Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java kombëtare e dhurimit

“Një pjesëz prej ty mund të jetë për dikë tërë bota” – kjo është motoja e Javës kombëtare të dhurimit, e cila zhvillohet me partneritetin e Radios Kombëtare Bullgare. Aktiviteti organizohet për herë të parë nga Ministria e Shëndetësisë, Agjencia Ekzekutive e Transplantimeve, Organizata Kombëtare e Pacientëve dhe Bashkimi i Pacientëve me Transplantime. Java filloi me prezantimin e drejtorit të ri të Agjencisë Ekzekutive të Transplantimeve. Përfaqësuesit e organizatave të pacientëve shprehën shpresën se ai do të kryejë më mirë punën e shpërndarjes së mjeteve të lëshuara nga buxheti për transplantime tek ne dhe jashtë shtetit. Sipas të dhënave të Bashkimit të Pacientëve me Transplantime, pacientët që trajtohen me hemodializë janë 2600. Ata që kanë nevojë për transplantim të veshkës janë mbi 800. Në listën e njerëzve që presin për transplantim ka pacientë me sëmundje të zemrës, të mëlçisë, të mushkërive, të syve. Në Bullgari kryhen shumica e operacioneve të transplantimit të organeve, indeve dhe qelizave. Po të ketë nevojë, mund të dërgohen pacientë për mjekim jashtë shtetit. Dhe megjithëse ekziston një legjislacion i mirë, ka specialistë të shkëlqyer – mjekë dhe kirurgë, problemet janë të shumta dhe më tepër numri i vogël i donatorëve në Bullgari.

“Shkaku kryesor për këtë është psikologjia kombëtare e bullgarëve, besimet religjioze, mentaliteti – shpjegon d-r Stanimir Hasërxhiev, kryetar i Organizatës Kombëtare të Pacientëve. – Kështu që kemi shumë punë – edhe institucionet, edhe mediat, edhe organizatat e pacientëve, për të ndryshuar këtë qëndrim dhe bullgarët ta pranojnë dhurimin si një pjesë normale të jetës.”

Ky është dhe qëllimi i Javës kombëtare të dhurimit: “Do të përhapim informatë për këtë se çfarë përbën transplantimi, sa lloje transplantimesh ekzistojnë, kush ka nevojë për transplantim – vazhdon d-r Hasërxhiev. – Gjithashtu kush mund të bëhet donator dhe si dhurimi shpëton jetët njerëzore. Këtë informacion e përfshimë në një libër të vogël, të cilin e shtypëm në 100 000 ekzemplare dhe vullnetarë nga Organizata Kombëtare e Pacientëve morën angazhimin ta përhapin në tërë vendin. Qëllimi ynë është që ideja e dhurimit të bëhet më e qartë dhe më e afërt për bullgarin. Në kuadër të Javës kombëtare të dhurimit do të mbahet një leksion në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Sofje. Do të rinovojmë dhe Kopshtin e Donatorëve, i cili u krijua para disa muajve në Sofje. Java do të përfundojë me një ndeshje futbollistike me pjesëmarrjen e mjekëve, pacientëve me transplantime dhe futbollistëve profesionalë.”

Një ditë pas mbarimit të Javës kombëtare të dhurimit nga Bullgaria për në Gjoteborg do të niset skuadra jonë kombëtare, e cila do ta përfaqësojë Bullgarinë në Lojërat botërore të pacientëve me transplantime. Ndër pjesëmarrësit janë dhe tre fëmijë me transplantime të zemrës, mëlçisë dhe veshkës. “Pjesëmarrja në këto lojëra është një fitore e jetës ndaj vdekjes. Një provë se shpirti i njeriut dhe uniteti i njerëzve janë të aftë të fitojnë betejat më të rënda jetësore!” – tha Stojanka Ananieva, kryetare e Bashkimit të Pacientëve me Transplantime.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD