Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhvillimet e fundit rreth kombinatit metalurgjik “Kremikovci”

Foto: BGNES
Gjatë këtyre ditëve saga “Kremikovci” mori një zhvillim të ri, që mbase ka zgjidhjen përfundimtare. Më në fund aktivët prodhuese dhe sheshi i kombinatit metalurgjik “Kremikovci” gjetën blerës. Prova e katërt për shitje të “krenarisë të metalurgjisë socialiste” qe e suksesshme, pasi çmimi i ndërmarrjes së falimentuar u ul me 44% dhe arriti 316 milionë leva. “Kështu iu vu fund kësaj agonie në fushën e Sofjes”, komentoi marrëveshjen ministri ekonomik Trajço Trajkov, duke pasur parasysh ndotjen e vazhdueshme të ajrit vite të tëra me radhë si dhe të tokës në rajon. Pronarët marrin mbi 50 prona, 800 hektarë tokë, godina, makina dhe pajisje. Në bazë të vlerësimeve të ndryshme në territorin e kombinatit ka midis 700 dhe 1 milionë tonë skrap.

Kush e bleu “Kremikovcin”? Intriga rreth shitjes së kombinatit u vërtit rreth pronarit të ri. Ky është një inxhinier-ndërtues 26 vjeçar, biznesmen, i cili ka regjistruar firmë përpara 1 muaji me një kapital prej 20 000 levave dhe veprimtari-tregti me metal. Por blerësi real doli kompania e fuqishëm “Nadin” në biznesin me metale dhe skrap. Kompanitë e “Nadinii” kanë baza në të gjitha qytetet e mëdha të vendit, të cilët mbledhin dhe riciklojnë çdo lloje mbeturinash – që nga letra deri te frigoriferët dhe automobilat. Marrëveshja do të financohet nga First Investment Bank. Me qenë se bëhet fjalë për rryma të mëdha parash drejt shoqërisë, e cila nuk ka një veprimtari tregtare dhe një histori taksash, Agjencia Kombëtare e të Ardhurave po fillon një saktësim të plotë të taksave. Do të hetohet prejardhja e mjeteve për blerjen e kombinatit dhe transaksionet e shoqërisë me firma të tjera.

Cila është historia e kombinatit? Krenaria e ekonomisë socialiste u ndërtua gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar në afërsi me Sofjen. Prodhimi metalurgjik gjatë asaj kohe qe i ngritur në kult, ku asnjë nuk i kushtonte vëmendje tymrave të mëdha dhe ndotjes së tokës përreth. Gjatë viteve kombinati pati disa pronarë dhe u kthye në një sagë emblematike për privatizimin tepër të pasuksesshëm në Bullgari. Disa herë ishte në prag të falimentimit. Gjatë vitit 1999 u shit nga qeveria një firme bullgare për 1 dollarë, për shkak të borxheve të mëdha prej 540 milionë leva (270 milionë euro). 6 vjet më vonë, kombinati iu rishit liderit botëror në prodhimin e çelikut, kompania indiane “Gllobëll Stijll”. Muaj pas kësaj magnati indian i metaleve Pramod Mitall vuri aktivët e kombinatit “Kremikovci” për marrjen e një huaje me obligime me vlerë 325 milionë euro. Pikërisht zotëruesit e kësaj libreze me obligime janë mes kreditorëve bazë, të cilët presin në radhë që të marrin paratë e veta nga shitja e kombinatit sot. Por saga nuk përfundon këtu. Gjatë vitit 2008 u paraqit një blerës ukrainas të “Kremikovcit”, kompania “Versklla stijll” e cila nuk mundi të bëjë marrëveshje. Gjatë të njëjtit vit kombinati u shpall se është në falimentim për shkak të borxheve prej 2 miliardë leva (1 miliardë euro), kurse 1 vit më vonë ndaloj së punuari. Kështu u arrit deri në shitjen “me copa”.

Cila është e ardhmja e “Kremikovcit”? Pronari i ri i kombinatit ka për qëllim të ruaj vetëm një pjesë, atë më moderne, nga kapacitetet prodhuese. Pritet që në kombinat të fillojnë punë rreth 100 veta. Me qenë se veprimtaria bazë e blerësit është tregtia me skrap, është logjike pyetja, nëse aktivat ekzistuese materiale nuk do të shërbejnë për këtë qëllim. Çdo gjë, e cila përbën rreth 20% nga territori i “Kremikovcit” do të rilind si një kapacitet veprues”, deklaroi ministri i ekonomisë Trajço Trajkov. Të njohurit me çmimet komentojnë se nga 1 milionë tonë skrap ekzistues mund të prodhohet më shumë produkt dhe të fitohet një fitim më i madh sesa, në qoftë se shiten si hekur pajisjet të cilat nuk punojnë. Në fakt pronari i ri mund të bëjë me sheshin çfarë të dojë. Mund të rivendosë prodhimin e çelikut, të presë pajisjet prej metali për skrap, të ndërtojë një park teknologjik, logjistik ose biznes qendër e kështu me radhë.

Çfarë problemesh zgjidh shitja e kombinatit metalurgjik? Del se, të gjitha palët e interesuara janë të kënaqur. 12 000 punonjës nga gjiganti i falimentuar, të cilët kanë për të marrë përgjithësisht 56 milionë leva (28 milionë euro), do të jenë të siguruar. Mbi 7000 kreditorë të “Kremikovcit” shpresojnë të marrin paratë. Shteti, në personin e Agjencisë Kombëtare të të ardhurave, do të marrë afro 80 milionë leva (40 milionë euro).
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD

Bullgaria ende nuk i plotëson kriteret për eurozonën

Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..

botuar më 24-06-26 2.57.MD

Marrim 65.2 milionë euro nga BE-ja për të forcuar rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike

Bullgaria do të marrë 65.2 milionë euro nga BE për një projekt për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në mbështetje të integrimit të energjisë së rinovueshme, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Paratë janë pjesë e një..

botuar më 24-06-24 2.19.MD