Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtari Svetoslav Minkov dhe mprehtësitë e tij

Tani vonë në tregun bullgar u përhap libri “Svetoslav Minkov: informatë konfidenciale” i studiueses së letërsisë Rumjana Pençeva. Ajo punoi mbi libër më shumë se 10 vjet, duke studiuar arkiva, ditarë, kujtime, gazeta dhe revista. Dhe kështu krijoi edicionin e parë dokumentar, të kushtuar njërit prej autorëve më interesantë dhe me erudicion të gjerë në letërsinë tonë, të cilin e quajnë “tregimtari i kohëve moderne”. Svetoslav Minkovi lindi në vetë fillimin e shekullit XX, gjatë vitit 1902. Ai interesohej për zhvillimin e vrullshëm të shkencës dhe teknikës dhe vlerësonte komoditetin që ato krijojnë. Por nga ana tjetër parashikonte si në jetën e përshpejtuar moderne, i rrethuar me teknikë dhe i ngarkuar me shumë angazhime, njeriu mund të automatizohet dhe të mbyllet në vetvete, të bëhet një marionetë me një jetesë standarde, monotone, pa interesa shpirtërorë. “Është interesante se Minkovi në fakt nuk ka pasardhës në veprën e tij. Është e pazakonshme dhe shfaqja e talentit të tij – tregon për radio Bullgarinë Rumjana Pençeva. – Asgjë nuk predikonte se ai do të merrej me letërsi – ati i tij ishte ushtarak, dy vëllezërit – gjithashtu.”

“Ai mbante në vetvete një talent të fshehur dhe në një moment ai lulëzoi në faqet e revistës “Bëllgaran” – vazhdon zonja Pençeva. – Gjatë asaj kohe redaktor i revistës ishte poeti i madh Hristo Smirnenski. Ai shpejt e vlerësoi talentin e Minkovit dhe menjëherë i dha rrugë në faqet e revistës. Minkovi publikoi vjersha, ese, tregime të vogla në fushën e diabolizmit – një dukuri moderne gjatë asaj kohe në Bullgari, por e cila në Perëndim tashmë kalonte. Smirnenski bëri dhe një gjest tjetër – e ftoi Minkovin të bëjnë së bashku një përmbledhje, që ishte një njohje e madhe. Më vonë Minkovi, mezi 20 vjeçar, ishte ndër themeluesit e shtëpisë së parë botuese për letërsi fantastike – “Argus”. Ai ishte bashkëpronar me shkrimtarin e ri Vladimir Poljanov dhe me botuesin Radoslav Spasov. Spasovi mori një trashëgimi të vogël dhe vendosi ta investonte pikërisht në një veprimtari të tillë.”

Svetoslav Minkovi dhe Vladimir Poljanovi botuan librat e tyre të parë pikërisht në këtë shtëpi botuese. “Krizantema blu” quhet përmbledhja e parë me tregime e Minkovit. I quajtur “ati i fantastikës moderne bullgare”, gjatë viteve të vijueshme ai do të shkruante vepra të shkëlqyera të kësaj gjinie. Një nga tregimet e tij emblematike është “Dama me sytë rëntgen” – një perlë e vërtetë e fantastikës satirike. Në të rrëfehet për një damë të shëmtuar dhe me vëngëri, e cila gjen një doktor magjistar. Ai e bën një bukuroshë të pazakonshme dhe i dhuron një shikim rëntgen. Por ajo nuk e shfrytëzon dhuratën për diçka të mirë. Kthesat e papritura në subjekt, humori elegant, gjuha e pasur dhe mesazhet e forta janë tipikë për veprat, në të cilat Minkovi bashkon elementet fantastike dhe satirike. Sa për shtëpinë botuese “Argus”, ajo publikoi dhe disa libra të përkthyer dhe me kaq përfundoi jeta e saj. Shkaku ishte se mbaruan paratë e Radoslav Spasovit. Pastaj Svetoslav Minkovi studioi në Akademinë e tregtisë dhe ekonomisë në Munih. Në Gjemani gjeti dhe dashurinë e madhe – bullgaren e bukur Maria Tomova, gjithashtu studente. Të dytë u martuan, u lind vajza e tyre, por më vonë u ndanë. Minkovi kishte dhe një bashkëshorte të dytë, e cila me durim pranonte jetën e tij të bohemit, huat që merrte për trillet e tij të çuditshme.

“Në fakt ai nuk jetonte në pasuri, sepse merrte një hua për të kthyer një tjetër. Por askush nuk e kujton Svetoslav Minkovin pa një kostum prej mëndafshi ose pa cigare të huaja – shënon Rumjana Pençeva. – Ëndrrat e tij ishin udhëtimet. Ai u nis për një Japoni si atashe shtypi, kur në Tokio u hap ambasada bullgare. Por realiteti atje ishte i ndryshëm se përfytyrimet e tij për Lindjen dhe pas pak kohe ai u kthye në atdhe.”

Pas vendosjes së qeverisjes komuniste në Bullgari gjatë viteve 40 të shekullit të kaluar Svetoslav Minkovi u bë anëtar i partisë komuniste, por konsiderohej një shkrimtar borgjez. Në fund të viteve 40 filloi kërkimi i armikut të brendshëm. Ky hetim përfundoi me një ndëshkim dyvjeçar për Minkovin. Gjatë këtyre 2 vjetëve ai duhej qenë shumë i vëmendshëm me kë takohej, me çfarë merrej. Pastaj ndëshkimi u hoq. Minkovi u pensionua si kryeredaktor i shtëpisë botuese “Shkrimtari bullgar” gjatë vitit 1962. Vdiq gjatë vitit 1966. Ndaj veprave të tyre gjithmonë ka pasur interes dhe ai gëzon tirazhe të mëdha.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD