Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me mjete evropiane Fondacioni “Kryengjëlli” u jep punë të rinjve pa prindër

Në “Autobiografinë” e shkrimtarit amerikan Mark Twain ka përshkruar nënën e tij ashtu: “Ajo kishte një trup të vogël, por zemrën e kishte të madhe – aq e madhe se në të gjente mikpritje dhe rehat çdo njeri në vuajtje dhe hare.” Këto fjalë janë të vlefshme edhe për Angelina Ivanovën – menaxhere e fondacionit “Kryengjëlli”, e cila shpeshherë heq vuajtjen e të tjerëve dhe u sjell ngushëllim. Projekti i fundit i fondacionit, i realizuar me ndihmën financiare të programit operativ evropian “Zhvillimi i resurseve njerëzore”, është një repart i rrobaqepësisë. Në të punojnë të rinj, të lënë nga prindërit e tyre, dhe të cilët janë rritur në internate. Kur janë të rritur, adoleshentët banojnë në banesa të posaçme për qëndrim të përkohshëm, derisa ta gjejnë rrugën e përshtatjes në jetë.

Fondacioni “Kryengjëlli”, duke përfituar nga mundësia e programit operativ për zhvillimin e resurseve njerëzore, krijoi eksperimentalisht një ndërmarrje sociale. Kjo është një formë e zënies në punë, e cila te ne po starton, derisa në vendet e tjera evropiane tashmë është bërë një traditë. Ndërmarrjet e tilla kanë një mision social – të hapin vende pune për njerëzit në gjendje të pabarabartë. Mjetet evropiane mbulojnë plotësisht masat e financimit të projektit, por paguhen pasi vlerësohet tërë zbatimi i tij. “Kandiduam për këtë projekt dhe ai startoi gjatë nëntorit të vitit 2009, thotë Angelina Ivanova. – Së pari zgjodhëm kandidatët dhe filluam t’i mësojmë brenda 10 muajve. Kjo u dha të rinjve njohuri dhe aftësi në disa zanate, njëri prej të cilave është rrobaqepësia. Adoleshentët marrin këshilla për këtë se si të zgjidhin çështjet e jetës, si të hanë në mënyrë të shëndetshme dhe si të vishen, po ashtu dhe si të komunikojnë me administratën.”

“Qëllimi i këtij projekti është që pas trajnimit të rinjtë të fillojnë punë me kontratë të përkohshme dhe të marrin rrogë. Ata mësojnë të kujdesin për veten e tyre, pa kërkuar ndihmë financiare nga dikush tjetër, shton Angelina Ivanova. – E gjitha kjo i çojë në mendjen për një banesë më vete. Pas përfundimit të kursit të trajnimit 10 mujor, të rinjtë dhanë një provim me shkrim dhe një me gojë. Ata, që i kaluan, aktualisht punojnë në repartin e rrobaqepësisë. Qepin linjën e krevatit – çarçafë, këllëfë jastëku, batanije.”

Projekti është në vlerë 340 mijë leva (170 mijë euro). Financimi i fondacionit përbën rreth 4% të vlerës. Të emëruarit të rinj në punë janë me kontrata 5 vjeçare. Kjo do të thotë se gjatë këtyre 5 vjetëve fondacioni do të japë mjetet e duhura, për të kryer veprimet e tij sipas grafikut. Dhe kështu derisa vijnë mjetet evropiane, me të cilat praktikisht kthehen shpenzimet e bëra. Një pjesë e këtyre të hollave sigurohen, duke shitur prodhimin e repartit të rrobaqepësisë në rrjetin tregtar. Ndër klientët janë edhe disa institucione sociale, financimi i të cilave bëhet nga buxheti. Shpeshherë ato nuk i kanë mjetet dhe nuk mund të paguajnë detyrimet e tyre. D.m.th. nuk ka të holla, por duhet t’ua paguhen rrogat të rinjve pa prindër. Atëherë Angelina Ivanova merr rolin e nënës së kujdesshme.

“Në projekt është parashikuar që rregullimi i rrogave, të cilat fondacioni duhet t’u paguajë këtyre punëtorëve, varet nga shitjet. Po fondacioni t’i besonte vetëm shitjes, kjo do të thoshte se këta persona nuk do të merrnin asnjë rrogë. Të rinjtë nuk kanë të ardhura të tjera. Në qendrat për vendosje të përkohshme marrin vetëm një dhomë me një shtrat. Për gjithçka tjetër duhet të kujdesen vetë. Shumë prej tyre punojnë suplementarisht në dyqanet ushqimore, ku ndonjëherë një pjesë e shpërblimit jepet në natyrë.”

Angelina Ivanova tregon se nuk janë të rralla rastet, kur të rinjtë i kërkojnë para, për të blerë këpucë dimërore, sepse e vetmja palë është grisur, kurse të hollat nga rroga nuk u kanë mjaftuar deri në fund të muajit. Adoleshentët, të tërhequr nga bota përreth, duan ta njohin sa shpejti, prandaj edhe parat e xhepit i shpenzojnë shpejt.

Të krijosh një ndërmarrje sociale nuk është punë e lehtë, e bindur është Angelina Ivanova. “Kur programi startoi, ne, kandidatët nga Bullgaria, ishim nën 40, ndërsa ata për programet e tjera tejkaluan 500. Këto shifra tregojnë se njerëzit kuptojnë vështirësinë e zbatimit të këtyre projekteve, edhe sa të duhura të jenë ata për shoqërinë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD