Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Policia bashkiake mbron rendin në kryeqytet

Foto: BGNES

Vjedhje xhepash, veprime rrugaçërie, vandalizëm... e gjithë kjo shkel rendin dhe shkakton shqetësime në kryeqytet. Për të ndaluar këto akte, të cilat dënohen sipas ligjit, që nga janari i këtij viti punon një sektor i ri pranë policisë, i cili gjithashtu përgjigjet edhe para bashkisë. Bëhet fjalë për “Policinë bashkiake” – “një strukturë, e ngjashme me atë që ekzistonte gjatë viteve të 90-të. Atëherë në të bënin pjesë gupe që mbronin parqet dhe lulishtet, vepronin kundër tregtisë së paligjshme dhe ruanin zonat, të cilat furnizojnë kryeqytetin me ujë të pijshëm. Sivjet u miratua ligji, sipas të cilit ky sektor policor tashmë mban përgjegjësi para bashkisë, duke punuar për respektimin e urdhëresave bashkiake, rendit dhe sigurisë. Sektorë të tillë ekzistojnë jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit”, sqaron koloneli Stefan Stefanov, kryetar i sektorit “Polici bashkiake” në Sofje.

“Sigurinë në kryeqytet e ruan jo vetëm policia bashkiake, por edhe autoritetet e policisë rajonale. Ne ndërhyjmë në raste, kur strukturat bashkiake hasin vështirësi me qytetarë që nuk respektojnë urdhëresat përkatëse të bashkisë. Nëpunësit tanë e kanë gatishmërinë të punojnë si për respektimin e këtyre urdhëresave, po ashtu edhe për çështjet e tjera, të lidhura me sigurinë – punën që zakonisht e bëjnë nëpunësit e rëndomtë të organeve të policisë rajonale. Aktualisht në sektorin “Polici bashkiake” ka 110 nëpunës policorë, të cilët janë të pajisur me pranga dhe shkopinj.Ata i bëjnë rojë bashkisë natë e ditë.”

© Foto: BGNES

Sipas të dhënave të policisë në zonat rreth shkollave, në të cilat ka kamera, kriminaliteti është zhdukur me 70-75%.

Një pjesë e rëndësishme e strategjisë për rritjen e rendit dhe sigurisë në kryeqytet është përfundimi i ndërtimit të sistemit bashkiak për mbikëqyrje video prej 24 orësh. Në të gradualisht do të përfshihen udhëkryqet, parqet, lulishtet, pazaret dhe nënkalimet kyçe. Në Sofje nën video mbikëqyrje është pjesa dërmuese e shkollave dhe kopshteve të fëmijëve, po ashtu dhe hapësirat rreth tyre. Sipas të dhënave të policisë në këto zona rreth shkollave, në të cilat ka kamera, kriminaliteti është zhdukur me 70-75%. Masat parandaluese japin rezultate, i bindur është koloneli Stefanov. Policia bashkiake angazhohet edhe me rojën e aktiviteteve masive, të organizuara nga bashkia.

© Foto: BGNES


“Tension ka kryesisht kur zhvillohen ndeshjet mes dy skuadrave futbollistike të Sofjes “Levski” dhe “CSKA-ja”, thotë z. Stefanov. – Tifozët nuk sillen mirë me njeri-tjetrin. Marrim pjesë edhe në rojën e ndeshjeve të tjera futbollistike, sepse atëherë shkeljet e rendit vërehen shpesh. Ka akte agresioni, por kohën e fundit përforcuam masat e sigurisë dhe para zhvillimit të ndeshjeve nuk lejohen truma të mëdha tifozësh nëpër qendrën e kryeqytetit.”

Sipas kolonelit Stefanov vërehet një periodicitet i caktuar te krimet. Në përgjithësi gjatë muajve të verës dhe në lidhje me mungesën e qytetarëve nga banesat e tyre shtohen grabitjet. Vera është stina kur xhepashët dhe mashtruesit, përfshirë edhe ata që merren me “shterjen” e parave nga kartat bankare, forcojnë veprimet e tyre.

“Për luftën kundër vjedhjes së xhepave ka një sektor të veçantë pranë Bashkisë së Kryeqytetit, thotë koloneli Stefanov. – Këta janë nëpunës civilë të policisë, puna e të cilëve lidhet pikërisht me ndjekjen e grupeve kriminale. Gjatë viteve të fundit rastet e vjedhjes së xhepave realisht janë pakësuar, duke marrë parasysh se një pjesë prej autorëve u larguan nga vendi për të kërkuar punë jashtë. Prandaj nëpunësit policorë nga Drejtoria e Kryeqytetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dërgohen me shërbim në këto qytete jashtë vendit, për të bashkëpunuar me kolegët e tyre atje.”

Nëpunësit e “Policisë bashkiake” punojnë së bashku me Agjencinë për mbrojtjen e fëmijëve dhe respektimin e ligjit, i cili ndalon eksploatimin e fëmijëve dhe veçantisht atyre që enden dhe lypin. Në saje të këtij bashkëpunimi, aktet kriminale janë zvogëluar në minimum. Disa prej fëmijëve lypës në rrugët e kryeqytetit janë marrë nga prindërit e tyre pa skrupuj. Pjesë tjetër e fëmijëve është vendosur përkohësisht në shtëpi sociale ose familje strehuese. Sipas kolonelit Stefanov problemet, të cilat hasin nëpunësit e sektorit “Polici bashkiake” dhe kolegët e tyre nga organet e policisë rajonale, padyshim nuk janë pak, sepse mbajnë rendin dhe sigurinë në qytetin me kriminalitet më të madh në Bullgari – Sofje. “Do të kemi vështirësi të mësojmë njerëzit të respektojnë rregullatoret. Kam përvojë dhe e di se përpara qytetarët shkelës reagonin me qetësi ndaj përpilimit të aktit. Mbase për shkak të krizës financiare njerëzit janë bërë më nervozë dhe agresivë. Nëpunësit tanë ndjekin rendin në transportin rrugor – tramvajet, autobusët, dhe metroja. Ka udhëtarë që nuk duan të respektojnë rregullat e mjetit përkatës të transportit. E mira është se deri sot nuk kemi pasur probleme serioze”, shton z. Stefanov.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD