Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi me biçikleta në bregun bullgar të Danubit

Turizmi me biçikleta është një mënyrë e shkëlqyeshme për udhëtim në natyrë
Foto: Veneta Nikollova

Lumi më i gjatë dhe me më shumë ujë në Evropë është një sfidë e madhe për adhuruesit e kalimeve me biçikleta. Në rrjedhën e lumit Danub në disa shtete si Austria dhe Hungaria ka shtigje të shkëlqyeshme për kalime me biçikleta, në të cilat “fluturojnë” si të thuash biçikletistë me kombësi të ndryshme. Një pjesë e turistëve lëvizin në itinerare të posaçme, të cilët i lidhin shtetet e veçanta danubiane. Për fat të keq Bullgaria dhe Rumania akoma nuk mund të lavdërohen me trase të veçanta transkufitare. Megjithatë kushte për kalime me biçikleta në këtë pjesë të Evropës nuk mungojnë. Përparësitë janë natyra e ruajtur dhe e egër nëpër rrjedhën e poshtme të Danubit.

Aktualisht po punohet mbi një projekt për ndërtimin e një itinerari për kalime me biçikleta nëpër bregun bullgar dhe rumun të Danubit. Kështu biçikletistët tashmë do të mund të lëvizin në tërë rrjedhën e lumit, duke filluar nga Gjermania, ku ai buron, dhe arrihet gjer tek delta e lumit, që derdhet në Detin e Zi në territorin e Rumanisë. Itinerari i ri për biçikletistë do të fillojë nga qyteti rumun Orshova, kurse në territorin tonë do të përfshijë vendbanimet rreth lumit midis Bregovo – pika më veriperëndimore e Bullgarisë, dhe qytetit tonë më në verilindje Silistra, i njohur për mbeturinat e tij nga epoka romake, kur e kishte emrin Dorostorum. Pas kësaj itinerari për kalime me biçikleta kalon përsëri në territorin rumun, që të arrihet deri në deltën e lumit Danub. Afati përfundimtar i krijimit të shtigjeve për biçikleta, markimi i tyre, krijimi i një sajti etj. është viti 2013, kurse deri atëherë të gjithë, të cilët dëshirojnë të lëvizin me dy rrota në këtë pjesë të Evropës, do të mund të zgjedhin rrugët tashmë të asfaltuara, të cilat e ndjekin bregdetin bullgar.

Evtim Stefanov nga qendra e biznesit e qytetit danubian Vidin, i cili është udhëheqës i projektit për krijimin e një itinerari për kalime me biçikleta, thotë se edhe tani nuk mungojnë biçikletistë të huaj. “Adhuruesit e turizmit me biçikleta përdorin rrugët e tanishme, duke u orientuar me harta se si të lëvizin nga një vendbanim drejt një vendbanimi tjetër – thotë Evtim Stefanov. – Zakonisht turistët vendosen në hotelet e qyteteve, ose në kampingje, por ka dhe të tillë, të cilët udhëtojnë me çadra të veta, sepse te ne nuk ka mjaftë kampingje.”

Në fakt bregdeti bullgar dallohet shumë nga rrjedha e poshtme e lumit, që është urbanizuar mirë. Mungesa e shtigjeve të posaçme për biçikletistë në Bullgari kompensohet deri diku nga pamjet e bukura dhe fshatrat piktoreske në bregun e Danubit. Turistët me biçikleta mund të lëvizin në rezervatet natyrore, në të cilat bëjnë fole lloje të rralla shpendësh dhe të vizitojnë manastire shkëmbore ose kështjella që nga epoka e Mesjetës. Disa prej tyre marrin pjesë në konkurse kulinare dhe në festivale folklorike.

“Natyra në këtë pjesë të Evropës është e egër – shpjegon Evtim Stefanov. – Dhe kjo është jashtëzakonisht tërheqëse për turistët e huaj. Nëpër bregun e lumit Danub në territorin e Bullgarisë dhe të Rumanisë ka rajone, ku nuk do të gjeni asnjë vendbanim të populluar. Atje është shumë vështirë të gjeni hotel. Në fakt ka vetëm një shtëpi për vendosje turistësh në fshatin Bajkall. Prandaj turistët duhet të informohen paraprakisht ku mund të kalojnë natën.”

Në internet do të gjeni informacion për vendbanimet dhe mundësitë për vendosje turistësh nëpër rrjedhën e lumit bullgar. Nga qendra e biznesit e Vidinit mund të merrni hartat dhe udhërrëfyesit e domosdoshëm. Shumë prej biçikletistëve të huaj përdorin sistemet moderne GPS, të cilat i ndihmojnë për t’u orientuar në mjedisin e panjohur. Sipas Evtim Stefanovit në Bullgari mbërrijnë kryesisht biçikletistë nga shtetet fqinje danubiane, si dhe entuziastë nga Gjermania dhe Holanda. Nga qendra e biznesit e Vidinit shpresojnë se zhvillimi i turizmit me biçikleta në rajon do të kontribuojë për ndërtimin e shtëpive të reja për vendosje turistësh dhe të kampingjeve, kurse nga ana e vet kjo do të lehtësojë deri në një shkallë të madhe adhuruesit e kalimeve me biçikleta, të cilët edhe tani shëtitin nëpër këto krahina të bukura.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"А place of many stories" - bregdeti ynë jugor i Detit të Zi me një klip të ri reklamues

" А place of many stories " ose ndryshe "Një vend me shumë histori" - kështu titullohet videoja e fundit, e cila reklamon mundësitë për pushime verore dhe argëtim në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi. Videoja ka për qëllim kryesisht tregjet e..

botuar më 24-03-31 8.05.PD
Foto: facebook.com/kreposttamogilitsa

Rrjedha e epërme e lumit Arda - vetëm për aventurierë, njohës të natyrës së egër dhe gustatorë

Rrjedha e epërme e lumit Arda në Rodopet Perëndimore fsheh një sërë fshatrash të vegjël me shtëpi tipike prej guri dhe çati me tjegulla, ndërsa popullsia vendase zhvillon me sukses turizmin rural dhe aventurë. Smiljan, Gorna Arda, Mogilica, Sivino dhe..

botuar më 24-03-28 7.30.PD

Pritshmëritë për sezonin turistik veror janë pozitive

Krahasuar me sezonin e kaluar, regjistrimet e hershme në pushimoret e bregdetit jugor të Detit të Zi u rritën me rreth 10-20%, jofton korrespondentja e BNR në Burgas Nina Rangellova. Përveç bullgarëve priten edhe mysafirë nga Gjermania, Anglia,..

botuar më 24-03-25 11.13.PD