Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasuria e shpendëve në Bullgari

Shqiponja mbretërore
Foto: BGNES
Nga të gjithë tingujt në natyrë sikur më të këndshëm janë ata të shpendëve. Kënaqemi nga kënga e shpendëve, e cila ende mund të dëgjohet nga dritaret tona, madje në qytetin e madh. Shpendët janë të pranishëm në jetën tonë të përditshme, të fshehur nganjëherë në pemët e parkut të afërt. Sipas doktor Petër Jankovit nga Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve, deri tani në Bullgari janë regjistruar rreth 420 lloje shpendësh. Në krahasim me numrin e përgjithshëm të llojeve të shpendëve në Evropë, ku ai është 850-870, në Bullgari bëjnë fole pothuaj gjysma e shpendëve të Kontinentit të vjetër. Shkaku për këtë pasuri të madhe shpendësh te ne sipas ornitologut u detyrohet faktorëve të ndryshëm, njëri prej të cilëve është gjendja gjeografike e vendit tonë. Ne disponojmë si bregdet, ashtu dhe male të larta. Gjendemi midis Evropës dhe Azisë dhe jemi shumë afër pjesës aziatike të Palearktikës Perëndimore. Shkaku tjetër është natyra jonë relativisht e ruajtur:

“Shpendët më të vlershëm janë ata, që takohen më shumë në natyrë – shënon doktor Petër Jankov. – Këta shpendë formojnë mjedisin tonë ekologjik, nga i cili varet vetë ekzistenca e njeriut. Shumë të rëndësishëm janë ajri i pastër dhe kushtet e favorshme të jetesës. Shpendët janë shumë të rëndësishëm dhe për ekzistencën dhe funksionimin e tërësishëm të sistemeve ekologjike. Nga pikëpamja e turizmit ornitologjik interes më të madh përbëjnë shpendët, të cilët takohen vetëm në këtë pjesë të Evropës. Njerëzit, të cilët e kanë si hobby vëzhgimin e llojeve interesante të shpendëve, mund të kënaqen në Bullgari nga disa lloje shkabash dhe një nga llojet e laraskave (lanius rubicus). Ata jetojnë në Azi, kurse në Evropë mund të vëzhgohen vetëm në trojet tona. Nga pikëpamja ekologjike janë të rëndësishme dhe disa prej llojeve, të kërcënuara nga zhdukja – vazhdon doktor Jankovi. Në Bullgari, megjithë territorin e saj të vogël, ka pothuaj 18 lloje të tilla shpendësh, të cilët sipas Librit të Kuq janë kërcënuar nga zhdukja me shkallën më të lartë.”

Sipas fjalëve të doktor Petër Jankovit në Zvicër ka vetëm katër lloje të tilla të kërcënuara. Në Holandë janë regjistruar vetëm dy lloje të tilla. Kjo, sipas ornitologut, është tregues i mjedisit më të favorshëm në Bullgari dhe në të njëjtën kohë është një përgjegjësi e madhe për ne.

“Ndër shpendët më të rrallë, të cilët jetojnë në Bullgari, do të shënoja në vend të parë fajkuan e gjahut – tregon doktor Petër Jankov nga Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve. Ky është një shpend shumë i rrallë. Tani për tani Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve ka numëruar gjithsej 9 çifte shpendësh të këtij lloji. Ndër llojet e tjera të rralla janë shkaba e zezë, e cila takohet në Rodopet Lindore, si dhe disa prej shpendëve ujorë. Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve tashmë ka një përvojë shumë pozitive me shqiponjën mbretërore – nënvizon doktor Jankovi. – E rritëm popullimin e këtij shpendi, i cili jeton kryesisht në Bullgarinë Jugore, në rajonin e malit Sakar. Në kuadrin e një projekti ndërkombëtar, të financuar nga Komisioni Evropian në kuadrin e programit “Life” vitin e kaluar vumë satelite të vogla, në saje të të cilave orientohemi se ku lëvizen shqiponjat mbretërore.”

© Foto: bg.wikipedia.org

Çerdhukël

Sipas fjalëve të doktor Jankovit disa prej shpendëve më të përhapur te ne janë lejleku i bardhë dhe çerdhukla. Bullgaria është një prej vendeve me popullim më të madh të çerdhuklave. Kjo sipas ornitologut i detyrohet faktit se ndotja me lëndë kimike në Bullgari ende nuk është e një shkalle kaq të madhe, siç është në vendet evropiano perëndimore. Rajonet, ku jetojnë çerdhuklat, janë të pastra dhe të dobishme për shëndetin e njeriut. Doktor Jankovi dha një shembull me Britaninë e Madhe, ku pronat e patundshme në rajonet me çerdhukla janë më të shtrenjta nga të tjerat. Ai na tregoi fakte shumë interesante dhe për lejlekun e bardhë.

“Është shumë interesant fakti se pikërisht lejleku i bardh është shpendi më i madh, i cili jeton kaq afër njeriut. A keni menduar pse shqiponjat për shembull nuk bëjnë fole mbi çatitë e shtëpive tona? Kjo pyetje ka një përgjigje shumë interesante – thotë doktor Petër Jankovi nga Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve. - Shkaku i parë është se lejleku i bardhë nuk ushqehet me atë me të cilët ushqehet dhe njeriu dhe në këtë mënyrë ata nuk janë në konkurrencë. Përkundrazi – lejleku i bardhë ushqehet me kafshë, të cilët janë të dëmshme për njeriun si minjtë, karkalecat dhe gjarpërinjtë. Pasi mblidhen të vjelat shumë shpesh në hamullore mund të shihen lejlekë, të cilët ushqehen me karkalecat. Kështu qe ky shpend kujdeset për bukën e njeriut, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ka dhe një shkak tjetër për të cilin e duam lejlekun e bardhë dhe e kemi lejuar për të bërë fole mbi çatitë dhe në oborret tona. Kjo i detyrohet ngjyrës së tij të bardhë, i cili për të gjithë ne është simbol i pastërtisë.”

© Foto: BTA

Lejlekët e bardhë

Doktor Petër Jankovi është i mendimit se pikërisht qëndrimi i mirë i njerëzve ndaj lejlekut të bardh e ka lejuar këtë shpend për të jetuar kaq afër nesh. Ndërkohë shkaku i kundërt i ka bërë shqiponjat për t’u larguar nga rajonet e populluara nga njerëzit. Aktualisht ato jetojnë në rajonet më të larguara, kurse sipas të dhënave, pas mesit të shekullit të XX vëzhgohet ndjekje në masë e shpendëve grabitqarë. Sot sipas ornitologut ky problem është përballuar dhe tashmë askush nuk i godit shpendët grabitqarë, sidomos pasi kjo u ndalua me një ligj të posaçëm.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD