Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Është rritur një pemë e fortë” – vetitë e pemëve të ndryshme sipas besimeve popullore

Lisi është pema e Perunit.
Foto: BGNES
“Është rritur një pemë e fortë dhe e degëzuar” – kështu fillojnë shumë këngë popullore bullgare. Në besimet popullore pemët e ndryshme kanë veti të ndryshme. Shumica e pemëve e ruajnë njeriun nga forcat e këqija, por nganjëherë mund të shkaktojnë telashe. Prandaj është e rëndësishme të dihet vendi dhe rëndësia e çdo një peme në sistemin e vështirë të besimeve dhe zakoneve popullore.

Një prej simboleve më të përhapura mitike të Universit është e ashtuquajtura “Pemë botërore”. Pjesët e saj të veçanta simbolizojnë idenë e ndarjes trepjesëshe të botës. Kurora është simbol i qiellit, atje jeton Zoti, shenjtorët dhe engjëjt. Kërcelli është jeta tokësore, kurse rrënjat konsiderohen si përfaqësues të botës së poshtme, nëntokësore. Sipas besimeve popullore në të gjitha këto hapësira jetojnë fuqi të ndryshme të mbinatyrshme. Përveç se është model i hapësirës së organizuar kozmike, “Pema botërore” konsiderohet si një mundësi për kalimin nga njëra botë në botën tjetër. Ky kalim është në thelbin e shumë ritualeve. Dikur, në të kaluarën ceremonitë rituale i kanë kryer nën kurorat shekullore të pemëve. Atje kanë bërë kurbane dhe kanë ofruar sakrifica, si në tempull. Në jetën e popullit tonë rolin e “Pemës botërore” e kanë luajtur disa lloje pemësh – lisi, panja e malit, arra dhe pisha. Tradita nuk ka lejuar prerjen e tyre.

Lisi është pema e Perunit – Perëndia më e madhe në mitologjinë sllave. Prandaj Gjatë Natës së Buzmit në vatër duhet të digjet një trung i madh lisi. Prej lisit punohen dhe sende për jetën e përditshme. Dikur kopanin, me të cilin gruaja ka larë rrobat, e kanë bërë vetëm prej lisi. Panja e malit gjithashtu është një pemë shumë e respektuar. Populli beson se mund të ulesh, ose të flesh nën hijen e panjës së malit, pa pasur frikë nga shpirtrat e këqija. Në përrallat popullore rrëfehet për Shën Nikolla, i cili kur lodhet nga betejat me stuhinë detare shtrihet nën hijen e panjës së malit për t’u çlodhur. Fyejt e barinjve janë bërë prej panje, si dhe gota rituale e dasmës, me të cilën të porsamartuarit pinë verë, që të jetë e lumtur jeta e tyre.

Pavarësisht se arra është pemë e shenjtë, sipas traditave popullore nuk duhet të uleni shumë kohë nën hijen e saj. Sipas besimeve popullore në qoftë se njeriu fle nën hijen e arrës, do të sëmuret.

© Foto: imagesfrombulgaria.

com

Dardha nuk është nga pemët e shenjta, por populli mendon se ajo ka disa veti mbrojtëse. Në Bullgari dardha rritet edhe në pyll, edhe në livadhe dhe në fusha. Hija e saj është e mirë për korrësit dhe kositësit. Populli bullgar beson se djepat e foshnjave duhet të lidhen në pemën e dardhës, sepse ajo do t’i ruajë nga shpirtrat e këqija. Në përfytyrimet folklorike rreth djepave të foshnjave gjithmonë ka krijesa të ndryshme mitike, të cilat janë të rrezikshme për fëmijët e vegjël. Prandaj në të kaluarën nënat gjithmonë i kanë lidhur djepat e foshnjave në pemën e dardhës. Populli ka besuar gjithashtu se dardha e mbron njeriun nga takimet e këqija. Ja përse gjatë verës të gjitha vajzat kanë mbajtur mbi kokë kurora, të bëra prej gjetheve të kësaj peme, kurse dimrin gjatë Natës së Buzmit vendosja e dardhës së thatë në tryezë është e detyrueshme dhe pa këtë fryt në tryezë nuk mund të tymoset.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në zakonin "Pо́le, pо́le" ndërthuren besimi i krishterë dhe traditat pagane të bullgarëve besarabianë

Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..

botuar më 25-01-01 7.00.PD

Fatin e Vitit të Ri e gjejmë te buka, arrat apo... një enë me unaza

Dita e parë e janarit është e mbushur me shumë emocione, pritje dhe gëzime të shoqëruara me shpresën për një vit të bekuar në të cilin çdo pjesëtar i familjes do të jetë i shëndetshëm dhe do të arrijë ëndrrat e tij. Në kalendarin bullgar të festave, 1..

botuar më 24-12-31 6.50.MD

Dhuratë për dhuratë - bukë rituale dhe pjata tek Nata e Buzmit

Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të vitit. Darka në pritje të Krishtlindjeve është pa mish, por gjithashtu duhet të jetë e pasur dhe e..

botuar më 24-12-24 7.30.PD