Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Së bashku”

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): Grafa, Ljubo dhe Orlin Pavllov
Foto: BGNES
Në këngën “Së bashku” do të dëgjoni këngëtarët e njohur bullgarë – Ljubo Kirov, Vladimir Ampov – Grafa dhe Orlin Pavllov. Ky është interpretimi i tyre i parë i përbashkët, mbi të cilën punojnë që nga vjeshta e vitit 2010. Atëherë Grafa u propozon Orlinit dhe Ljubos të bëjnë diçka e cila mbahet mend. Kështu lind kënga, e cila ka dhe video të vet. “E dinim se do të dëfrejmë shumë,derisa ta realizojmë. Dhe kjo duket në video” – thotë Grafa. Muzika është e tij, kurse tekstin e shkruajnë me Ljubon. Në themel është ideja për të mirën, e cila bëhet gjithnjë e më e madhe kur është vepër e më shumë njerëzve.

“Sa të vegjël kemi qenë për ëndrrat e mëdha....
Qemë të gënjyer... na dhëmb. Qemë vetëm.
Sa pak na ndan nga ëndrrat e mëdha...
Qemë të gënjyer... por mundet të jemi së bashku,
të jemi me ty një e tërë, të jemi së bashku më të mirë.
Na duhet shumë pak”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD