“Mund të thuhet se kjo është vepër e diplomacisë bullgare – vazhdon historiani. – Gjithçka fillon me iniciativë të agjentit tonë diplomatik në Stamboll Ivan Stefanov Geshov, më vonë kaloi në duart e kryeministrit Aleksandër Malinov dhe kuptohet të Andrej Ljapçevit, i cili zhvilloi bisedimet me Turqinë. Desha të nënvizoj se fqinjët tanë Rumania dhe Serbia arritën pavarësinë e tyre si rezultat i pjesëmarrjes së tyre në Luftën ruso-turke në vitin 1877 – 1878, kurse ne e fituam pavarësinë tonë para se gjithash me mjete diplomatike, pa gjëmuar asnjë pushkë. Kjo më jep arsye për të përgënjeshtruar mitin se ne mund të lavdërohemi me beteja të suksesshme ushtarake, por dështojmë për shkak të diplomacisë sonë të keqe.”
Qeveria e Aleksandër Malinovit, viti 1908
Në periudhën 1912-1918 Bullgaria mori pjesë në tri luftëra, me qëllim bashkimin kombëtar me bashkatdhetarët tanë, të cilët mbetën jashtë kufijve të vendit. Dy prej tyre – Lufta ballkanike nga viti 1913 dhe Lufta e parë botërore, përfunduan me humbje për ne. “Diplomatët tanë nuk kanë faj se më 16 qershor të vitit 1913 me një urdhër me gojë të mbretit Ferdinad dhe të gjeneralit Mihaill Savov, filloi kjo luftë ballkanike” – shënon Ljudmill Spasov. Pas Luftës së parë botërore politika e jashtme bullgare udhëhiqej nga tri parime kryesore: paqe, neutralitet dhe paangazhim – dhe kështu deri në vitin 1941, kur Bullgaria u bashkua me Paktin trepalësh. Kjo politikë neutraliteti dha mundësi për një rimëkëmbje ekonomike dhe një përparim të shpejtë të vendit tonë. Sidomos e suksesshme është diplomacia gjatë udhëheqjes së Georgi Kjoseivanovit gjatë gjysmës së dytë të viteve 30. Ai është diplomat i karrierës, me një përvojë 28 vjeçare, kur bëhet kryeministër. Më 15 shkurt të vitit 1940 Georgi Kjoseivanov u detyrua të japë dorëheqje dhe vendin e tij e zuri Bogdan Fillov. “Për mua ky ndryshim është një gabim nga ana e mbretit Boris III, gabim ky i cili më vonë i kushtoi jetën – tha profesor Spasov dhe shtoi:
Georgi Kjoseivanov dhe Milan Stojadinoviç nënshkruan në Beograd paktin për miqësinë e përjetshme më 24.01.1937
“Kjoseivanov është një diplomat i madh. Ai ka të bëjë me momentet më të suksesshme të diplomacisë bullgare. Madje gjatë Luftës së dytë botërore, në vitin 1943, pas vdekjes së mbretit Boris, shumë prej politikanëve tanë ishin të mendimit se në saje të Kjoseivanovit Bullgaria mund t’i shmangej katastrofës, por tre vjet më parë Kjoseivanov u ndërrua si rezultat i një vendimi politik: Bullgaria duhej të angazhohej me Gjermaninë. Mirëpo desha të them se në atë kohe Bullgaria gjendej nën një presion të dyfishtë: nga ana e Hitlerit dhe nga ana e Stalinit. Hitler kërkonte që ajo të bashkohej me Paktin trepalësh, kurse Stalini ngulte këmbë për nënshkrimin e një pakti për ndihmë të ndërsjellë. Bullgaria gjendej para një zgjedhjeje të vështirë: kërcënimi nga komunizmi nga njëra anë, kurse nga ana tjetër – okupacioni gjerman. Kështu mbreti Boris mori vendim për ta braktisur politikën e neutralitetit dhe ta bashkojë Bullgarinë me Paktin trepalësh. Bogdan Fillov e nënshkroi protokollin në Vjenë më 1 mars 1941. Më 26 gusht të vitit 1944 ajo e rimëkëmbi përsëri politikën e neutralitetit, por koalicioni antihitlerist tashmë nuk i kishte besim.”
Më 5 shtator Bashkimi Sovjetik i shpalli luftë vendit, më 9 shtator pushtetin e mori qeveria e forcave të majta, e udhëhequr nga Kimon Georgiev. Bullgaria u përfshi në luftë në anën e koalicionit antihitlerist, mori pjesë në shpartallimin e ushtrisë gjermane. Në fund të librit të prof. Spasovit është përshkruar politika e jashtme e vendit në dhjetëvjeçarët e socializmit dhe pas ndryshimeve demokratike, përgatitja e Bullgarisë për anëtarësim në BE dhe NATO. Fotografitë në libër paraqesin momente shumë të rëndësishme në historinë bullgare dhe në atë evropiane, na njohin me personalitet, të cilat e kanë krijuar këtë histori.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..