Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petër Beroni – iluministi enciklopedist

Petër Beroni

Më 21 mars të vitit 1871 në Krajova të Rumanisë vdiq doktori Petër Beron – një shkencëtar dhe arsimtar i njohur bullgar, një nga emrat më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare Bullgare. Ai lindi në qytetin malor Kotell në një familje të pasur dhe të respektuar. Emri i tij i vërtet ishte Petër Haxhiberoviç. Mbaroi shkollën fillore në qytet, në të cilën mësimdhënia ishte me orientim fetar. Pikërisht të tilla ishin mundësitë e bullgarëve të asaj kohe, në të cilën shekuj me radhë jetuan nën sundimin turk. Në fillim të shekullit XIX i ati i tij falimentoi si rezultat i luftës së radhës ruso-turke. Petri i ri filloi punë në qytetin Varnë si punues i shajakut. Pasi grumbulloi pak mjete shkoi në Bukuresht, ku mësoi në një shkollë prestigjioze greke. Pas kësaj nisi punë në qytetin rumun Brashovë, si mësues privat në familjen e pasanikut bullgarë Anton Jovanoviç. Me përkrahjen e tij financiare në vitin 1824 Petër Beroni botoi abetaren e parë në Bullgari me titull “Abetarja me mësime të ndryshme” e njohur më tepër si “Abetarja e peshkut”, sepse në faqen e parë ishte pikturuar një delfinë. Pikërisht me këtë libër u vu fillimi i arsimimit mondan në trojet tona. Pas kësaj Petër Beroni shoqëroi fëmijët e mirëbërësit të vet në Gjermani, ku ata mësuan. Kjo ishte koha, në të cilën ai studionte filozofi në Hajdellberg. Krahas kësaj Beroni mbaroi mjekësi dhe mbrojti një disertacion të dokturanturës në Mënik. Më vonë ai u vendos për banim në Krajovë të Rumanisë ku punonte si mjek në vazhdim të 9 vjetëve.

Në vitin 1839 bashkë me të afërmit e tij Petër Beroni themeloi një shoqatë tregtare, nëpërmjet së cilës arriti të grumbullojë një pasuri të konsiderueshme. Me ato mjete dhe me paratë nga arenda, ai vetëfinanconte veprimtarinë e mëtejshme shkencore. Jetonte kryesisht në Paris. Në lidhje me punën e vet vizitonte edhe kryeqytete të tjera evropiane: Berlin, Londër, Vjenë, Athinë. Për fat të keq vdiqi në mënyrë shumë tragjike në vitin 1871, kur mercenarë u përcollën në shtëpinë e tij në Krajova. Supozohet, se shkak për vrasjen e tij u bënë pasionet rreth trashëgimisë së tij. Ai jetonte në mënyrë tepër të thjeshtë, nuk kishte familje dhe fëmijë. Që kur ishte gjallë bënte shumë dhurata për shkollat bullgare.

“Abetarja e peshkut”

Petër Beroni është një figurë me rëndësi të madhe historike. Ai zhvilloi një veprimtari të gjerë shkencore. Shumë nga idetë e tij nuk gjetën aplikim praktikë në kohën, në të cilën jetonte. Më se 10 mijë faqe zënë studimet e tij në fushën e fizikës, kimisë, meteorologjisë, gjeologjisë, filozofisë etj. Ato përbëjnë më se 20 vepra shkencore. Në atë kohë shkencëtarët enciklopedisë në Evropën Perëndimore ishin pothuajse të harruar. Por për shkak të robërisë turke Rilindja Bullgare filloi pak më vonë. Dhe prandaj Petër Beroni ka një rëndësi kaq të madhe për iluminizmin bullgar. Ai deshi të krijojë një sistem të përgjithshëm shkencor. Kjo gjeti shprehje në veprën e tij kryesore titulluar “Panepistemija” ose “Gjithë-shkencë”. Ky libër doli në gjuhën franceze. Vet Petër Beroni zotëronte 9 gjuhë të huaja dhe shkruante në 5 prej tyre. Disa prej pikëpamjeve të tij filozofike të paraqitura në këtë libër, janë të diskutueshme edhe më sot, por ato zbulojnë përmasat e intelektit të tij. Doktori Petër Beron merrte pjesë aktive në jetën shkencore të Kontinentit të Vjetër. Ai mbante referate, shqyrtonte konceptet e veta. Në Angli ai prezantoi një shpikje të vet për luftimin e zjarrit. Konsiderohet se ishte paralajmëtari i radios dhe i televizionit me idenë e vet për “lidhje pa tel tokësore dhe përmes sipërfaqeve ujore në distancë”.

Doemos, me popullaritet më të madh mbetet abetarja e krijuar prej tij me titull “Abetare me mësime të ndryshme” e njohur më tepër si “Abetarja e peshkut”, sepse në faqen e parë ishte pikturuar një delfinë. Për dy dekada me radhë abetarja kishte gjashtë botime. Ajo përmban 8 kapituj. Vetëm kapitulli i parë ka pamjen tipike të abetares, domethënë manual për mësimin e alfabetit dhe rregullat gramatikore. Abetarja ka kapituj të aritmetikës, historisë, mësimit të fesë, moralit dhe edukimit, shkencave natyrore. Libri është krijuar në përputhje me metodën e njohur dhe të afirmuar në shtetet e tjera, ku nxënësit më të mëdhenj u ndihmojnë më të vegjlit. Abetarja përbën një manual me njohuri kryesore, me të cilat mund të fillojë arsimimi i çdo fëmije bullgare. Libri është e shkruar në një gjuhë të kuptueshme për fëmijët dhe në mënyrë shumë interesante.

Edhe pas krijimit të abetares Petër Beroni vazhdoi punën e vet për zhvillimin e arsimit bullgar. Ai kishte një meritë të madhe për arsimin e vajzave në Bullgari. Me iniciativë të tij dhe me ndihmën e tij financiare u krijuan shkolla të vajzave në qytetin e tij të lindjes Kotell dhe në një sërë vendbanimesh të tjera bullgare. Pas vdekjes së tij, trashëgimia e tij u shfrytëzua për arsimin bullgar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD