Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria me ambicie të shfrytëzojë krejtësisht fondet evropiane për infrastrukturë në mjedisin rrethues

Në kuadrin e periudhës buxhetore 2007-2013 të Komisionit Evropian, Bullgaria disponon me rreth 1,7 miliardë euro për investime në fushën e mjedisit rrethues – kryesisht depo për mbeturina, stacione spastruese të ujit dhe rrjete kanalizimi në qytetet. Në ndryshim nga fushat e tjera, përvetësimi i parave evropiane për infrastrukturë në mjedisin rrethues ka një veçori të rëndësishme – moskryerja e këtyre projekteve mund të çojë deri në sanksione për vendin tonë në lidhje me moskryerjen eventuale të angazhimeve të ndërmarra në lidhje me drejtimin e mbeturinave ose spastrimin e ujërave të zeza. Prandaj ka rëndësi më të madhe të përvetësimit të mjeteve evropiane pikërisht në këtë sferë – infrastruktura ekologjike.

Cila është situata? Në mesin e muajit shkurt të këtij viti projektet e financuara në kuadrin e Programit operativ “Mjedis rrethues”, ishin me vlerë 482 milionë euro, që përbën rreth 27% nga fondi i disponueshëm. Pas bllokimit të parave evropiane nga Komisioni Evropian gjatë vitit 2009 për mjedisin rrethues për shkak të parregullsive në shfrytëzimin e tyre, qeveria e partisë GERB e vonoi programin me një vit derisa të përgatisë programe të reja, ekonomikisht më efektive dhe me rregulla më të përshtatshme për përdorimin e këtyre parave.

Ministrja e mjedisit Nona Karaxhova mendon se gjatë këtij viti fare nuk është humbur kohë: “Besoj se kjo prapambetje 1 vjeçare për ridrejtimin e programit do të avancohet shpejt. Po i përqendrojmë përpjekjet tona drejt krijimit të kushteve për të ndihmuar bashkitë si gjatë anëtarësimit, ashtu dhe gjatë kryerjes së projekteve tanimë të miratuara. Këto janë projekte të mëdha të infrastrukturës, nuk bëhet fjalë për objekte të vogla standarde për nga 1-2 milionë leva, kurse baskitë nuk kanë përvojë në një ndërtim të tillë të ngjashëm të madh.”

Ministria e mjedisit dhe ujërave ka ambicion për 2-3 vjetët të cilat mbeten të avancojë krejtësisht prapambetjen. Në fushën e ndërtimit të depove regjionale për mbeturina, planet janë që deri në fund të vitit të tanishëm të drejtohen ftesa për anëtarësim dhe në disa të fundit nga përgjithësisht 23 rajonet të parashikuara për këtë. Depoja e parë nga programi tanimë po ndërtohet në rajonin e qytetit Bllagoevgrad. Përparim ka dhe mbi pjesën tjetër shumë të rëndësishme prej shpenzimeve – prej 1,2 miliardë euro – për ndërtimin e rrjetit për kanalizim dhe stacionet për spastrimin e ujërave për qytezat me mbi 10 mijë banues. Pajisjet spastruese kanë nevojë për modernizim ose zgjerim. Aktualisht po realizohen 26 projekte të tilla, janë dhënë për t’u parë akoma 29 të tjera, kurse deri në fund të vitit pritet që numri i tyre të arrijë 50. Afati përfundimtar për anëtarësim në sektorin e ujërave është muaji shkurt i viti 2012, kurse për kryerjen e projekteve – viti 2014.

Pengu është i madh sepse afati për kryerje të angazhimeve të Bullgarisë sa i përket ndërtimit të stacioneve spastruese në qytetet me mbi 10 mijë banues përfundoi... në fund të vitit të kaluar. Bullgaria qetësohet me faktin se pjesa më e madhe e shteteve të reja në Bashkimin Evropian po kështu nuk i kryen këto angazhime të veta gjithë mbi një shkak të njëjtë – mungesa e një resursi financiar. Kjo tanimë po kuptohet nga Komisioni Evropian i cili tregon kuptimin e nevojshëm mbi çështjen dhe tani për tani nuk nxiton të imponojë sanksione. Financimi i lëshuar Bullgarisë për sektorin ujor prej 1,7 miliardë euro deri në vitin 2013 është vetëm një pjesë e vogël nga të nevojshmit midis 5 dhe 7 miliardë euro për kryerjen e angazhimeve tona mbi spastrimin e ujërave të zeza të qytetit në qytetet me mbi 2 mijë banues, afati i të cilëve do të vijë në fund të vitit 2014. Zëvendësministrja e mjedisit Ivelina Vasileva, e cila përgjigjet për projektet evropiane beson se në qoftë se Bullgaria tregon një vullnet të mirë dhe përshpejton kryerjen e këtyre projekteve, Komisioni Evropian do ta vlerësojë këtë dhe Bullgaria do t’u shmanget sanksioneve.
“Gjatë ekzistencës së një programi të qartë, të një plan-grafiku dhe të një vullneti të dëshmuar të kryejmë angazhimet tona mendoj se, do të takojmë dhe kuptimin përkatës nga ana e Komisionit Evropian”, mendon zonja Vasileva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD