Tani vonë në fshatin Krasen, që ndodhet afër portit danubian Ruse, u zhvillua ndoshta i vetmi në Evropë festival i kërpudhave. Për vit të dytë të radhës prodhues vendës të kërpudhave treguan atje prodhimin e tyre të shijshëm. Aktiviteti shoqërohej dhe me një ekspozitë kulinare të gjellëve prej kërpudhash. Kryetarja e Bashkisë së Ivanovos, ku përfshihet dhe fshati Krasen, ka ambicien që vitin tjetër festivali të bëhet ndërkombëtar.
Pse pikërisht fshati Krasen përgatitet të bëhet kryeqyteti evropian i kërpudhave? Sepse pikërisht atje ndodhet uzina më e madhe për rritje dhe përpunim të kërpudhës më të përhapur që kultivohet në Bullgari – Agaricus bisporus. Uzina u krijua gjatë vitit 1964 me përshtatjen e 9 shpellave vendëse me sipërfaqe të përgjithshme 14 mijë metra katrorë, të cilat deri atëherë përdoreshin për nxjerrje të gurit gëlqeror. Temperatura në shpella lejon që ato të përdoren për rritje të kërpudhave 10 muaj në vit. Që të kapërcehet kjo pengesë, u shtuan 14 vende industriale për kultivim të kërpudhave me prodhim gjatë tërë vitit.
Dikur në ndërmarrje punonin afro 300 veta, sot kriza e ka reduktuar numrin e tyre në 75. Kurse prodhimi u ul përgjysmë. Dy vjet më parë, domethënë para krizës, në ndërmarrje kishte 120 punonjës. Mesatarisht për një ditë prodhoheshin afro tre tonë kërpudha të varietetit Agaricus bisporus. Kurse disa ditë prodhueshmëria arrinte deri në 10 tonë kërpudha. Në periudha të tilla emëronim punonjës suplementarë me kontrata të përkohshme, kujton drejtori i uzinës Svetoslav Stojanov. Një pjesë e madhe e prodhimit të uzinës eksportohet në vendet fqinja – më tepër në Rumani dhe Greqi. Ndërmarrja krenohet me disa ekzemplare me peshë dy kilogramë. Prodhuesit pohojnë se mund të rritin dhe kërpudha më të mëdha, por duke e tejkaluar këtë peshë, kërpudhat deformohen dhe nuk preferohen nga konsumatorët.
Pse sot prodhueshmëria është kaq e ulur? Shkaku kryesor është kriza, e cila pakësoi si konsumin vendës, ashtu edhe porositjet për eksport. Një shkak tjetër është shtesa e çmimit që vihet nga tregtarët, e cila e shtrenjton shumë kërpudhën. Nga ana tjetër u rrit importi i kërpudhave nga Polonia, të cilat janë me çmime më të ulëta dhe përkatësisht preferohen nga blerësit.
Dikur uzina në Krasen prodhonte dhe konserva mishi. Tani prodhimi shoqërues është komposti, i cili është një miks i plehut të zogjve dhe i kashtës, i cili në kamera të posaçme ngrohet deri në një temperaturë të caktuar, e cila lejon të fillojë fermentimi. Pikërisht në këtë kompost vihet miceli për kultivimin e kërpudhave. Uzina në Krasen eksporton një pjesë të kompostit të prodhuar në Maqedoni dhe Rumani. Furnizon dhe prodhuesit e kërpudhave në rajone të ndryshme të vendit. Uzina ka një marrëveshje me këta prodhues të blejë prodhimin e tyre të pashitur dhe ta përpunojë.
Duke folur për kërpudha, le të rikujtojmë se Bullgaria është një vend shumë i pasur me kërpudha të egra. Vendi ynë është ndër eksportuesit më të mëdhenj në Evropë të njërës prej kërpudhave më të shijshme në botë – Boletus edulis. Te ne mblidhen midis 5 e 8 tonave kërpudha të egra të llojeve të ndryshme.
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..