Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrive të Jashtme të Bullgarisë dhe Kosovës

Foto: BGNES
Më 27 qershor në Sofje u mbajt takimi zyrtar mes Ministrit bullgar të Punëve të Jashtme Nikollaj Mlladenov dhe homologut të tij nga Kosova zoti Enver Hoxhaj. Ministrat nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim mes dy ministrive të jashtme dhe një marrëveshje ndërqeveritare për transport të mallrave dhe pasagjerëve. “Për Bullgarinë përkrahja e integrimit evropian të të gjitha vendeve fqinje ka rëndësi të madhe dhe ky është interesi strategjik kombëtar. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Republikën e Kosovës dhe me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor në lidhje me heqjen e pengesave për integrimin e tyre në BE”. Këtë e deklaroi ministri Mlladenov në takim, duke theksuar se njëri prej prioriteteve kryesore të politikës së jashtme të Bullgarisë është që ta ndihmojë dialogun Prishtinë-Beograd nëpërmjet Shërbimit Evropian për Veprimtari të Jashtme.

Për të dëgjuar intervistën me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj klikoni AUDIO.
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD