Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kushtet e krizës globale Bullgaria ka nevojë për ndryshim të politikës ekonomike

Prof. Dimitër Ivanov shpallet pro një politike të konsolidimit të biznesit bullgar.
Foto: BGNES
Kriza në tregjet financiare në fund të javës së kaluar ringjalli diskutimet për politikën ekonomike të shteteve prijëse në botë, për mundësitë dhe vullnetin e qeverive të kenë një sjellje të përshtatshme, kështu që të evitojnë tronditjet ekonomike, ose të paktën t’i kufizojnë. U bë aktuale pyetja për këtë, në cilën etapë të krizës së filluar gjatë vitit 2008 ndodhen shtetet e ndryshme. Kjo pyetje është e vlefshme edhe për Bullgarinë. Ju ofrojmë komentin e profesorit Dimitër Ivanov. Ai është profesor në Londër dhe në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare ai bën krahasim mes politikës bullgare dhe asaj të shteteve të tjera evropiane. Përfundimi i tij është se shteti ynë ka nevojë për ndryshim radikal të sjelljes së vet ekonomike. Një nga argumentet e tij është se stabiliteti makroekonomik ishte ruajtur për llogari të eutanazisë së biznesit bullgar dhe të varfërimit të popullsisë.

“Kjo do të bëhet e dukshme në të ardhmen. Sepse gjatë këtyre 4-5 vjetëve të krizës shtetet e tjera vazhdonin të ruanin standardin e lartë të jetesës. Në vend të parë ato shpëtuan biznesin e tyre, në vend të dytë – familjet dhe në vend të tretë – sektorin publik. Po, ata rritnin deficitin dhe borxhet shtetërore, por zgjidhje nga kjo situatë do të ketë. Në të njëjtën kohë në Bullgari varfëria do të vazhdojë të jetë problem gjatë dekadës së ardhshme. Ky është problemi më serioz para kësaj qeverie dhe para qeverive të ardhshme.”

Për këtë arsye në Bullgari ka nevojë për ndryshim radikal të politikës ekonomike. Sipas Dimitër Ivanovit shtrëngimi i rripave do të ketë si pasojë varfërim dhe ngadalësim të rritjes ekonomike. Profesori shpallet pro një politike të konsolidimit të biznesit bullgar. Ka nevojë për stabilitet sepse aktualisht po mbyllen shumë firma, familjet kanë borxhe të tepërta, nuk ka para në ekonominë e brendshme, nuk ka investime. Kështu lindet pyetja – si të zhvillohet ekonomia bullgare, si të ringjallet kërkimi i brendshëm. Politika e tanishme stabilizon vetëm varfërinë dhe ajo bëhet kronike. Kjo është në dëm të bullgarëve të tërë shtetit.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD