Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Evropa për ne” – një ekspozitë ndërkombëtare në Sofje për projekte, të financuara nga programet evropiane

“Ndër theksat e ekspozitës ndërkombëtare “Evropa për ne” është prezantimi i praktikave të mira në përvetësimin e mjeteve nga BE-ja në Bullgari” – deklaroi Georgi Tabakovi.
Foto: BGNES
Nga 13 deri në 15 maj Sofja është mikpritëse e ekspozitës ndërkombëtare për projekte, të financuara nga programet evropiane, nën moton “Evropa për ne”. Aktiviteti organizohet nga Forumi bullgar i Ekonomisë me bashkëveprimin e Përfaqësisë së KE-së në vend dhe të ministrit të menaxhimit të mjeteve nga BE-ja Tomisllav Donçev. Qëllimi i forumit treditor është të njohë biznesin dhe qytetarët me mundësitë e 7 programeve operative të fondeve evropiane në Bullgari dhe të tregojë se programet janë të arritshme për të gjithë. Marrin pjesë mbi 30 organizata dhe dikastere, që merren me projekte të tilla. Për secilin program operativ do të ketë një stendë e informacionit, që do të jetë e hapur gjatë 3 ditëve të ekspozitës.

“Çdo njeri, i cili do të vizatojë ekspozitën, mund të bëjë pyetje në vend – sqaroi Georgi Tabakovi, kryetar i Forumit bullgar të Ekonomisë. – Në stendat do ta presin punonjës nga ministritë, të cilat përgjigjen për programet operative përkatëse. Ministria e Transportit do të prezantojë beneficientët e saj më të mëdhenj të projekteve evropiane si Agjencia zbatuese përgjegjëse për rrjetin rrugor, Metroja e Kryeqytetit, Infrastruktura e portës dhe Infrastruktura e Hekurudhës. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale më 14 maj do të prezantojë të gjithë punën e kryer sipas programit “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Pritet që firmat të kenë një interes të madh për stendën e Ministrisë së Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, sidomos sa u përket projekteve për programin “Konkurrentshmëri”.

Ekspozita ndërkombëtare “Evropa për ne” do të hapet më 13 maj në mëngjes nga ministri Tomisllav Donçev. Në ceremoninë zyrtare pritet që të jenë të pranishme shkëlqesia e saj znj. Judit Lang – ambasadore e Hungarisë në Bullgari, dhe kryetarja e Përfaqësisë së KE-së në Sofje Zinaida Zllatanova. Gjatë ditës së parë të aktivitetit është parashikuar një konferencë, në të cilën do të prezantohen të dhënat e punës së kryer sipas programeve operative për momentin, çfarë është e duhur, për t’u përvetësuar më shumë mjete, po ashtu dhe cilat janë të rejat e secilit të 7 programeve operative në Bullgari. Pasdite në vende të posaçme për çdo program operativ do të realizohen takime drejtpërdrejt – diçka si tryeza të rrumbullakëta të vogla me përfaqësues nga programet operative. Në to çdo qytetar do të ketë mundësinë t’u bëjë pyetje konkrete ekspertëve që përgjigjen për zbatimin dhe financimin e projektit përkatës. Ndër theksat e ekspozitës ndërkombëtare “Evropa për ne” është prezantimi i praktikave të mira në përvetësimin e mjeteve nga BE-ja në Bullgari – tha për Radio Bullgarinë Georgi Tabakovi.

“Pikërisht këtë u përpoqëm ta stimulojmë, duke marrë pjesë programet e ndryshme operative. D.m.th. të takohen organet e pushtetit me beneficientët e tyre, të prezantojnë dhe të shpjegojnë çfarë dhe si e kanë bërë. Do të ketë edhe disa firma të konsultimit me stenda, ku do të jepen shembuj për arritjen e suksesit. Sepse kjo është mënyra që të reklamojnë praktikën e tyre të mirë.”

Ekspozita ndërkombëtare “Evropa për ne” në Sofje është një përvojë, e cila ia jep fillimin këtij lloji të forumeve në Bullgari, duke popullarizuar programet evropiane dhe ndërkombëtare, po ashtu dhe projektet konkrete, të realizuar në mënyrë të suksesshme gjatë vitit të kaluar, ose ato që ende zbatohen.

Përgatiti: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD