Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Varësia e Evropës Qendrore dhe Lindore nga burimet ruse të energjisë

Të gjitha vendet evropiane i bëjnë analizë sigurisë së tyre energjetike si një pjesë e sigurisë kombëtare, komenton Ruslan Stefanov nga Qendra për studim të demokracisë.
Foto: Tanja Harizanova
Siguria energjetike e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ishte tema e tryezës së rrumbullakët, të organizuar nga Qendra për studim të demokracisë. Ekspertë nga Bullgaria dhe Evropa Qendrore analizuan varësinë e vendeve anëtare të reja të BE-së nga furnizimet ruse me gaz.

Komisioni Evropian studion nevojën të miratohen masa të posaçme për pakësimin e kësaj varësie. Punohet në tri drejtime. Drejtimi i parë është që këto vende të lidhen në një rrjet të përbashkët nëpërmjet ndërtimit të tregjeve regjionale. I dyti është mbrojtja e infrastrukturës kritike, të rëndësishme për furnizimet e vendeve anëtare të tjera të BE-së. I treti është shumëllojshmëria e miksit të energjisë nëpërmjet burimeve të ripërtiritshme, efektivitetit energjetik dhe pakësimit të gazeve të dëmshme. Megjithëse “tema e ditës” pas avarisë në centralin atomik japonez “Fukushima” është energjetika bërthamore, specialistët janë unanimë se pikërisht për shkak të këtij incidenti do të rritet çmimi i energjisë bërthamore për shkak të pakësimit të prodhimit të saj. Alternativat janë hidrocentralet dhe gazi. “Për BE tema e energjisë bërthamore është një temë e sigurisë. Por për Evropën Qendrore dhe Lindore tema më e rëndësishme është siguria e furnizimeve me gaz, sepse gjatë dekadës së fundit problemet kryesore për sistemet e energjisë së këtyre vendeve vinin pikërisht nga furnizimet ruse me gaz”, komentoi për Radio Bullgarinë Ruslan Stefanov nga Qendra për studim të demokracisë.

Për shkak të mungesës së të dhënave në KE, Bullgaria nuk është përfshirë në shumë analiza të lidhura me situatën reale dhe alternativat e forcimit të sigurisë energjetike, mendon Ruslan Stefanov. Shkaku është mungesa e informacionit në tregun bullgar të gazit – sa gaz tranzitohet, sa i zënë është gypi i transitit të lëndës djegëse blu, a ka mundësi për përfshirjen e vendeve të treta në sistemin e transitit. KE kërkoi liberalizim të gazsjellësve, përfshi dhe në territorin e Bullgarisë, që të mund të përfshihen vende të treta në sistemin e gazit. Kjo këmbëngulje shkaktoi një reagim nervoz nga ana e Moskës, e cila ka interes që gypat që kalojnë nëpër Bullgarinë të mbeten pronë e dy vendeve.

“Aktualisht ka shumë diskutime për reversim të lidhjeve të gazit me Greqinë dhe Turqinë, për ndërtim të terminaleve për gaz të kondensuar nëpër Detin e Zi, për ndërtimin e gazsjellësit evropian Nabucco dhe të atij rus “Rryma jugore”, për zgjerimin e depos bullgare të gazit në Çiren, për lidhje të sistemeve me Greqinë, Serbinë dhe Rumaninë – analizon projektet për zgjerimin e rrjetit të transportimit të gazit në territorin e Bullgarisë Ruslan Stefanov. – Këto janë shumë opsione, por secili opsion ka çmimin e tij. Partnerët tanë evropianë ende nuk e dinë cila strukturë do të jetë më e lirë dhe do të garantojë më mirë sigurinë energjetike. Analizat e deritanishme tregojnë se këto janë lidhjet me Greqinë dhe Turqinë dhe përdorimi i terminaleve për gaz të kondensuar atje. Në vend të dytë janë lidhjet e sistemeve të gazsjellësve me vendet fqinja dhe pastaj vijnë Nabucco dhe “Rryma jugore”.

Të gjitha vendet evropiane i bëjnë analizë sigurisë së tyre energjetike si një pjesë e sigurisë kombëtare, komenton Ruslan Stefanov. “Është e lehtë të flitet se Evropa është një kurth. Pra, gjatë vitit të kaluar pikërisht Rusia doli një kurth, pasi kishte mjaft gaz dhe përdoruesi kryesor i gazit ishte Evropa – analizon tregun e gazit Ruslan Stefanov. – Mundësitë e Rusisë të ridrejtojë sasitë e gazit, të cilat realisht i sigurojnë të ardhura të mëdha ekonomisë ruse, janë të kufizuara. Domethënë kjo varësi është e dyanshme. Kjo që Evropa dëshiron të evitojë janë fitimet monopoliste. Të izolohet mundësia që nëpërmjet marrëveshjeve kombëtare ose dypalëshe të grumbullohen fitime për llogari të konsumatorëve evropianë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD
Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD