Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Popullsia e Bullgarisë po pakësohet, plaket dhe migron drejt qyteteve

Gjithnjë e më shumë rritet numri i njerëzve në moshë mbi 65 vjeç.
Foto: Millka Dimitrova
Në Bullgari jetojnë pothuajse 7 milionë e gjysmë veta. Gratë, pavarësisht dhe me pak dominojnë mbi burrat. Po ndërlikohen karakteristikat demografike të kombit – ai plaket shpejt, popullsia po pakësohet dhe përqendrohet kryesisht në qytetet. Këtë e tregojnë të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë të realizuar në fillim të këtij viti. Pas përfundimit të tij dhe në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, të dhënat do të përgjithësohen nga Eurostati.

Numri i saktë i banuesve në territorin e vendit janë 7 milionë 364 mijë e 570 veta. Grupi etnik bullgar është më i madhi, ai numëron pak nën 5 milionë e 700 mijë veta ose pothuajse 85% nga popullsia. I dyti për nga numri është etnosi turk me rreth 8%, kurse në vend të 3 renditet popullsia rome.

Ripohohen statistikat shqetësuese demografike të pakësimit dhe të plakjes së popullsisë. Ne, bullgarët jemi me 600 mijë më pak, në krahasim me të dhënat nga numërimi gjatë vitit 2001. Po shtohet dhe pjesa e popullsisë mbi 55 vjeç, kurse pakësohet numri i fëmijëve dhe të njerëzve të rinj nën 15 vjeç. Shkaqet janë dy. Nga njëra anë kjo i dedikohet rritjes negative demografike kurse nga ana tjetër – të migracionit. Në Bullgari fëmijët e lindur janë më pak nga bullgarët e vdekur dhe kjo tendencë po vazhdon tanimë disa dhjetëvjeçarë me radhë. Kombi bullgar plaket më shpejt në krahasim me evropianët e tjerë. Gjithnjë e më pak bullgarë në moshë të aftë për punë do të mbajnë gjithnjë e më shumë pensionistë. Kjo ve probleme serioze përpara zhvillimit të ardhshëm social dhe ekonomik të vendit. Përqindja tani është: 100 veta, të cilët dalin nga mosha e aftë për punë zëvendësohen nga mezi 70 bullgarë të rinj. Përpara rreth 10 vjetëve ajo ka qenë mjaft më e mirë: në 100 pensionist u bien nga 124 njerëz të rinj në moshë të aftë për punë. Shifrat nga numërimi i tanishëm imponojnë një zhvillim të shpejt të sistemeve sociale për kujdese ndaj të moshuarve, shkaktojnë dhe probleme në tregun e punës, ku gjithnjë e më shpesh ndihet mungesa e kuadrove. Sipas statistikës një pjesë nga pakësimi i popullsisë së vendit i dedikohet migracionit. Që nga viti 2001 deri tani në bazë të shkaqeve ekonomike nga vendi kanë ikur 175 mijë bullgarë.

Shkaqeve ekonomike i dedikohet dhe një tendencë tjetër negative, të ripohuar nga të dhënat statistike. Në kërkim të punës dhe të kushteve më të mira për jetesë, bullgarët në mënyrë masive migrojnë drejt qyteteve. Regjione të tëra mbeten të braktisura dhe pa njerëz. Finka Denkova, drejtoresh në Institutin kombëtar të statistikave përgjithëson: “Shpërndarja territoriale e popullsisë tregon shumë qartë tendencën e vizituar të përqendrimit të popullsisë në qytetet e mëdha dhe në disa krahina të mëdha. Dallime të mëdha ka dhe në shpërndarjen e popullsisë nëpër bashki. Pothuajse 40% nga bullgarët jetojnë në 9 bashki të mëdha të vendit. Kurse më e madhe është popullsia e kryeqytetit, ku jetojnë pothuajse 1 milionë e 300 mijë veta ose mbi 17% nga popullsia. Më dobët e populluar mbetet krahina e Vidinit (buzë lumit Danub, në kufirin me Serbinë) me pak mbi 1% nga popullsia e vendit.”

Urbanizimi i përshpejtuar ve një sërë probleme përpara zhvillimit të qyteteve bullgare. Kurse në të njëjtën kohë në 180 fshatra bullgare tanimë nuk jeton asnjeri, tregon statistika. Finka Denkova saktëson: “Më i madh është numri i vendeve pa banues në krahinat Gabrovo dhe Veliko Tërnovo (në Bullgarinë Qendrore). Në një të pestën nga vendet e populluara të Bullgarisë jetojnë nga 1 deri më 50 veta, kurse në pak se një të tretën nga vendet e populluara jetojnë midis 100 dhe 500 veta. Në 7 nga qytetet më të mëdha jetoj më shumë se një e treta nga popullsia e vendit.”

Sipas anketave nga numërimi bullgarët e papunë në fillim të muajit shkurt kanë qenë 15%. Këto të dhëna dallohen nga shifrat e Agjencisë së punësimit, sipas së cilës niveli i papunësisë është rreth 10%. Mbase dallimi i referohet faktit se, Agjencia e punësimit llogarit vetëm bullgarët e papunë, të cilët janë regjistruar në Byrotë e punës në vend.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD