Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shkencëtar bullgar është në klasifikimin top 10 të personave më të njohur në botë që besojnë në intelektin jashtëtokësor

Prof. Lëçezar Filipovi është ndër pak bullgarët e njohur, të cilët besojnë në Objekte fluturuese të paidentifikuara
Foto: Veneta Nikollova

Cili prej nesh, duke shikuar pafundësinë e heshtur të Kozmosit, plot me miliarda yje dridhëse, nuk ka ndier, madje për një çast, vetmi dhe përkohësi? A jemi ne të vetëm në Kozmos? Përgjigja e kësaj pyetje ende nuk është zbuluar, por në botë ka shumë përkrahës të tezës se nuk jemi të vetëm në Univers. Këto ditë gazeta “Daily Telegraph” botoi klasifikimin e 10 personave më të njohur në botë, të cilët besojnë në ekzistencën e një intelekti jashtëtokësor. Në listë, bashkë me fizikanin legjendar Stivën Hoking, presidentin e Shoqatës shkencore mbretërore britanike Martin Rijs, Mihail Gorbaçovin, Ronald Rejganin etj. është dhe astrofizikani bullgar Lëçezar Filipov.

Ata janë ndër ne dhe na vëzhgojnë, por qytetërimi ynë ende nuk është gati të realizojë kontakt me ta. Në këtë është i bindur prof. Filipovi, anëtar i Federatës astronautike ndërkombëtare. Shkencëtari bullgar jo rastësisht është përfshirë në këtë klasifikim prestigjioz. Ai ishte udhëheqës i programit të fluturimit të kozmonautit të dytë bullgar Aleksandër Aleksandrov gjatë vitit 1988, kurse aktualisht studion vrimat e zeza dhe lindjen e Universit. Si pjesëmarrës në projekte të ndryshme ndërkombëtare për studim të Kozmosit, ai njeh personalisht shkencëtarë të shquar si Stivën Hoking, Lord Martin Rijs. Përveç kësaj Lëçezar Filipovi është ndër pak bullgarët e njohur, të cilët besojnë në Objekte fluturuese të paidentifikuara. Sipas tij çdo astrofizikan herët a vonë e përballon pyetjen si është lindur jeta dhe a ka intelekt jashtëtokësor. Sipas tij hapja e një pjese të arkivave të NASA-s, si edhe të agjencisë kozmike franceze të asaj japoneze (CNES dhe NASDA), tregon se fenomenet e paidentifikuara nëpër botë nuk janë fryt i një halucinacioni masiv. “Pa dyshim një pjesë e madhe e këtyre fenomeneve mund të shpjegohen me dukuri natyrore. Por për 10% shkenca nuk ka gjetur shpjegim, të paktën deri tani. Pikërisht këto raste lënë një vakum serioz në njohuritë tona për botën”, tha për Radio Bullgarinë prof. Filipovi. Zbulimi i shkencëtarëve nga NASA se të paktën në 500 milionë planetë vetëm në galaktikën tonë mund të ketë ndonjë formë jete, dha shpresa të reja për ekzistencën e Objekteve fluturuese të paidentifikuara. “Është e paarsyeshme të pohojmë se jemi të vetëm, në rast se gjithkund në Univers fluturojnë molekula biologjike”, pohon astrofizikani bullgar. Problemi sipas tij është se nuk mund të kapërcejmë përfytyrimet tona njerëzore për jetë dhe intelekt dhe u japim jashtëtokësorëve tipare antropogjene. Astronautët amerikanë që kanë fluturuar deri në Hënë, për shembull, flasin për një prani të pashpjegueshme mentale. Ndoshta ekzistojnë dhe forma të tjera të energjisë, të pakuptueshme për ne.

© Foto: arkiv personal

Prof. Lëçezar Filipovi ka udhëhequr programin e fluturimit të kozmonautit të dytë bullgar

Por në qoftë se jashtëtokësorët janë ndër ne, si i kanë kaluar këto hapësira kozmike për të arritur në Tokë?

“Duket se në Univers ka mënyra lëvizjeje të panjohura për ne – shpjegon prof. Filipovi. – Fizika bashkëkohore e kufizon njerëzimin, duke pohuar se shpejtësia e dritës është kufiri maksimal i lëvizjes. Kjo do të thotë se madje të jetonim 300 vjet, nuk do të arrinim larg, duke marrë parasysh sa e madhe është vetëm galaktika jonë. Por në qoftë se një qytetërim jashtëtokësor zotëron mjetet e lëvizjes në Univers, kjo do të thotë se ka dhe mekanizma të tjerë. Për këtë qëllim mund të përdoren vrimat e zeza ose tunelet e mëdha në hapësirë dhe në kohë, nëpër të cilat mund të futesh në njërën anë të Universit dhe të dalësh në anën tjetër. Ndoshta këto mënyra nuk janë kaq të ndërlikuara.”

Astrofizikani bullgar është i mendimit se qytetërimi ynë me të gjitha konfliktet dhe dobësitë e tij ende nuk është gati të takohet me jashtëtokësorët.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD