Të nderuar miq të Radio Bullgarisë, në edicionin e sotëm të programit tonë javor “Takime në valët e Radio Bullgarisë” ju tregojmë për gjashtë margaritarë në bregdetin tonë – për kepet Emine dhe Kaliakra, për lagunën Bollata dhe rezervatin Taukliman, të cilat ndodhen afër kepit Kaliakra, për ish rezidencën Perlla të ish presidentit komunist Todor Zhivkov, ku ndodhet një prej plazheve më të bukura bullgare dhe për fshatin Kamen Brjag, ku çdo vit më 1 korrik vijnë adhurues të natyrës për ta pritur lindjen e diellit. Kuptohet, si zakonisht, do të dëgjoni dhe këngë të bukura bullgare.
Në qoftë se kjo temë përbën interes për ju, klikoni mbi ikonën AUDIO, ju urojmë minuta interesante!
© Foto: arkiv
Bashkia Llëki e Rodopeve po punon për ndërtimin e një eko-shtegu të ri që do të çojë drejt majës emblematike Stançov Kamëk, mësojmë nga faqja e internetit bgtourism.bg. Maja është 1299 m e lartë dhe fjalë për fjalë qëndron mbi qytetin Llëki. Tani pjesa..
Monumenti i braktisur në majën Buzlluxha është bërë i famshëm në Instagram, duke zënë vendin e 10-të në renditjen e ndërtesave të braktisura më të vizituara në botë. Të dhënat e kompanisë së sigurimeve Alan Boswell Group, e specializuar në..
Një tren special me vagonë retro do të udhëtojë çdo të shtunë dhe të diele gjatë korrikut në një itinerar nga stacioni Septemvri deri në stacionet Velingrad dhe Cvetino dhe në drejtim të kundërt me rastin e Festave të 51-ta Kulturore të Velingradit...