Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arti si një mjet i ndërtimit të karakterit dhe dinjitetit te fëmijët

Edhe të mos jetë psikolog profesional, njeriu vështrues, duke qenë ndër një grup fëmijësh, lehtësisht mund të kuptojë se cilët prej tyre janë më të druajtur dhe bëhen merak, dhe cilët veprojnë në mënyrë të pavarur dhe me guxim më të madh. Shpeshherë ndodh se një fëmijë, i cili është pa dinjitet, të mos zhvillojë talentin e tij të lindur. Por ka edhe shembuj, që tregojnë se si një ditë vajza apo djali i turpshëm, tashmë të pjekur, shfaqen talentin e tyre të fshehur gjatë fëmijërisë. Arsyeja për këtë metamorfozë mund të jetë një kontakt me artin që nga mosha e vogël. Në Bullgari ekzistojnë shumë shkolla të specializuara, në të cilat fëmijët, kur ende janë të vegjël, kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike. Bëhet fjalë për shkollat e artit – ka për pikturim, për muzikë dhe balet, ku fëmijët regjistrohen sipas interesave individualë. Prej një viti e gjysmë në Sofje ka një shkollë për talente, ku kurset mësimore janë të ndara sipas moshës – një klasë për fëmijët e moshës nga 6 deri në 9 vjeç dhe tjetër – për adoleshentët e moshës nga 13 deri në 18 vjeç. Drejtori Daniell Angellov, i cili është aktor në Teatrin Kombëtar, e vlerëson shkollën si një vend sintetik i artit sipas modelit amerikan.

“Këtu mësohen mjeshtëri aktori, balet, valle popullore dhe moderne – thotë drejtori. – Në mësimin e muzikës punohet mbi zhvillimin e cilësive të zërit. Fëmijët mësojnë se si bëhet televizion, si shkrihet skenari etj. Koncepti i shkollës përbëhet në idenë se një artist duhet të bëjë gjithçka. Edhe duke përgatitur për një degë të caktuar, ai duhet të jetë një dijeni për të gjitha proceset artistike. Unë si aktor e di se artisti i mirë duhet të lëvizë, të kërcejë, të këndojë dhe t’i bjerë ndonjë instrumenti në skenë. Ka rëndësi që t’i njohësh punën e shkrimit të skenarit dhe punën me kamerën dhe mikrofonin deri në hollësi.”
Daniell Angellovi tregon se qëllimi i shkollës për talente nuk është thjeshtë një mësim në zanatin e aktorit. Pedagogët e shkollës janë ndër aktorët dhe këngëtarët më të njohur bashkëkohorë, por duke punuar me fëmijët, ata marrin rolin e psikologëve. Dëshira e tyre nuk është vetëm të njohin të vegjlit me botën e artit, por edhe t’i bëjnë personalitete me dinjitet dhe karakter të fortë.

“Motivimi im është që përmes artit fëmijët të bëhen më të lirë dhe më të guximshëm – pohon drejtori. – Duam të shohim një brez të ri, i cili të ketë guximin të jetë më i ndryshëm. Ne nuk kemi për qëllim që të gjithë nxënësit tanë të bëhen artistë. Një ditë ata mund të jenë politikanë, biznesmenë, drejtorë.”

Shumë fëmijë, të cilët duke kaluar pragun e shkollës, kanë qenë të hutuar dhe të trembur, disa muaj pasi kanë pasur kontakt me artin, morën atë vetëbesim, të duhur për të shfaqur karakterin e tyre, tregon aktori Angellov. Edhe të mos ketë psikologë profesionalë në shkollë, mësimet në art janë si mjet terapie. Fëmijët, prindërit e të cilëve janë divorcuar, këtu gjejnë përkrahje, dashuri dhe vëmendje. Shkolla është vendi, i cili krijon disiplinë, dhe largon të rinjtë nga tundimet e rrezikshme për moshën e tyre. Drejtori krenohet se disa fëmijë tashmë kanë marrë pjesë në produksione bullgare dhe të huaja kinematografike, duke pasur mundësinë të bëhen partnerë të aktorëve me famë botërore. Kjo u ka dhënë një dinjitet më të madh në këtë fushë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD