Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shëtitje pranverore nëpër malin Vitosha

Foto: imagesfrombulgaria.com
Nuk ka një katalog turistik për Sofjen, në të cilin të mos t’i kushtohet një vend qendror malit Vitosha. Ai gjendet në rreth 20 minuta nga qendra e qytetit, por prej kohe është kthyer në një pjesë nga kryeqyteti bullgar. Gjatë ditëve të pushimit autobusët me itinerar deri në rrëzat e malit Vitosha janë plot me njerëz. Gjatë periudhës së dimrit drejtohen dhe shumë makina, nga të cilat dalin ski me përmasa nga më të ndryshmet. Kurse gjatë pranverës është e mjaftueshme që njeriu të niset drejt malit vetëm me gjendjen e vet të mirë shpirtërore. Nuk është i domosdoshëm asnjëfarë ekipi të posaçëm. Ka kryeqytetas të cilët nuk mund të përfytyrojnë ditën e shtunë dhe të diel pa një shëtitje nëpër malin Vitosha. Secili mund të zgjedh itinerarin më të përshtatshëm për veten e vet dhe në mbrëmje të kthehet në shtëpi i freskuar nga ajri malor dhe me përshtypje të shumta nga pamjet e bukura.

Itineraret për shëtitjet e turistëve midis vendpushimeve të veçanta dhe kureshtjeve natyrore janë me gjatësi të ndryshme. Për disa prej tyre është e domosdoshme të ndahen nga disa orë, kurse për të tjerë mund të arrijnë dhe rreth 50 minuta ecje me këmbë. Vizitues të shpeshtë të malit janë dhe adhuruesit e turizmit shpellor. Këtu gjendet një nga shpellat më të mëdha në Bullgari – Duhllata. Por ka dhe shpella të tjera, për të cilat meriton përpjekja të shkohet deri tek to.

© Foto: BGNES

Kisha e Bojanës “Shën Nikola dhe Shën Pantelejmon”

Momçill Cvetanov nga byroja “Radecki” tregon për një vend kureshtar: “Shumë interesante është shpella “Zhivata voda” (Uji i gjallë) dhe burimi karstik i cili mban të njëjtin emër. Dikur në këtë burim ka pasur çezmë me katër vende për të pirë ujë. Kureshtarja është, se uji është derdhur sa nga njëra brimë sa nga tjetra. Prandaj njerëzit kanë thënë se uji sikur është i gjallë. Burimi i përngjan një koke të madhe të një Kuçedre, nga goja e së cilës derdhet uji i akullt.”

Një shëtitje pranverore nëpër Vitosha mund t’i nxjerrë adhuruesit e natyrës dhe deri tek manastiri i Dragalevcit. Ai gjendet vetëm në 3 kilometra nga lagja e Sofjes – Dragalevci, në rrëzat e malit Vitosha. Këtu njeriu mund të zhytet në atmosferën historike të Bullgarisë mesjetare, pasi së cilës të vazhdojë përsëri nëpër rrugët e Vitoshës dhe të drejtohet te një lagje tjetër e kryeqytetit – Bojana. Kisha e Bojanës e njohur me mbishkrimet e veta murale është e shpallur nga UNESKO-ja për një objekt të një trashëgimie kulturore dhe natyrore Botërore. Akoma disa orë ecje me këmbë dhe udhëtari do të drejtohet përpara njërës nga pamjet më magjepsëse të malit Vitosha – ujëvara e Bojanës, uji i së cilës bie nga një lartësi 30 metrash. Këtu më bukur dhe më këndshëm është gjatë periudhës së pranverës.

© Foto: imagesfrombulgaria.com

Pamje ndaj majës Çerni vrëh (2290 m)

Kurse pika më e lartë e Vitoshës është Çerni vrëh (Maja e zezë). Lartësia është 2290 metra. Pjesa më e madhe e adhuruesve të pasionuar të maleve dhe turistët e rregullt të malit Vitosha e kanë ngjitur dhe janë kënaqur nga pamja, e cila zbulohet ndaj fushës së gjerë të Sofjes. Momçill Cvetanov na tregon edhe një anë të Vitoshës, të cilën mund ta zbulojmë si gjatë dimrit, ashtu dhe gjatë pranverës:

“Ka dhe një vend tjetër, i cili është po kështu shumë i njohur dhe është pikë-dalja për tu ngjitur në majën Çerni vrëh. Ky është rajoni i kompleksit turistik Shtastliveca. Në të gjendet pjesa bazë nga ski pistat në malin Vitosha. Pista ka dhe nga ana tjetër e malit – ajo veriperëndimore. Ky është rajoni i ski-qendrës Konjarnika. Këtu ka dhe shumë vende të këndshme për shëtitje. Njeriu mund të shijojë natyrën duke shëtitur dhe duke soditur pamjen e vilave të vogla dhe komode dhe pyjeve të bukura halore.”

© Foto: BGNES

Muzeu i ariut

Një shëtitje pranverore nëpër malin Vitosha mund të dalë e përshtatshme dhe për këta të cilët duan të mësojnë më shumë për botën piktoreske në mal. Të tre muzetë, e krijuara gjatë viteve të fundit – të ariut, të kukuvajkës dhe të kalit të ujit, janë një vend shumë i përshtatshëm për adhuruesit më të vegjël të natyrës. Vetë ndërtesat e muzeve midis pemëve janë sikurse të nxjerra nga ilustrimet e përrallave për fëmijë. Kjo është një nga gjërat, të cilat e bëjnë malin të përshtatshëm për çdo moshë. Secili mundet vet të zgjedh itinerarin për shëtitjen e vet pranverore nëpër malin Vitosha.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mrekulli e ujit shërues mbledh mijëra njerëz në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad

Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..

botuar më 24-05-05 2.56.MD
fshati Momçillovci

Momçillovci - fshati me 30 kishëza, tërheq pelegrinët nga vendi dhe jashtë

Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..

botuar më 24-05-04 1.57.MD
Biblioteka Rajonale

Turne verore më këmbë organizohen në qytetin Ruse

Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...

botuar më 24-05-04 7.10.PD