Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Europoli vlerëson lart punën e shërbimeve policore bullgare

“Duke bashkëpunuar me autoritetet bullgare ne kemi për qëllim të asgjësojmë këtë formim kaceri – krimin e organizuar, si në Bullgari, ashtu dhe në tërë regjionin.” – deklaroi drejtori i Europolit Rob Uejnrajt gjatë vizitës së tij në Bullgari.
Foto: BGNES
“Ka shumë ndryshime pozitive gjatë dy viteve të fundit në luftimin e kriminalitetit të organizuar në Bullgari.” Ky është mendimi i zotit Rob Uejnrajt, drejtori i Europolit, i cili ishte për një vizitë në vendin tonë. Shkaku konkret për vizitën e tij ishte zhvillimi në fund të javës së kaluar i një aksioni të suksesshëm policor në bashkëpunim me Europolin, në të cilin u kapën 200 000 euro të falsifikuara. Bankënotat e falsifikuara ishin destinuar për vendet nga BE-ja. Operacioni i specializuar, i njohur me emrin “Euroja”, është përgatitur disa muaj. Agjencia policore evropiane u ka dhënë autoriteteve bullgare përkrahje financiare për operacionin dhe një ekspertizë. Aktualisht te ne ka ekspertë nga Europoli, të cilët vazhdojnë të punojnë bashkë me kolegët e tyre bullgarë.

“Vendosa të udhëtoj bashkë me ekipin tim, që ta siguroj përsëri ministrin bullgar të punëve të brendshme Cvetan Cvetanov se gjithmonë mund të shpresojë te përkrahja e Europolit, që të mund të luftojmë së bashku kundër kriminalitetit të organizuar, tha Uejnrajti. – Ka shumë ndryshime pozitive gjatë dy viteve të fundit në luftimin e kriminalitetit të organizuar në Bullgari. Kjo është në saje të përpjekjeve të kryeministrit dhe të ministrit të punëve të brendshme të Bullgarisë Cvetan Cvetanov, të cilët gjatë këtyre dy viteve dërgonin mesazhe të qarta se janë të gatshëm të luftojnë kundër kriminalitetit. Kemi punuar mbi shumë operacione të suksesshme bashkë me autoritetet kombëtare të Bullgarisë. Operacioni i sotëm është shembulli i radhës i këtij bashkëpunimi të suksesshëm ndërkombëtar. Diskutuam me kryeministrin dhe me ministrin Cvetanov se si bashkëpunimi ynë mund të jetë edhe më i suksesshëm edhe në të ardhmen. Informacioni operativ dhe vlerësimi i rreziqeve nga krimi i organizuar në nivel BE, të paraqitura nga autoritetet bullgare, kanë një cilësi shumë të lartë dhe ndoshta janë prej më të mirave në Evropë. Në saje të informacionit operativ, të paraqitur nga shërbimet policore bullgare, tashmë kemi një përfytyrim shumë të mirë për krimin e organizuar në këtë shtet dhe në regjion. Duke bashkëpunuar me autoritetet bullgare ne kemi për qëllim të asgjësojmë këtë formim kaceri – krimin e organizuar, si në Bullgari, ashtu dhe në tërë regjionin.”

Europoli punon mbi gjithsej 20 projekte të mëdha operative për luftimin e kriminalitetit të organizuar në Evropë. Shërbimet policore bullgare bashkëpunojnë me agjencinë evropiane mbi shumicën e tyre, njoftoi Rob Uejnrajt. “Është shumë e rëndësishme që sistemi gjyqësor dhe organet policore të punojnë së bashku në një ekip, që të fitojnë kundër kriminalitetit të organizuar” – vuri në dukje ai. Analizat e Europolit tregojnë se kriminaliteti i organizuar në Kontinentin e vjetër po ndryshohet, bëhet gjithnjë e më dinamik dhe është gërshetuar në ekonominë legjitime dhe jetën e njerëzve.

“Kemi problem me krimin e organizuar në tërë Evropën – tha gjithashtu drejtori i Europolit. – Para pak kohe përfunduam një studim të gjerë të rreziqeve nga krimi i organizuar në mbarë Evropën. Përfundimi është se sindikatat, të cilat merren me krimin e organizuar, bëhen gjithnjë e më të shkathëta, gjejnë gjithnjë e më shumë resurse dhe janë një sfidë gjithnjë e më e madhe për shërbimet në Evropë. Në raportin tonë, ne bëmë një mesazh ndaj të gjitha organizatave policore në Evropë, se duhet të jemi shumë të ashpra ndaj kriminalitetit të organizuar dhe të ndërmarrim masa të rrepta, që të fitojmë kundër këtyre sindikatave kriminale. Duke qenë shërbimi qendror policor i BE-së, Europoli ka angazhimin të ketë një rol kryesor në luftimin e kriminalitetit të organizuar në Evropë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD