Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në politikën evropiane për refugjatët

Pritet që në vitin 2011 të ketë rritje të numrit të refugjatëve drejt Bullgarisë, të provokuar nga aderimi i vendit tonë në hapësirën Shengen. Mirëpo vitin tjetër procesi përsëri do të stabilizohet, parashikojnë ekspertët. Duke pasur parasysh angazhimet e rritura të vendit tonë në lidhje me garantimin e sigurimit në kufijtë tanë të jashtëm të BE-së dhe kundërveprimin ndaj migracionit ilegal në fillim të vitit, me një vendim të Këshillit të Ministrave u miratua Strategjia kombëtare në fushën e migracionit, strehimit dhe integrimit (2011-2020).

Çdo vit te ne kërkojnë strehim mesatarisht rreth 1000 veta. Kulmi më i madh ishte në periudhën 2001 – 2003 gjatë konflikteve ushtarake në Afganistan dhe Irak. Afro 3 000 veta kërkuan strehim te ne në vitin 2002. Pas kësaj numri i tyre filloi të ulte dhe në vitin 2006 uli deri në 600 veta. Gjatë një – dy viteve të fundit numri i refugjatëve përsëri filloi të rritej. 274 refugjatë kanë paraqitur kërkesë për strehim në Bullgari gjatë tremujorit të parë të këtij viti dhe 38 prej tyre tashmë kanë marrë përgjigje pozitive. Tani për tani vendi ynë është më tepër një vend transit, sesa destinacion përfundimtar për refugjatët. Shumica e tyre preferojnë të kërkojnë strehim në vendet evropiane me standard më të lartë të jetesës.

Prapëseprapë çfarë janë rreziqet për Bullgarinë në rast një fluksi eventual refugjatësh nga Libia dhe Afrika e Veriut, ku ka konflikte ushtarake?

“Tani për tani nuk disponojmë informacion për një fluks të madh refugjatësh për në Bullgari përmes Turqisë. Në qoftë se përpiqen të hyjnë nga Greqia, ajo është vendi i parë evropiane dhe grekët do të duhet t’i përgjigjen presionit – shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Rumen Sjarov nga Agjencia shtetërore për refugjatët. – Zëvendëskryeministri Cvetan Cvetanov gjithashtu njoftoi se sipas të dhënave të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme nuk ka rrezik nga një migracion i madh. Jemi në kontakt me Komisariatin suprem të refugjatëve pranë OKB-së, i cili i ka përfaqësuesit e vetë në të gjitha shtetet, ku ka konflikte, me Organizatën ndërkombëtare të migracionit dhe me agjencinë evropiane, e cila përgjigjet për bashkëpunimin nëpër kufijtë tanë të jashtëm të shteteve FRONTEX.”

Si pjesë e angazhimeve të vendit tonë në kuadrin e Shengenit deri në fund të muajit maj pritet që të hapet një Qendër e re transiti pranë Agjencisë shtetërore për refugjatët, me kapacitet 300 vende. Ajo gjendet në fshatin Pëstrogor, shumë afër kufirit tonë me Turqinë. Qendra është ndërtuar me mjete të programit PHARE të BE-së.

Si Qendra e re do ta përmirësojë punën e Agjencisë shtetërore për refugjatët?

“Qendra e transitit afër fshatit Pëstrogor është një repart i domosdoshëm territorial i agjencisë – thotë zoti Sjarov. – Aktualisht agjencia disponon dy reparte – një qendër për regjistrime në Sofje dhe akoma një qendër të tilla – në Nova Zagora. Mirëpo këto dy qendra janë me një kapacitet shumë të vogël dhe me qendrën e re të transitit do të rritet mundësia për vendosje të të gjithë refugjatëve, që kërkojnë strehim te ne. Është shumë e rëndësishme gjithashtu se kjo qendër është shumë afër kufirit tonë me Turqinë, ku është hyrja kryesore e të huajve, të cilët kërkojnë mbrojtje në territorin tonë. Shumë afër saj ndodhet dhe Qendra e specializuar pranë drejtorisë “Migracion” të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme për vendosje të përkohshme të të huajve në fshatin Ljubimec. Afërsia e dy qendrave do të lejojë një bashkëpunim më të mirë midis institucioneve.”

Siç shtetet e tjera evropiane, edhe Bullgaria gjithashtu merr përkrahje financiare nga Fondi evropian i refugjatëve për një zhvillim më të suksesshëm të politikave sa i përket integrimit të refugjatëve. Për vitin e kaluar mjetet e parashikuara në kuadrin e tij për vendin tonë kapin shumën afro 935 000 euro.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD
Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola

Parlamenti Evropian konfirmoi kursin e BE-së të 5 viteve të mëparshme

Javën e kaluar, Ursula von der Leyen mori nga Parlamenti Evropian një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian me më shumë vota se mandati i saj i parë. Roberta Metsola u rizgjodh me një shumicë të madhe për 2 vjet e gjysmë në krye të..

botuar më 24-07-24 9.15.MD