Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjendja e sektorit joqeveritar në Bullgari

Për shkak të vështirësive financiare, një pjesë e madhe e organizatave të vogla joqeveritare e ndërprenë veprimtarinë e tyre. Lajmi i mirë është se të tjerat janë në të vërtetë aktive. Këtë e tregojnë të dhënat e veprimtarisë njëvjeçare të Portalit informativ kombëtar të organizatave joqeveritare bullgare (www.ngobg.info). Krijimi i tij është financuar nga Organizata për shoqërinë civile në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në faqet e portalit është mbledhur informacion për veprimtarinë e 5 000 organizatave joqeveritare. Publikohen nisma të ardhshme, projekte të rëndësishme, shërbime sociale, njoftime për punë, programe financiare. Në të mund të lexohen dhe lajme nga Bullgaria, BE-ja dhe bota për ngjarje të rëndësishme në fushën e sektorit joqeveritar.

Sipas një studimi të krijuesve të portalit – Qendra bullgare për të drejtën jo tregtare dhe fondacioni Qendra programore dhe analizuese për të drejtën evropiane, në Bullgari janë regjistruar mbi 30 000 organizata joqeveritare. Por veprimtari aktive kryejnë vetëm 5 000 prej tyre. Ideja e organizatorëve është që portali të sistematizojë bazën e të dhënave, e cila aktualizohet periodikisht. Ekzistenca e një platforme të përgjithshme lehtëson komunikimin midis strukturave të ndryshme të shoqërisë civile dhe u jep mundësi të përfshihen në nisma të ndryshme.

Të dhënat e portalit elektronik tregojnë se më shumë vizitohen programet për financim të organizatave joqeveritare. Kjo do të thotë se kriza e ka prekur dhe sektorin joqeveritar. Për gjendjen e pafavorshme financiare të organizatave joqeveritare kontribuoi dhe tërheqja e donatorëve të mëdhenj ndërkombëtarë. E vetmja alternativë mbeten programet e BE-së, por ato aplikohen më tepër te strukturat shtetërore, bashkitë dhe biznesi. Nga ana tjetër ritet interesi i njerëzve ndaj organizatave joqeveritare. Gjatë muajit të fundit portali ka 750 vizita në ditë.

“Gjithnjë e më shumë njerëz shfaqin interes ndaj veprimtarisë së organizatave joqeveritare – pohon Georgi Gençev, drejtor i fondacionit Qendër programore dhe analizuese për të drejtën evropiane. – Interesi është lidhur me organizata konkrete. Në vend të parë janë ato që punojnë me fëmijë, të rinj dhe familje. Pas tyre renditen organizatat, të cilat merren me veprimtari sociale dhe kujdesen për të moshuarit dh pensionistët. Në vend të tretë janë ato që merren me biznes dhe ekonomi, të ndjekura nga mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe pakicave, shëndeti, kultura dhe turizmi. Duke analizuar të dhënat, vumë re një interes të madh ndaj organizatave, të cilat dëshirojnë të tërheqin vullnetarë.”

Është fakt se disa organizata joqeveritare përpiqen të popullarizojnë veprimtaritë vullnetare në Bullgari. Fushatat e tyre kanë për qëllim t’i motivojnë bullgarët të marrin pjesë në kauza të rëndësishme për shoqërinë. Del se kandidatët për punë falas janë më shumë se njoftimet për kërkim të vullnetarëve.

“U lidhëm me disa kandidatë për vullnetarë për të kuptuar se çfarë ishin rezultatet e kërkimit të tyre – tha Georgi Gençev. – Por secili prej tyre tashmë kishte vendosur marrëdhënie me ndonjë organizatë joqeveritare. Një shkak për pasigurinë e organizatave në fushatat për kërkim të vullnetarëve ndoshta është kuptimi se në kushtet e krizës ekonomike njerëzit zakonisht kërkojnë punë kundrejt pagimit. Por motivacioni i çdo njeriut për punë falas është i ndryshëm. Disa dëshirojnë të hyjnë në një mjedis të ri, por më tepër njerëzit dëshirojnë të jenë të dobishëm për një kauzë konkrete. Mosha e vullnetarëve është e ndryshme, nuk janë vetëm të rinj.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD

Dy artistë britanikë krijojnë prej rëre një skenë të Lindjes së Krishtit në Burgas

Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..

botuar më 24-12-24 4.20.PD