Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Mesazh nga shekujt” paraqet kisha dhe manastire nga Ballkani

Foto: Veneta Pavllova
Nga data 22 deri më 27 gusht në Sofje do të realizohet Kongresi i 22-të Ndërkombëtar i Studimeve Bizantine. Ai organizohet për herë të dytë në Bullgari. Për herë të parë vendi ynë ka qenë mikpritës i një ngjarjeje të tillë gjatë vitit 1934. Një nga shfaqjet shoqëruese në kongresin e tanishëm është ekspozita “Mesazh nga shekujt. Kisha dhe manastire nga Ballkani”, që mund të shikohet në Galerinë e Sofjes. Në të janë grumbulluar mbi 120 pano me bojë-vaji, akuarele dhe skulptura, të krijuara nga fundi i shekullit të XIX deri në fund të shekullit të XX. Mes autorëve ka emra emblematik për artin bullgar si Canko Llavrentiev, Ivan Milev, Sirak Skitnik, Deçko Uzunov, Ivan Llazarov. Larmia e stilit e krijimeve është e madhe. Mahnitëse për shembull janë krijimet e piktorëve nga shoqëria “Arti vendas” midis dy luftërave botërore. Nga njëra anë krijuesit kërkojnë një rikthim drejt rrënjëve, drejt traditës bullgare dhe anës shpirtërore, kurse nga ana tjetër – shfrytëzojnë shprehi moderne shprehëse. Në fund të fundit në punimet nga ekspozita mund të shikojmë si një përkulje ndaj estetikës bizantine, po kështu dhe realizëm dhe modernizëm.


Boris Denev, Manastiri i Trinisë së Shenjtë, 1923

Për atmosferën e krijimeve tregon Adelina Fileva, drejtoresh e galerisë dhe rregulluese e ekspozitës: “Të gjithë mbajnë, do të thosha transmetimin e këtyre vendeve, të cilat pas mureve të veta ruajnë shpirtin tonë. Ne shpesh harrojmë se, pas mureve të manastireve në vazhdim të shumë shekujve është krijuar kultura jonë, se në këto vende të shenjta janë shkruar jo vetëm libra fetarë por dhe filozofikë. Ka lindur poezia, muzika. Aty kanë lindur shkollat letrare, artistike dhe të të kënduarit. Për shembull gjatë periudhës së Rilindjes Manastiri i Rilës i cili gjendet në Bullgarinë Jugore ka mbi 90 shkolla në qytetet e ndryshme dhe fshatrat përreth. Atëherë, gjatë kohës së sundimit osman, murgjit janë mësuesit e parë, të cilët zgjojnë dhe ruajnë vetëdijen kombëtare të bullgarit. Kështu që kjo trashëgimi, drejtë së cilës kthehen piktorët, ndihmon krijimin e veprave, të cilat dhe sot i konsiderojmë për krijime në nivel jashtëzakonisht të lartë.”


Ali Kalëçev – “Manastiri Fjetja e Shën Marisë”, 1929

Në ekspozitë mund të shikojmë vende të shenjta dhe të njohura si Manastiri i Rilës, i themeluar gjatë shekullit të X-të, kisha e Bojanës, Kishat shkëmbore të Ivanovos. Që të tria monumentet janë të përfshira në listën e UNESKO-s të trashëgimisë botërore kulturore. Është paraqitur kisha më e madhe te ne-katedralja “Shën Aleksandër Nevski”, e ndërtuar në fillim të shekullit të kaluar. Por imagjinata e piktorëve ka qenë e tërhequr dhe nga manastiret më pak të njohura, por të rëndësishme me historinë e vet dhe roli për popullsinë vendase kisha dhe manastire të vogla. Me mjaft piktura në ekspozitë merr pjesë dhe Canko Llavrenov, disa prej tyre janë të pikturuar në Aton. Vizituesit mund të shijojnë frymën e cila vjen nga manastiri bullgar Zograf në Malin e Shenjtë Athos i cili që nga shekulli i XVII deri në shekullin XIX ka qenë bullgar. Del se gjatë viteve 20 dhe 30 të shekullit të kaluar muzetë tona kanë dërguar piktorë të studiojnë artin e vjetër bullgar në kishat e manastiret e ndryshme.


Canko Llavrenov – “Manastiri Zograf”, 1936

“Ata u ngarkojnë detyra të caktuara krijuesve, të cilët bëjnë kopje të skenave biblike, pamje nga Mesjeta e hershme dhe më e vonë, shton zonja Fileva. Kjo ka frymëzuar shumë nga piktorët të studiojnë trashëgimin bullgare. Mali i Shenjtë Athos është një nga këto vende. Më kujtohet se kur studiuam arkivin e akademikut Deçko Uzunov, i cili po kështu ka pikturuar krijime me temë të tillë, u gëzova shumë për një kartolinë të tij, të cilën ai ia dërgon bashkëshortes së tij Masha. Në të shkruan: “Arritëm Kavallën, tani po drejtohemi drejt malit Athos.” Kanë qenë një grup krijuesish, midis të cilëve Vasill Zahariev, Ivan Llazarov, Canko Llavrenov. Disa prej tyre kanë qenë në Malin e Shenjtë 1-2 herë, kurse të tjerët 7-8 herë. Canko Llavrenovi është nga autorët, të cilët e vizitojnë shpesh Athosin, jeton aty më gjatë dhe mundet ta paraqesë Malin e Shenjtë me krijime të tij të shumta.”


Sirak Skitnik – “Oshënarë”, 1924

Krijimet në ekspozitë janë të shoqëruara me tekste në gjuhën bullgare dhe angleze. Kështu dhe vizituesit bullgar dhe të huajt të cilët kanë zgjedhur verën që të vizitojnë Sofjen, do të mund të njihen me historinë shekullore të kishave dhe manastireve bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Veneta Pavllova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD