Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konkursi ndërkombëtar për pianistë dhe violinistë “Panço Vlladigerov”

Fituesit e konkursit “Panço Vlladigerov”. Majtas - Damjana Ivanova, e cila mori çmimin e parë te violinistët
Foto: shum.bg
Në konkurs morën pjesë talente e reja nga 20 vende, të cilat vijnë Bullgari, pasi kanë dëgjuar muzikën e kompozitorit e shquar bullgar Panço Vlladigerov, interpretojnë pjesët e detyrueshme dhe shpeshherë kërkojnë nga specialistët nota të interpretimeve të tij.

Mes pianistëve Nikollaj Shallamovi nga Rusia u dallua me çmimin e madh, ndërsa Xhi Hun Xhën nga Koreja dhe Nikaollaj Medvedevi u kurorëzuan me çmimin e dytë dhe të tretë. Ndër violinistët çmimin e parë e mori bullgarja Damjana Ivanova, ndërsa çmimet e tjera u ndanë mes Iva Miletiç-it nga Serbia dhe Daniala Shterevës nga Bullgaria.
Violinistja dhe pedagogia e njohur ruse Roza Fajin, anëtare e jurisë, tha se violinistët e rinj i besojnë specialistët, sepse e dinë se do të japin vlerësimin e tyre të drejtë. Zonja Fajin pohoi se si përpara edhe tani ka marrë vendimin e saktë, duke shtuar se Bullgaria i pëlqen shumë dhe vjen në vend me kënaqësi.

Po të klikoni mbi ikonën AUDIO, do të mësoni hollësirat rreth edicionit të pestë të Konkursit ndërkombëtar për pianistë dhe violinistë “Panço Vlladigerov”, i cili mbahet çdo katër vite që nga 1986 në qytetin Shumen, Bullgari Veriore.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD
Керана и космонавтите

"Kaq mundem"

Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..

botuar më 24-07-17 1.25.MD