Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teknika të vjetra të stolisjes së vezëve të Pashkëve

Foto: Albena Bezovska
Tradita të ngjyrosen vezët prej shekujsh është një pjesë e festës më të madhe të krishtere – Pashkët. Disa nga teknikat e vjetra aplikohen deri më sot. Për disa kjo është një mënyrë të kthehemi tek jetesa e natyrshme, për të tjerë – të zbulojmë rrënjët tona. Si edhe një moment i veçantë i zakoneve të Pashkëve.

Pashkët ortodokse vazhdojnë 40 ditë. Dikur vezët e ngjyrosura duhej mjaftuar për tërë periudhën dhe për tërë familjen patriarkale. Sipas zakonit, një vezë të ngjyrosur merrnin të gjithë mysafirët që e vizitonin shtëpinë. Si edhe të gjithë udhëtarët e rastit që kërkonin ushqim dhe strehim. Ditët pas Pashkëve anëtarët e fisit shkëmbenin vezë të bojatisura. Më të pasurit u jepnin vezë më të varfërve. Besonin se po të ikte mysafiri pa vezë të stolisur, do të ikte dhe kësmeti nga shtëpia, pjelloria nga arët dhe vreshtat. Ngjyrosja e vezëve kërkonte një përgatitje serioze. Mjafton të përfytyrojmë sa njerëz banonin dikur në një shtëpi – prindërit e moshuar, bijtë, nuset, fëmijët e vegjël. Zakonisht bojatisnin qindra vezë. Kurse kujdesi i parë i zonjës së shtëpisë ishte të llogariste sa vezë janë të nevojshme. Pastaj i pastronin vezët me ujë, në të cilin vinin hi. Gratë e dinin se që të bëhen të bukura dhe të ruhen më gjatë, mbi lëvozhgët e vezëve nuk duhet të ketë asnjë njollë. Pas larjes i përpunonin vezët me shap ose me lëng armeje. Vezët i zienin në ujë me arme – ashtu bëheshin më të qëndrueshme.

Të zonjat e shtëpisë vetë i përgatitnin bojërat prej bimësh të ndryshme. Ngjyra më e rëndësishme ishte e kuqja, siç është dhe sot. E kuqja është simboli i festës së Pashkëve. “Le të takohemi prapë vitin tjetër me vezë të kuqe” – me këtë urim dhe me një qiri të ndezur fillonte riti i bojatisjes së vezëve. Sipas traditës, bimët nga të cilat përgatitnin bojërat për vezët mblidheshin në ditën e solsticit të verës. Kur ndër kulturat bujqësore hyri panxhari i kuq, filluan të përdornin dhe lëngun e tij. U përhap dhe druri i kuq brazilian (Caesaplinia echinata). Që në të Dielën e Dafinave njomnin copa të këtij druri në ujë. Vetë procesin e ngjyrosjes e quanin “kuqje”, sepse sipas traditës vezët e kuqe duhej qenë më shumë. Krahas së kuqes, bojatisnin dhe vezë me ngjyra të tjera. Nuanca të ndryshme të së verdhës merrnin nga disa barna mjekësore, nga gjethet e arrës ose nga lëvorja e drurit të mollës. Të gjelbrën e merrnin nga lëngu i freskët i hithrës. Bojërat përgatiteshin në enë të reja prej qeramike. Kurse mënyra më e lehtë e bojatisjes përdoret deri më sot – boja përzihet me vaj dhe në të zhytet veza.

Vezët e bojatisura të zakonshme ishin një pjesë e ushqimit 40 ditë pas Ngjalljes së Krishtit. Por vezët e vizatuara shërbenin vetëm si stolisje ose si dhuratë për njerëz të posaçëm. I vinin në një vend të dukshëm në shtëpi dhe i ruanin me vëmendje. Nga vjen dhe shprehja bullgare “Kujdesen për të si për një vezë të vizatuar” – domethënë me shumë vëmendje dhe dashuri. Teknikat e vjetra të vizatimit kërkonin mjeshtëri dhe durim. Vajzat vizatonin shenja të posaçme mbi vezët e Pashkëve, me të cilat shprehnin shpresat e tyre për një dashuri të bukur dhe një jetë familjare të gjatë dhe të lumtur. Stolisja e vezëve shoqërohej me këngë-urime, plot me simbole. Një nga teknikat e vizatimit në vezë përdoret deri më sot. Në një enë të vogël shkrihet dyllë. Me një pendë rose mbi vezën e zier, por të pangjyrosur, vizatohen figura. Duke e zhytur vezën në bojë, figurat e vizatuara me dyllin mbeten të bardha dhe duken qartë. Më e përhapur është teknika e gjetheve të vogla. Ato ngjiten në vezë dhe pas bojatisjes mënjanohen, por përvijimet e tyre mbeten.

Shumë përvojë kërkonte vizatimi me gjilpërë ose me një thikë të vogël. Këtë aftësi e zotëronin më tepër murgët që përpunonin kryqe dhe sende të tjera kishtare. Me mjeshtëri ata vizatonin ornamente kishtare mbi vezët e Pashkëve. Gjatë vitit 1912 etnografi bullgar Dimitër Marinov vizitoi manastirin bullgar në Malin e Shenjtë – Zograf. Ai i përshkroi vezët e stolisura që ia dhuruan atje si “një bukuri të jashtëzakonshme”. Dimitër Marinovi bëri një koleksion fotografish dhe përshkrimesh të vezëve të Pashkëve, i cili ruhet në Muzeun Etnografik.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD