Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Strategjia e re e Bankës Botërore për partneritet me Bullgarinë

“Për Bankën Botërore është një privilegj të vazhdojë partneritetin me Bullgarinë në rrugën e saj përpara në kuadër të BE-së” – komentoi drejtori i Bankës për Evropën Qendrore dhe vendet baltike Peter Harold.
Foto: BGNES

Bordi i drejtorëve i Bankës Botërore miratoi strategjinë e re e për partneritet me Bullgarinë, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Strategjia përfshin periudhën 2011-2013. Ajo parashikon një partneritet të ri dhe kompleks. Qëllimi është që Bullgaria të shfrytëzojë sa më shumë financim evropian. Banka do të ndihmojë me shërbime të konsultimit dhe analizës, të plotësuara me lëshim të huave për veprimtari që nuk u përgjigjen kërkesave për financim nga fondet evropiane ose nga institucionet evropiane.

“Për Bankën Botërore është një privilegj të vazhdojë partneritetin me Bullgarinë në rrugën e saj përpara në kuadër të BE-së – komentoi drejtori i Bankës për Evropën Qendrore dhe vendet baltike Peter Harold. – Bullgaria përjetoi një dekadë të rritjes ekonomike, por kriza financiare globale kishte një ndikim serioz në vend. Tani ekonomia bullgare është në proces rimëkëmbjeje, i cili zhvillohet mirë dhe përvijon perspektiva pozitive. Ne do të përdorim përvojën e Bullgarisë dhe do t’i aplikojmë konkluzionet në vende të tjera”, shtoi Peter Harold.

Partneriteti me Bankën Botërore u bazohet prioriteteve të përvijuara në një program kombëtar për zhvillim deri në vitin 2020, dhe ato janë pikërisht: përmirësimi i infrastrukturës, krijimi i një mjedisi më të mirë për biznesin dhe forcimi i mirëbesimit ndaj institucioneve shtetërore. Mbështetja e Bankës Botërore përfshin analiza dhe konsultime në fushën e infrastrukturës rrugore dhe ujore, përmirësim të mjedisit për biznes, forcim të administratës dhe financave publike, ndihmë për zhvillimin e gjelbër dhe për efektivitetin energjetik, mbështetje për zhvillimin e transportit hekurudhor, arsimit dhe përfshirjes sociale të grupeve më të prekshme, më tepër romët. Një nga fushat, ku do të drejtohet mbështetja financiare e Bankës Botërore sivjet është modernizimi i sektorit hekurudhor. Kjo do të bëhet nëpërmjet lëshimit të tri huave prej 80 milionë eurove secila. Me mbështetjen financiare të bankës me vëllim 70 milionë euro do të realizohet rehabilitimi i infrastrukturës hekurudhore. Mjetet do të përdoren për pajisje bashkëkohore dhe teknikë për mbajtje.

Ky është vetëm njëri prej shembujve për partneritetin e ardhëm të bankës Botërore me Bullgarinë. Ja dhe disa fakte për bashkëpunimin e deritanishëm. Vëllimi i përgjithshëm i mbështetjes financiare për vendin tonë gjatë të njëzet vjetëve të fundit është afro 4 miliardë dollarë amerikanë. Mbi 700 000 veta shfrytëzuan përmirësimin e mikro-infrastrukturës sociale dhe punësisë. Projekti për reformë të administratës bullgare të të ardhurave kontribuoi për mbledhjen më efektive të tatimeve dhe sigurimeve sociale me 4,6% të PBB-së nga viti 2002 deri në vitin 2008. Kjo është rritja më e madhe e të ardhurave ndër vendet anëtare të reja të BE-së. Koha për regjistrimin e një prone të patundshme dhe një hipoteke u pakësua nga shtatë në një ditë. Ka dhe shumë shembuj të tjerë. Ata janë një pjesë e praktikës së mirë të partneritetit midis Bankës Botërore dhe Bullgarisë, i cili do të zhvillohet në perspektivë.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

Sipas informacionit dhe materialëve të Agjencisë Telegrafike Bullgare dhe të Përfaqësisë së Bankës Botërore në Sofje


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD