Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushatë kombëtare për popullarizimin e kujdesit familjar për fëmijët jetimë

Më se 6 300 janë fëmijët në Bullgari, që jetojnë në shtëpitë sociale. Disa prej tyre janë në ato jetimore që nga lindja, të tjerë – kanë mbetur jetimë ose kujdestarët e tyre janë të privuar nga të drejtat prindërore. Pavarësisht nga shkaku realiteti për fëmijët pa familje është tepër i hidhur. Ata janë të privuar nga përkëdheljet e nënës, buzëqeshjet familjare dhe përkrahja e të atit. Fëmijët në jetimoret rritin në izolim. Ata nuk janë gati për jetën jashtë ato shtëpi sociale.

Ndër prioritetet e ministrisë sociale është mbyllja graduale e institucioneve për fëmijë nga tipi të cilin e dimë nga e kaluara. Qëllimi është që ata fëmijë të rritin në shtëpi të tipit familjar me më pak fëmijë në to. Ky proces kërkon shumë kohë dhe deri atëherë një alternativë mund të jetë familja kujdestare. Mirëpo, për fat të keq kujdestaria në Bullgari akoma nuk ka popullaritet siç është kjo në shumicën e vendeve të BE-së. Familjet kujdestare përbëjnë një praktikë e re tek ne dhe ato janë mezi 627 në mbarë vendin. Shkaqet, që ato të jenë aq pak në sfondin e numrit të fëmijëve që rritin në institucionet, fshihen në psikologjinë e popullit. Për bullgarin me rëndësi është familja e tij dhe në këtë mënyrë përjashtohet kujdesi për njeriun, që është jashtë rrethit të të afërmve. Krahas kësaj ka edhe peripeci me karakter organizativ si ngadalësim dhe zvarritje e procedurës, pagim jo i kënaqshëm i prindërve kujdestarë.

Të ndërrojë stereotipat në mendimin e bullgarëve ndaj kujdesit familjar dhe të thyejë vargun burokratik përpiqet fondacioni “Për fëmijët tanë”, krijuar në vitin 1992. Kjo ishte organizata e parë, e cila në vitin 1998 filloi të përhapë kujdestarinë në Bullgari. Që atëherë fondacioni për vit organizon fushata të informacionit për popullarizimin e kujdestarisë edhe tek ne. Aktiviteti i sivjetshëm i 13-ti me radhë financohet nga Komisioni Evropian dhe është nën moton “Fëmijët jetimë nuk kanë nevojë për mjerim, por për familje”. Qëllimi prapë është të informohet populli për kujdestarinë. E reja është ekzistenca e një numri unik të telefonit për mbarë vendin. Në të secili që interesohet mund të dëgjojë informacion si mund të bëhet prindër kujdestar. Sipas anëtares së Këshillit Drejtues të Asociacionit Kombëtar të Kujdestarisë Marija Bllagoeva, është e domosdoshme të krijohen standarde adekuate financiare për familjet profesionale kujdestare. Vet zonja Bllagoeva është nëna kujdestare, prandaj ajo shpjegon:

“Interesohemi për qëndrimin ndaj prindërve kujdestarë. Që të bëhet një njeri prindër kujdestar, ai duhet të ketë në radhë të parë dëshirë të madhe dhe të jetë një njeri bujar dhe zemërgjerë. Asociacioni Kombëtar i Kujdestarisë do të insistojë të shtohen autorizimet e prindërve kujdestarë në rritjen e fëmijëve. Prindërit kujdestarë duhet të jenë pjesë e rikthimit të fëmijës në familjen amtare, ose në adoptimin e tij. Kështu ata do të marrin pjesë aktive në përgatitjen psikologjike të fëmijës, që të kufizohet stresi nga adaptimi në mjedisin e ri.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD