalët “Më fal!”, “Është falur!”, sqaron prifti Kliment Harizanov nga kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në Sofje dhe shton:
“Ne i falim njëri-tjetrit dhe me zemër të pastër hyjmë në Kreshmët e Mëdha. Kështu virtytet e krishtere si lutja, pendesa dhe përulësia japin fryte të mira, por është e nevojshme që me gjithë zemër t’ua falim gabimet të gjithëve. I krishteri nuk pret që dikush t’i kërkojë ndjesë, ai i parë e zgjat dorën dhe kërkon ndjesë, megjithëse e kanë ofenduar. Kështu tha Shpëtimtari ynë: “Falni dhe do të jenë të falur”, “Po t’ua falni njerëzve fajet e tyre, edhe Ati juaj qiellor do t’ju falë, por po të mos ua falni njerëzve fajet e tyre, as Ati juaj nuk do t’ju falë fajet tuaja”. Jisu Krishti na dha shembuj si duhet të falim. Ai ua fali fajet torturuesve dhe vrasësve të tij, deri sa ishte në kryq dhe ndiente dhimbje jonjerëzore. Në jetëshkrimet e shenjtorëve gjithashtu ka shumë shembuj si të krishterët luten për ata që i kanë torturuar. Prandaj themi se krishterimi është religjioni i faljes.”
Sipas traditës më i riu i kërkon ndjesë më të moshuarit. Ditën e Të Lidhurve të Djathit, kur kërkohet ndjesë, tërë familja mblidhet dhe më të rinjtë u kërkojnë ndjesë të moshuarve.
“Mund të thuhet se ky është një akt i dyanshëm shpëtimtar, në të cilin ka dy komponentë – vazhdon ati Kliment. – Nga njëra anë është ndjesa, nga ana tjetër – pendesa. Nëse mungon njëri nga këta komponentë, nuk mund ta konsiderojmë të plotë këtë akt. Krishti u fali vrasësve të tij, por ata nuk u penduan dhe prandaj nuk e shfrytëzuan ndjesën që ai u dha. Krishti hapi para tyre dyert e Mbretërisë Qiellore, por ata nuk hynë dhe u zhytën në urrejtjen dhe egërsinë e tyre. Prandaj pendesa duhet të vijë para ndjesës. Por dashuria e krishtere kërkon që ne gjithmonë t’u falim njerëzve, pavarësisht nëse janë penduar. Në Shkrimin e Shenjtë ndjesa e Zotit shoqërohet me ringjalljen dhe shpërfytyrimin e shpirtit të njeriut. Gjithmonë kur dikush na ka ofenduar, duhet të kujtojmë si Zoti na ka falur të gjitha mëkatet. Kështu edhe ne duhet t’ua falim fajet njerëzve. Në lutje thuhet: “dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë”. Ja përse ndjesa simbolizon dashurinë e krishtere.”
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..