Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritjet shoqërore në lidhje me qeverisjen e Sofjes

Shumica e kryeqytetasve janë realistë në lidhje me vlerësimin e situatës së tyre sociale dhe ekonomike gjatë disa muajve të fundit. Gjysma e kryeqytetasve nuk presin se në të ardhmen e afërt në jetën e tyre do të ketë ndonjë ndryshim të konsiderueshëm. Optimistët, të cilët mendojnë se gjërat do të përmirësohen janë 8%, pesimistët janë një e treta e të anketuarve. Duke folur për pritjet për situatën ekonomike në Bullgari numri i pesimistëve rritet. 39% mendojnë se ajo do të keqësohet, pak më shumë janë ata që mendojnë se ajo nuk do të ndryshohet, optimistët janë vetëm 9%. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi sociologjik për qytetin Sofje, i cili u zhvillua nga 15 deri më 20 prill nga Qendra e Analizave dhe Marketingut.

Rreth gjysma e kryeqytetasve shpallin se kanë orientim të djathtë politik, 33% janë ata, të cilët përkrahin qendrën e spektrit të bindjeve politike, ata me orientim të majtë janë 22%. Sipas Julij Pavlov, drejtor i Qendrës së Analizave dhe Marketingut kjo ndarje akoma bëhet sipas boshtit “komunizëm – antikomunizëm”. “Sofja vazhdon të orientohet në spektrin politik si një qytet i djathtë, por nuk është blu”, shpjegoi sociologu. Sipas tij tashmë disa vjet “Koalicioni Blu” i Bashkimit të Forcave Demokratike dhe i Demokratëve për Bullgarinë e Fortë mbetet në vend të tretë pas Partisë Socialiste Bullgare. Në përgjithësi rejtingu i të gjitha forcave politike është negativ, kjo do të thotë se mirëbesimi në to është më i ulët sesa mosbesimi. Më i ulët është mosbesimi ndaj partisë qeverisëse GERB. Në se zgjedhjet lokale zhvillohen sot, ato do të fitohen nga ajo – me 27%, pastaj vjen Partia Socialiste Bullgare – me 15%. Për Bashkimin e Forcave Demokratike do të votojnë 7% të votuesve, për Demokratët për Bullgarinë e Fortë – 6%.
“Në zgjedhjet vendore çdo një fuqi politike merr rezultat më të ulët, sesa në zgjedhjet parlamentare për dy shkaqe – shpjegoi Julij Pavlov. – Shkaku i parë është se në zgjedhjet lokale zakonisht votojnë më pak njerëz. Shkaku tjetër është se në këto zgjedhje figurat kryesore janë fuqitë vendore politike dhe politikanët vendorë. Në Sofje kjo tendencë nuk është shumë e përhapur, por në vendbanimet më të vogla ekzistojnë lidhje miqësore dhe fisnore dhe rrjete sociale, për shkak të të cilave shumë shpesh votuesit preferojnë ndonjë kandidat që nuk i përket partisë politike, për të cilën ai voton në zgjedhjet në nivel kombëtar. Tani për tani GERB vazhdon të ketë pozita më të mira. Që nga fillimi i vitit Partia Socialiste Bullgare fillon të ringjallet.

Më pak se gjysma e kryeqytetasve shpallin se me siguri do të votojnë në zgjedhjet lokale gjatë tetorit të këtij viti. Në nivel kombëtar gatishmëria e votimit është më e lartë – 61%. 40% të kryeqytetasve mendojnë se ka nevojë për ndryshim të mënyrës së qeverisjes së bashkisë së tyre. 29% të votuesve mendojnë se ka një ndryshim të dukshëm pozitiv gjatë qeverisjes së partisë GERB në Sofje me kryebashkiake Jordanka Fandëkova. Nëse ajo kandidohet përsëri për të njëjtin post për të do të votojnë 32% të kryeqytetasve dhe sipas politologut Jurij Pavlov ajo ka shans të fitojë akoma në raundin e parë të zgjedhjeve. Në se nuk e fitojë këtë raund, në balotazh ajo do të konkurrohet me kandidatin e partisë socialiste Georgi Kadiev. Jordanka Fandëkova është ndër politikanët me rejting të lart në tërë Bullgarinë. Tani për tani me rejting më të lartë është eurokomisionerja bullgare Kristalina Georgieva, pas saj renditen kryeministri Bojko Borisov dhe kryebashkiakja e Sofjes Jordanka Fandëkova.

Paralelisht me zgjedhjet vendore tek ne gjatë tetorit do të zhvillohen dhe zgjedhjet për president. Një e katërta e kryeqytetasve do të votojnë për çiftin presidencial të ofruar nga GERB, 15% do të votojnë për kandidatët e Partisë Socialiste Bullgare.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD
Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola

Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola ruajtën postet e tyre si Presidente të KE dhe PE

Grupet anti-evropiane mbeten një grup i vogël i margjinalizuar në ballkonin e Evropës dhe nuk do të jenë në gjendje të përmbushin dëshirat e votuesve të tyre, thotë eurodeputeti i Partisë Popullore   Evropiane (PPE) Andrej Kovaçev. Javën e..

botuar më 24-07-24 9.15.MD

Universiteti i Ri Bullgar prezanton specialitetet e tij me mundësinë e studimit në frëngjisht

Një nga shkollat ​​e larta në vendin tonë që ofron specialitete me mundësi studimi në frëngjisht është Universiteti i Ri Bullgar (NBU). Ndër tyre janë "Shkencat Politike" dhe "Gjuhët e huaja të aplikuara për administrim dhe menaxhim (në anglisht dhe..

botuar më 24-07-24 6.15.PD