Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Hej bre o blues”

“Hej bre o blues” është një këngë nga krahina folklorike e Pirinit, Bullgari Jugperëndimore. Teksti është ngacmues dhe përbën një dialog humoristik – një grua e re i lutet me këmbëngulje një bluesi të ri për ta bluar miellin e saj. Ai e zbaton dëshirën e saj dhe bën një deklaratë dashurie.

Kënga interpretohet nga ansambli “Pirin” nga Bllagoevgradi, ansambël ky i cili u krijua në vitin e largët 1954. Po të klikoni AUIDO do ta dëgjoni këngën në interpretim të solistes Petja Todorova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Tears Of Heaven"

Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..

botuar më 25-01-24 6.15.PD

"Engjëjt mes nesh" mbledh këngë të panjohura të këngëtares Vanja Kostova

Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...

botuar më 25-01-23 8.10.PD

Eksperimentuesit Kazuhisa Uchihashi dhe Frank Gratkowski hapin Festivalin Sofia Free Jazz

Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..

botuar më 25-01-23 6.10.PD