© Foto: Veneta Nikollova
Para rreth 10 vjetësh nuk dihej gjë për Staroselin, derisa në afërsi të fshatit gjatë vitit 2000 u zbulua kompleksi më i madh i kulteve të trakëve nga shekulli i pestë para Krishtit. Ekspedita studimore, në krye të së cilës ishte arkeologu Georgi Kitovi, konsideroi zbulimin si unik. Kështu Staroseli doli në “dritën e projektorëve”, duke tërhequr vëmendjen e studiuesve, gazetarëve dhe turistëve. Shumë bullgarë dhe të huaj vazhdimisht vinin për të parë përmendoren e lashtë, të quajtur “Tumula e Çetinjos”. Disa studiues pohojnë se në të është varrosur vetë Sitalku – mbret i odrisëve, një prej sundimtarëve më të mëdhenj trakë. Kompleksi bie në sy me përmasat e tij madhështore. Në rajonin e Staroselit ka edhe nëntë tumula të tjera me elemente arkitekture unike dhe zbukurim shumëngjyrësh. Të gjitha ato janë të studiuara, por ende nuk hapen për vizitë.
© Foto: Veneta Nikollova
Por turistët kanë mundësi të vizitojnë kompleksin vendas të verës, ku bëhen degustime në të ashtuquajturën rotondë – një sallë e madhe, e fortifikuar tetë metra nën tokë, e cila i ngjan “Tumulës së Çetinjos”. Duke pirë gllënjkë pas gllënjke vere, do ta ndieni veten si pasardhës i odrisëve. Në Rotondë bëhen dhe demonstrata shumë interesante të riteve trake për parathënien e motit, po ashtu dhe të zakoneve fetare. Në qendrën spa të kompleksit ofrohet një terapi me verë për përmirësimin e tonusit dhe për rinimin e lëkurës. Pushimet në Starosel mund t’i kaloni, duke argëtuar në safari me xhip, duke bërë peshkim ose duke mbledhur trëndafila. Fshati ka tri shtëpi për mysafirë, në të cilat çdo fundjavë vendosen turistë. “Sa i përket turizmit, kriza ekonomike nuk na ka prekur në krahasim me vendet e tjera” – i bindur është kryebashkiaku i fshatit Ivan Zhutev. Sipas tij 30 mijë veta e kanë vizituar Staroselin gjatë vitit 2010, ndërsa ky vit interesi është akoma më i madh. “Ne e lidhim të ardhmen tonë me turizmin kulturor dhe atë të verës. Inkurajomë turistët që të ndjekin gjurmët e odrisëve dhe të kalojnë pushimet jashtëzakonisht mirë.”
© Foto: Veneta Nikollova
“Ofrojmë kalërim, gjueti me udhëheqës ose me animatorë, shton zoti Zhutevi. – Mund të dilni për gjah në fushat, ku kanë gjuajtur mbretërit trakë para më shumë se 20 shekujsh dhe të përjetoni një aventurë të jashtëzakonshme. Zakonisht ndiqet gjahu i trashë – derr i egër, dre dhe kaproll. Po ashtu bëjmë demonstrata të traditave dhe zakoneve vendase, gjithçka që lidhet me jetën e përditshme të popullsisë sonë. Në fund të muajit maj festohen dita e trëndafilit, hapja e vjeljes së rrushit gjatë shtatorit etj. Të gjitha ato tradita, pasuria shpirtërore e paraardhësve tonë, tërheqin vëmendjen e turistëve, duke u ofruar magjinë e Staroselit.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..