Kalin Veliovi është ndër emrat me popullaritet në skenën bullgare të muzikës. Ai merr pjesë në projekte të ndryshme, duke qenë perkusionist dhe interpretues. Sivjet ai prezantoi albumin e tij të parë, në të cilin bashkëpunon me 15 muzikantë të tjerë. Pjesa dërmuese e këngëve janë incizuar në studion e tij në Sofje, ndërsa pjesa tjetër – në kohën e pushimeve pranë detit gjatë verës së 2010-ës. Refreni i interpretimit të tij “Përsëri erdhi vera” në shqip tingëllon kështu:
“Përsëri erdhi vera dhe ne nisemi në rrugë
Përsëri erdhi vera dhe dua të fluturojmë së bashku.
Përsëri erdhi vera, vetëm ne të dy gjatë natës,
Përsëri erdhi vera dhe unë bie në dashuri.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi..