Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Ropotamo”

Grupi “Tumbaito”
Foto: BGNES
Perkusionisti Kalin Veljov dhe formacioni i tij “Tumbaito” ofrojnë shumë kënaqësi dhe gjendje të mirë shpirtërore me interpretimet e tyre. Në fillimin e verës muzikantët prezantuan projektin e tyre të ri – këngën e njohur bullgare “Ropotamo” në aranzhim të stilit “latino”. Muzika e kësaj kënge është e kompozitorit Atanas Bojaxhiev, teksti – i poetit Radoj Ralin. Incizimi i parë i saj është bërë në vitin 1962. Asokohe kënga u bë hit jo vetëm në Bullgari, por edhe në Rusi. Origjinali i këngës është në interpretim të Margret Nikollovës dhe të formacionit “Miqtë e këngës”. Me aranzhimin e ri të këngës “Ropotamo” muzikantët nga “Tumbaito” fillojnë projektin e tyre të ri, në të cilin do të bëjnë aranzhime të reja të këngëve të njohura nga vitit 60-të dhe të 70-të të shekullit të kaluar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD