Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhërrëfyesi evropian për teatrin dhe arkeologjinë bullgare

160 faqe, 18 muaj punë, 4 shoqe, 3 festivale teatrale, 2 rezervate arkeologjike dhe 1 program evropian, i cili realizon ëndrrat – kështu tingëllon statistika e thatë për krijimin e “Udhërrëfyesit evropian ndaj arkeologjisë dhe teatrit bullgar”. Libri i vogël u shfaq të sajë të një projekti, të financuar nga programi “Rinia në veprim” të Komisionit Evropian. Te ne programi është i administruar nga Qendra kombëtare “Programe dhe iniciativa evropiane të rinisë”.

Fillimi është në vitin 2010, kur Violeta Koprinova, Bellosllava Dimitrova dhe Vera Shiderova, kanë mësuar së bashku në shkollën numër “Vlladisllav Gramatik” në Sofje, dhe Ivelina Kazakova e cila është bashkuar më vonë, vendosin të zbatojnë një ëndërr të vet që prej kohe – të botojnë një libër personal, kushtuar letërsisë dhe historisë. Bellosllava e cila sot është gazetare në programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare, sqaron se ato mendojnë për këtë akoma që nga koha kur kanë mësuar në klasën e specializuar me profil “Histori dhe letërsi”.

“Në moshën 18-19 vjeç donim shumë që të kemi revistë personale, në të cilën të tregojmë atë, e cila na emocionon mbi këto tema interesante. Realizimi i një ideje të ngjashme nuk është dhe kaq e lehtë – tregon Bella. Në vitin në të cilin përfunduam gjimnazin, u njohëm me veprimtarinë e programit “Rini në veprim”. Tani duam që gjithnjë e më shumë njerëz të rinj të kuptojnë për të, sepse aty realizojnë ëndrrat, ne na rastisi pikërisht kjo. Ekipi, i cili punon në program, qe shumë dashamirës, na dëgjuan dhe na dhanë këshilla se si ta formojmë udhërrëfyesin akoma më të mirë. Ideja e tyre të konkretizojmë temat në të të arkeologjisë dhe teatrit dhe gjërat pak nga pak filluan të rastisin. Në qoftë se njeriu ka një ide origjinale dhe motivacion, pa problem mund të bëjë këtë, që do.”

Bellosllava Dimitrova dhe Violeta Koprinova janë autoret e teksteve, kushtuar teatrit në libër. Në kuadrin e projektit të dyja kanë vizituar gjatë vitit të kaluar festivalet “Vera e Varnës” dhe “Skena në udhëkryq” në Plovdiv, si dhe Festivalin ndërkombëtar teatral në Stamboll. Aty kanë pasur mundësi të shikojnë një teatër turk, i cili ka qenë në një nivel të lartë. Vera Shiderova, si një profesionaliste e vërtetë – magjistër arkeologe në udhërrëfyesin është cicerone deri te rezervatet arkeologjike Sborjanovo (në Bullgarinë Verilindore) dhe Kabile (në Bullgarinë Jugore).

Në mënyrë logjike tingëllon pyetja: ku është pika e përputhjes midis arkeologjisë dhe teatrit? “Pikërisht nga monumentalja, nga guri, nga ajo e cila ka mbetur në kohë, ne gjykojmë për artin skenik, i cili vdes në çastin në të cilin lind. Me fjalë të tjera, në qoftë se ne dimë se si është dukur amfiteatri, vështirë mund ta paraqesim vetëm nga dëshmitë historike dhe letrare për të”, shënon Bellosllava Dimitrova. Qëllimi bazë i udhërrëfyesit është të shërbejë për një arsim joformal mes nxënësve. Vajzat tanimë kanë organizuar “Punishte për teatrin” në shkollën e vet të mesme, që është pritur me një interes të madh.

“Për mua më e rëndësishmja është t’i motivojmë njerëzit, të cilëve u pëlqen të shkruajnë, ta bëjnë – vazhdon Bella. “Udhërrëfyesi evropian për teatrin dhe arkeologjinë bullgare” është krijuar për nxënës, por mund të lexohet dhe nga njerëzit më të moshuar, që tu jetë i dobishëm. Ai nuk ka pretendimin të jetë libër. Është i shkruar kështu që të kuptojmë për gjimnazistët nga kursi i sipërm, tu japë përgjigje pyetjeve, të cilat ata mund të bëjnë mbi të dyja temat. Qëllimi im personal gjatë kohës së takimit tonë me nxënësit e gjimnazit tonë qe tu tregoj se, autorë të tillë të largët për ta si Eskili, Sofokliu, Euripidi, Aristofani mund të paraqiten në bazë të një mënyre interesante, të krahasuara me pjesët moderne, të cilat luhen tani.”

Udhërrëfyesi shpërndahet në mënyrë rilindëse, personalisht nga 4 vajzat, të cilat do të lenë nga disa copë në teatrot dhe muzetë e ndryshme të Sofjes. Libri është falas dhe mund të merret dhe si PDF-file në gjuhën bullgare nga faqja www.enthusiastbg.com. Aty është botuar dhe informatë për vendet, në të cilat mund të gjendet dhe varianti në letër dhe se cila është mënyra për një lidhje të kundërt me autorët. Po përgatiten përkthime në anglisht dhe gjermanisht.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD
Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD

Hapet platforma BERON në internet për burimet në gjuhën bullgare

Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e para të Burimeve Gjuhësore Bullgare Online në bullgarisht), por gjithashtu na kujton enciklopedistin..

botuar më 24-05-11 10.20.PD