Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për zhvillimin e mësimit. Që mbasditen e ditës së premte filluan dhe ditët më të bukura të Shkollës Verore, ato të ekskursioneve, për të cilat dhe emocionet e përjetuara prej tyre do të flasim më vonë ...
Ndërkohë edhe java e tretë e shkollës ishte një ndërthurje e orëve praktike të bullgarishtes dhe referateve mjaft interesante në lidhje me kulturën dhe traditat bullgare. Këtë javë gjuha praktike dhe referatet u mbajtën nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe letërsisë bullgare në Universitetin e Tiranës dhe Dr. Miranda Bello, pedagoge e Universitetit të Veliko Tërnovos "Shеnjtorët Kirill dhe Metodij".
Në datën 15 korrik Prof. As. Dr. Raqi Bello, mbajti referatin me temë: Disa tradida popullore bullgare. Kalendari bullgar ka një larmi të madhe festash, traditash dhe ritesh. Në to shohim pasurinë e kulturës popullore bullgare, duke ndërthurur traditat dhe besimet e lashta. Në të kaluarën, bullgarët i dinin shumë mirë të gjitha festat, e dinin me shumë saktësi kur dhe në cilën ditë bie një festë e caktuar, sa ditë, javë apo muaj ka nga një festë në tjetrën. Studentët u njohën me disa nga traditat më të spikatura popullore bullgare duke i krahasuar me ato shqiptare.
Në datën 16 korrik referati i Prof. As. Dr. Raqi Bello ishte me temë: Historia e formimit të alfabetit bullgar – Gllagolik dhe Cirilik. Mbi 1100 vjet më parë Bullgaria dhe prijësit e saj e kuptuan rëndësinë e shkronjave dhe peshën e fjalës së shkruar. Dy alfabetet bullgare janë një moment i rëndësishëm në historinë e Bullgarisë dhe në botën sllave. Ato ndikuan në krijimin e gjuhës së parë letrare sllave, bullgarishtes së vjetër, e cila u bë gjuha e tretë klasike mesjetare evropiane. Nëpërmjet kësaj gjuhe u lëvrua dhe letërsia e vjetër bullgare, e cila hodhi themelet e një civilizimi të tretë në Evropë, krahas atij grek dhe latin, civilizimit të Ortodoksisë Sllavo-bullgare. Sot më shumë se 300 milionë njerëz në Evropë dhe Azi përdorin cirilikun si alfabetin e tyre. Përsëri falë Bullgarisë, që nga viti 2007 alfabeti cirilik bullgar u bë sistemi i tretë grafik i Bashkimit Evropian, krahas atij latin dhe grek.
Mjaft interesant për studentët ishte dhe referati me temë Dita e Verës në Shqipëri dhe Bullgari, i mbajtur nga Prof. Bello, ku ata patën rastin të njihen me traditat e festimit të Ditës së Verës në Shqipëri dhe Bullgari (në bullgarisht njihet si "Баба Марта", pra "Gjyshe Marta"), që është një ditë e veçantë festive për të dy vendet. Studentët u njohën dhe me simbolikën që ka kjo festë, me karakteristikat e përbashkëta dhe nuancat e ndryshme sipas vendeve.
Nga fusha e traditave të vjetra dhe interesante ishte edhe referati tjetër i Prof. Bellos me temë: Nestinarstvo – Rituali i ecjes mbi prush. Studentët u njohën me ritualin e vjetër të ecjes mbi prush, që ka rrënjë mijëra vjeçare dhe vazhdon të praktikohet edhe sot në disa zona të Bullgarisë. Që nga viti 2009 tradita Nestinarstvo është përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale Botërore të UNESCO-s.
Referati i ditës së premte, 19 korrik, ishte ai i Dr. Miranda Bello me temë: Trëndafili – Simboli i Bullgarisë. Studentët u njohën me „Luginën e trëndafilave“ që ndodhet në Bullgarinë Qendrore dhe i ka dhënë famën Bullgarisë si prodhuesi më i madh i vajit të trëndafilit, një vaj shumë i kërkuar në industrinë farmaceutike dhe atë të parfumerisë në botë. Trëndafili është kthyer në një nga simbolet e Bullgarisë. Studentët ndoqën dhe një film të shkurtër dokumentar kushtuar temës së referatit dhe kënduan së bashku këngën e bukur bullgare „Edna bëllgarska roza“ ("Një trëndafil bullgar").
Javën e fundit studentët do të përjetojnë ditë shumë interesante dhe emocionuese jashtë Tiranës për të cilat do t'ju tregojmë në ditët në vazhdim...
Foto: Raqi Bello
Përgatiti në shqip dhe pubikoi: Kostandina Bello
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..