Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parku Kombëtar “Ballkani Qendror” – parajsë për adhuruesit e turizmit malor

Foto: arkiv

Qindra kilometra itineraresh të caktuara dhe dhjetëra shtëpi pushimesh kalojnë nëpër vendet e fshehura të natyrës bullgare, të cilat tërheqin vëmendjen e turistëve me një bukuri të jashtëzakonshme. Parku Kombëtar “Ballkani Qerndror”, i cili gjendet në qendrën e malit Ballkan, sikur është “një minierë ari” për njerëzit me shpirt aventure që janë gati për të ndërmarrë udhëtime shumë orësh në gjirin e natyrës.

Territori i parkut është njëra prej zonave të paprekura dhe shumë të mbrojtura në Bullgari. Jo rastësisht më 2003 Parku Kombëtar “Ballkani Qendror” u bë pjesë në rrjetin ekologjik evropian PAN Parks, i cili ka qëllim ruajtjen e natyrës në territoret nga Atlantiku deri në Mesdheu. Kriteret për të përfshirë në këtë rrjet janë të larta dhe së pari kanë të bëjnë me pasuritë natyrore të ruajtura shumë mirë. Në Parkun Kombëtar “Ballkani Qendror” mund të hasen ari, ujk, mace të egër dhe kafshë të tjera, të cilat prej kohësh janë zhdukur në vendet e Evropës Perëndimore. Sa për botën e shpendëve, në park ka 130 lloje të rralla dhe kërcënuara në shkallë botërore, ndërsa pyjet e ahut mbulojnë si një qilim i gjelbër tërë masivin. Po ta marrësh çantën e shpinës dhe të nisesh për në mal, sigurisht do të shijosh natyrën e egër. Por pak janë ata që njohin pasuritë e çmuara të malit Ballkan.

Në parkun kombëtar ka kushte të shkëlqyeshme për turizëm ekstrem.

“Kjo që e ka ruajtur natyrën është kalueshmëria e saj të vështirë – sqaron Diana Terzieva nga drejtoria e Parkut Kombëtar. – Po të kishte rrugë në këto vende, reliefi i të cilave kalohet vështirësish, atëherë pasuria nuk do të mbijetonte nga turizmi. Por ka edhe një gjë tjetër, mali Ballkan kërkon shumë përpjeke për t’u pushtuar. Duke udhëtuar 4-5 orë me këmbë, për të arritur vendin që ke dashur, përpjekjet e tua ia vlejnë, sepse para teje zbulohet një pamje jashtëzakonisht e bukur. Politika jonë është të mos e bëjmë territoret e mbrojtura një zonë të ndaluar. Përpiqemi t’i krijojmë turistit kushte komode, duke shijuar malin. Çdo njeri është i mirëseardhur, nëse respekton natyrën dhe rregullat.”

Nëpër Parkun Kombëtar “Ballkani Qendror” kalon 80 kilometra prej rrugës ndërkufitare për kalimtarë E-3, e cila njihet mirë nga adhuruesit e trekingut nga tërë Evropa. Itinerari kalon në kreshtën e malit Ballkan, del nga territori i parkut dhe arrin në kepin Kom – pika më lindore e malit si dhe i vendit. Mjaftë shtëpi pushimesh dhe udhë me sinjale lehtësojnë adhuruesit e trekingut. “Kujdesim për 430 kilometra rrugësh për kalimtarë, po ashtu për 47 itinerare që çojnë në vendet interesante natyrore” – thotë Diana Terzieva. Në park janë vendosur tabela që japin informacione rreth llojeve bimore ose ndonjë dukurie natyrore. Në Parkun Kombëtar “Ballkani Qendror” ujëvarat janë ato që tërheqin më shumë vëmendjen e turistëve.

“Në park ka ujëvarë me lartësi të madhe – tregon zonja Terzieva. –Këtu gjendet ujëvara më e lartë në Gadishullin Ballkanik, lartësia e së cilës është 125 metra. Ka edhe një ujëvarë tjetër, e cila nuk është kaq e lartë, por çon turistin në një vend të mrekullueshëm që ia vlen të vizitohet.”

Drejtoria e Parkut Kombëtar “Ballkani Qendror” është duke punuar mbi një projekt evropian në lidhje me krijimin e një harte online GPS, e cila do të japë informacione për itineraret dhe vendet interesante në park. Kështu turistët do të kenë mundësinë të orientohen lehtësisht në malin Ballkan.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Nikollova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD