Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Subvencionet evropiane për bujqësinë gjithnjë e më shumë do të respektojnë kërkesat ekologjike

Foto: BGNES
Në fund të muajit nëntor Komisioni Evropian paraqiti për shqyrtim pozicionin e vet për të ardhmen e Politikës së përgjithshme bujqësore gjatë periudhës 2014-2020. Një aksent mjaft serioz vuri ajo mbi ruajtjen e mjedisit rrethues dhe ndryshimeve në klimë. Për herë të parë ka dhe një degë të posaçme dhe për tokat, e përfshira në zonat e rrjetit ekologjik Natura 2000. Sipas dokumentit, prioriteti i duhet dhënë veprimtarive, të drejtuara drejt arritjes së qëllimeve sa i përket politikave të klimës dhe mjedisit rrethues. Në të është shënuar akoma se, bujqësia dhe ekonomia pyjore luajnë një rol kyç në prodhimin e mirësive ekologjike publike si peizazh, larmi të tokës bujqësore, stabilitet klimatik dhe një qëndrueshmëri më të madhe të fatkeqësive natyrore si përmbytje, thatësira dhe zjarre. Njëkohësisht shumë praktika bujqësore kanë potencialin të ushtrojnë presion mbi mjedisin rrethues, që çon deri në bashkimin e tokave, mangësi të ujit dhe fëlliqje, si dhe deri në humbjen e habitateve për kafshët e egër dhe larmia biologjike dhe ato duhet të shmangen.

“Prioritetet, të cilit i ve Komisioni Evropian janë në vend të parë siguria e furnizimit, por në vend të dytë vjen ruajtja e resurseve natyrore dhe lufta me ndryshimet klimatike, duke postuar zhvillimin territorial – deklaroi për Radio Bullgarinë Snezhana Bllagoeva, drejtoreshë e Drejtorisë “Pagime direkt dhe përkrahje e tregut” në Ministrinë e bujqësisë dhe të ushqimeve. Dhe ky qëndrim më ekologjik, i ndërmarrë nga komisioni, prek vështrimin e plotë për zhvillimin e politikës agrare. Elementi ekologjik është i forcuar jo vetëm sa i përket politikës, të lidhur me zhvillimin e rajoneve fshatare. Ai është i pranishëm gjithnjë e më qartë dhe sa i përket pagimeve direkt për një njësi sipërfaqeje bujqësore. Komisioni thotë qartësi se ka një respektim të kërkesave ekologjike dhe të këtij tipi të ndihmës. Prodhuesit bujqësor do të jenë të detyruar të respektojnë këto kërkesa ekologjike, në qoftë se duan të marrin subvencione nga Bashkimi Evropian edhe në të ardhmen.”

Politika e re e propozuar agrare për herë të parë ve aksent mbi pagimin e përpjekjeve të pronarëve bujqësor për dhënien e shërbimeve të caktuara ekologjike si ruajtja e resurseve natyrore-tokat, pyjet, ujërat, larmia biologjike, peizazhet natyrore, pakësimi i ndikimit negativ të disa praktikave bujqësore mbi klimën, kalim drejt një bujqësie e cila e mbron natyrën.

Ministria e bujqësisë dhe e ushqimeve i jep llogari vetes, se këto kërkesa të reja do të vështirësojnë mjaft pronarët bujqësor bullgar, përpara të cilëve akoma qëndrojnë sfida serioze ekonomike, nënvizon zonja Bllagoeva. Të rikujtojmë se, Bullgaria është një pjesë nga politika E Përgjithshme bujqësore të Bashkimit Evropian mezi prej 3 vjetëve dhe subvencionet për bujqësinë bullgare janë mezi 40% nga këto të paracaktuar për vendet e vjetra anëtare të Bashkimit Evropian.

“Gjatë viteve të fundit prodhuesit tanë bujqësor janë të vëna në një situatë shumë të rëndë – thotë Snezhana Bllagoeva. Prandaj ngulim këmbë që ata të vazhdojnë të jenë të ndihmuar nga Bashkimi Evropian. Njëkohësisht i japim llogari vetes se për ta në këtë moment prioritet nuk është vetëm ruajtja e mjedisit rrethues. Prioritet për ta është mbetja ekonomike, përshtatja e tyre e suksesshme në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian. Por ne i japim llogari vetes se, duhet të mendohet dhe në një plan afatgjatë. Mbase jo në një të ardhme të afërt, por pas 20 vjetëve problemet e ruajtjes së resurseve natyrore, lufta me ndryshimet klimatike do të bëhen të rëndësishme dhe për bujqësorët tanë. Prandaj, sa më shpejt që të fillojmë të marrim masa në këtë drejtim, kaq më mirë.”

Në Bullgari tanimë ekziston një grup pavarësisht dhe jo i vogël prodhuesish të produkteve biologjike, të cilët përshëndesin drejtimet e reja në Politikën e përgjithshme bujqësore të Bashkimit Evropian.

“Shansi i Bullgarisë në periudhën e ardhshme të programit është pikërisht në respektimin e kërkesave ekologjike të të gjitha llojeve të pagimeve – mendon Veselina Rallçeva, kryetare e Asociacionit Bullgar të produkteve biologjike. Thjesht sepse 2/3 nga territori i vendit është e përshtatshme pikërisht për një lloj të tillë bujqësie ekologjike dhe biologjike. Vet fakti se, Bullgaria ka territore kaq të mëdha me rajone të tilla të pa favorizuara, malore, gjysmë malore, të braktisura na jep mundësi në fakt për një prioritet konkurrues. Edhe sikur të bien subvencionet e përbashkëta për një sasi tokë, në qoftë se ne i marrim këto pagesa suplementare për shërbime ekologjike, Bullgaria do të barazohet me vendet e tjera. Por mbase mund të marrë dhe prioritet.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD