Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Skena e shekujve” – një festival i operës nën qiell të hapur në Veliko Tërnovo

Opera kombëtare paraqiti shfaqjen “Greku Zorba”.
Foto: BTA
Nga 29 korriku deri më 7 gusht në qytetin Veliko Tërnovo, Bullgari Veriore, u zhvillua edicioni i katërt i festivalit të operës “Skena e shekujve”. Shfaqjet luhen në kodrën historike Carevec – kështjella kryesore e kryeqytetit të vjetër të Mbretërisë së Dytë të Bullgarisë, Veliko Tërnovo. Sot kodra Carevec është një rezervat arkitekturor dhe tërheq turistë nga tërë bota. Ideja për festivalin e operës i përket regjisorit Plamen Kartalov. Ai është drejtori i Operës dhe Baletit Kombëtar.

Për të mësuar më shumë për festivalin dhe për të dëgjuar interpretime nga “Skena e shekujve”, klikoni ikonën AUDIO.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Versioni akustik i këngës “Zemra e re”

Në mes të verës së nxehtë, Ljubo Kirov nuk ndalet së krijuari. Menjëherë pas premierës së albumit të tij "Zemra e re" dhe shfaqjes së koncertit të tij në platformën HBO Max, këngëtari nisi turneun e tij kombëtar nën moton “Zemra e re 2024”. Këngëtari..

botuar më 24-07-16 8.15.PD

"Miq"

Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi, lumturia... "Miq" është një nga hitet e para të formacionit vokal Tonika SV - u zgjodh si kënga e..

botuar më 24-07-15 6.05.PD

Dimitër Karamitev: Fyelli bullgar është më i pasuri me ornamente – përmes tij flet shpirti i madh i popullit tonë

"Fyelli është një instrument që ka tingëlluar gjithmonë rreth meje që nga fëmijëria. Mbaj mend mbledhjet familjare në Stara Zagora çdo të shtunë, në ditë me raste dhe në ditë pa raste, dhe atëherë gjithmonë këndohej" - ja çfarë na tregon Dimitër..

botuar më 24-07-14 11.05.PD