Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Futbollistët e “Litex”-it për herë të katërt ngritën Kupën e Kamionëve të Bullgarisë
Foto: BGNES
Skuadra e volejbollit e Bullgarisë për meshkuj startoi në Ligën Botërore me një humbje dhe me një fitore kundër Gjermanisë. Në Pallatin e Kulturës dhe Sportit në Varna Kombëtarja humbi ndeshjen e parë me 2:3 seta kundër volejbollistëve gjermanë, por të dielën korrën fitore me 3:2 seta. Kështu pas raundit të parë të Ligës Botërore të dyja skuadra kanë nga tri pika. Në krye të klasifikimit në grup doli Rusia me 6 pikë, pasi shënoi dy fitore kundër skuadrës së Japonisë me 3:0 dhe 3:1 seta.

Gjimnastja bullgare Sillvia Miteva fitoi medaljen e bronztë për fjongo në finalet e veglave të veçanta në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike në Minsk, Bjellorusi. Bullgarja zuri vendin e pestë në rreth dhe shishe dhe të gjashtin në top. Rusja Evgenia Kaneva fitoi medaljen e artë për fjongo dhe rreth, ndërsa Ljubov Carkashina nga Bjellorusia u bë kampionate evropiane për shishe dhe top.

Skuadra futbollistike “Litex” përfundoi 0:0 në ndeshjen jo të rëndësishme për klasifikimin në grupin “A”. Pasi u zhvillua ndeshja, futbollistët e qytetit Loveç morën kupën dhe medaljet e arta për titullin e katërt të kampionit në historinë e klubit. Kështu skuadra do të përfaqësojë Bullgarinë në Ligën e Kampionëve gjatë stinës së re. Skuadrat “Levski” dhe CSKA-ja u ndanë vendet e dytë dhe të tretë. Futbollistët e CSKA-së fituan edhe Kupën e Bullgarisë pasi korrën fitore në ndeshjen finale kundër skuadrës “Slavia” me 1:0. Golin vendimtar e bëri Spas Delev në minutën e 39-të.

Mjeshtëri i golave në Ligën e Kamionëve dhe “Mançester Junajted” Dimitër Berbatov fitoi Këpucën e Artë. Titulli i posaçëm ua dha Berbatovit dhe yllit argjentinas të “Mançester Siti”-it Karlos Teves, të cilët përfunduan stinën me 20 gola. Po ashtu të dy futbollistët morën nga 20 000 lirë, të cilat duhet dhënë për qëllime bamirëse.

Basketbollistët e “Lukojl Akademik”-ut morën titullin e nëntë të radhës të Bullgarisë. Ata fituan me 3:0 seta kundër skuadrës “Levski”. Stinën e përfunduan, duke fituar edhe Kupën e Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Vilhelm Baltadxhian


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Todor Zelenkov

Todor Zelenkov: Për të kapërcyer konkurrencën botërore në mundje dore, duhet një vullnet i fortë dhe pak kokëfortësi

Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..

botuar më 24-12-18 7.35.PD
Karlos Nasar

Në Kampionatin e Bahreinit, Karlos Nasar u shpall peshëngritësi Nr. 1 në planet

Peshëngritësi bullgar Karlos Nasat fitoi një tjetër çmim prestigjioz të  Kampionatit Botëror të Peshëngritjes. Ai u emërua Peshëngritësi Nr. 1 në mesin e 232 pjesëmarrësve të garës në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Rekordi i tij botëror prej 405 kg në..

botuar më 24-12-16 1.12.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov u zgjodh nga tenistët profesionistë Sportsmani i Vitit

Në çmimet tradicionale të ATP-së në fund të vitit 2024, tenistët profesionistë e shpallën Grigor Dimitrov sportsman të vitit. Në sezonin e kaluar, tenisti bullgar shënoi 46 fitore dhe 18 humbje, duke fituar titullin në Brisbane dhe duke arritur në tri..

botuar më 24-12-15 9.10.MD