Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Bajame”

Në rubrikën “Kënga e ditës” zgjodhëm një interpretim të këngëtares popullore Lili Cvetkova. Repertori i saj është nga krahina e Pirinit (në Bullgarinë Jugperëndimore). Këngëtarja ka 4 albume muzikore. Këngët e saj melodike gëzojnë adhuruesit me aranzhimet moderne.
Kënga “Bajame” pikturon një pamje idilike. Nën bajamen “të hollë dhe të gjatë” janë të shtrirë dy të rijnë – “edhe dashurojnë njëri-tjetrin, dhe bisedojnë”. Djali do që të kuptojë nëse vajza e do... Dhe merr përgjigjen e dëshiruar – nuk ka asgjë më të fortë në botë se dashuria.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD